LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Pajisja për zhbllokim dhe shkarkim të përmbajtjes nga telefonat ende në duart e policisë serbe

Licencat, të cilat rinovohen një herë në vit, janë blerë, siç mund të shihet në portalin serb të prokurimeve publike, pavarësisht pretendimeve se ky mjet është keqpërdorur në Serbi.

30 Tetor 2025, 22:59 Nga E. D
Analiza: Pajisja për zhbllokim dhe shkarkim të përmbajtjes nga
foto ilustruese

SERBI- Deri në mesin e vitit 2026, Ministria serbe e Punëve të Brendshme (MPB) do të ketë në dispozicion dhjetëra mjete të ndryshme të diskutueshme forenzike të kompanisë Cellebrite, pasi licencat për përdorimin e softuerit izraelit u zgjatën në prill të këtij viti, sipas një hulumtimi të Radios Evropa e Lirë.

Licencat, të cilat rinovohen një herë në vit, janë blerë, siç mund të shihet në portalin serb të prokurimeve publike, pavarësisht pretendimeve se ky mjet është keqpërdorur në Serbi.

MPB-ja serbe vazhdon të posedojë një sërë pajisjesh dhe programesh që i mundësojnë policisë serbe të zhbllokojë telefonat mobilë, të mbledhë të dhëna nga pajisjet, por edhe nga serverët e lidhur në “cloud”, të analizojë vendndodhjet dhe aktivitetet e përdoruesve, të kryejë vizualizime, si dhe të menaxhojë në mënyrë të centralizuar materialin e mbledhur.

Falë mjetit të quajtur UFED (Universal Forensic Extraction Device) Touch2 Ultimate, policia serbe ka edhe 15 licenca për përdorimin e këtij softueri në tabletë, sipas të dhënave në portalin e prokurimeve publike.

Kjo nënkupton se është e mundur që e gjithë përmbajtja e telefonit të shkarkohet dhe të ruhet edhe në terren. E gjithë procedura funksionon në mënyrë që telefoni mund të lidhet me çdo pajisje që kopjon të dhënat në çdo vendndodhje.

Cilat keqpërdorime janë dëshmuar?

Në Serbi, prej pothuajse një viti, po zhvillohen protesta studentore dhe qytetare për shkak të vdekjes së 16 personave nga rrëzimi i një strehe më 1 nëntor 2024 në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Dhjetëra pjesëmarrës në protesta kanë shkruar në rrjetet sociale se gjatë arrestimit policia u ka konfiskuar telefonat.

Derisa deri tani nuk ka prova zyrtare që telefonat janë përpunuar në mënyrë forenzike, një raport i organizatës ndërkombëtare joqeveritare, Amnesty International, nga dhjetori 2024 tregon se kjo pajisje është përdorur për të zhbllokuar telefonat të paktën në shtatë raste në Serbi.

Raporti përmban prova të detajuara forenzike për praktikën e përdorimit të paligjshëm të pajisjes gjatë intervistimeve informative në polici dhe në Agjencinë për Siguri dhe Informacion (BIA) të Serbisë.

Sipas raportit, me përdorimin e softuerit të kompanisë Cellebrite, janë zhbllokuar telefonat e gazetarëve dhe aktivistëve, pas së cilës në telefonat e tyre është instaluar një softuer spiunazh i paidentifikuar më parë, i quajtur NoviSpy. Kështu janë monitoruar më tej aktivitetet përmes telefonave të tyre.

Kompania izraelite, në shkurt të këtij viti, në dritë të provave për keqpërdorime, njoftoi se ka tërhequr disa licenca në Serbi. Deri tani nuk është sqaruar nëse ndalimi i përdorimit i referohet BIA-së, MPB-së apo ndonjë institucioni tjetër.

Për pyetjet e Radios Evropa e Lirë (REL) lidhur me furnizimin e ri, kompania Cellebrite nuk ka dhënë përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. MPB-ja e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjeve të REL-it se si e kontrollon përdorimin e softuerit dhe nëse tani përdoret pa keqpërdorime.

MPB-ja e Serbisë shpenzoi mbi 1 milion euro për pajisjet e Cellebrite

Gjatë prillit 2025, disa muaj pas zbulimit të keqpërdorimeve nga Amnesty International, MPB-ja e Serbisë ka blerë më shumë se 30 licenca të ndryshme të Cellebrite, sipas të dhënat publike nga portali i prokurimeve publike. Kjo ishte furnizimi i katërt, i fundit në seri, i cili sipas hulumtimit të REL-it, është kryer përmes procedurës së nënshkrimit të një marrëveshjeje kornizë.

Prokurimet përmes marrëveshjeve kornizë janë një formë e blerjes përmes një kontrate afatgjatë dhe, sipas Ligjit serb për prokurimet publike, mund të përdoren kur ka nevojë për furnizime afatgjata ose për mallra dhe shërbime të përsëritura.

Në këtë mënyrë, MPB-ja e Serbisë ka shpallur që në vitin 2022 një thirrje për lidhjen e një kontrate katërvjeçare për rinovimin e licencave për një seri të ndryshme të pajisjeve forenzike të Cellebrite. Kontrata u nënshkrua me kompaninë beogradase MRG Import-Export.

Përveç kësaj kontrate, MPB-ja e Serbisë që nga viti 2021 ka nënshkruar edhe katër marrëveshje kornizë të tjera me kompaninë MRG Export-Import, të cilat lidhen me rinovimin e pajisjeve forenzike të kompanisë izraelite. Sipas të dhënave të disponueshme në portalin e prokurimeve publike, që nga viti 2021 e deri më sot, MPB-ja serbe ka nënshkruar me kompaninë MRG Export-Import gjithsej 41 marrëveshje kornizë për punë të ndryshme.

Përmes këtyre marrëveshjeve janë blerë pajisje për policinë rrugore, alkometra, detektorë eksplozivësh dhe narkotikësh, pajisje poligrafike, si dhe pajisje forenzike të prodhuesve të tjerë. Vlera totale e këtyre blerjeve arrin në 4.6 milionë euro.

Përmes procedurës së prokurimeve publike, me shpallje të thirrjeve dhe dhënien e kontratave individuale, MPB-ja ka nënshkruar me MRG-në pesë kontrata me vlerë prej 300 mijë euro. Sipas të dhënave nga portali i prokurimeve publike, kompania MRG Export-Import është furnizuese edhe për institucione të tjera në Serbi.

Bëhet fjalë për një gamë të gjerë shërbimesh, nga blerja e pajisjeve të trafikut për njësitë lokale deri te mirëmbajtja e sistemeve për Bankën Kombëtare të Serbisë. Që nga viti 2021 e deri më sot, kjo kompani ka lidhur 56 kontrata me vlerë totale 3.3 milionë eurosh.

Pajisjet forenzike të kompanisë Cellebrite, përmes MRG, arrijnë edhe në rajon
Pajisja e fuqishme softuerike e kompanisë Cellebrite, që sipas zbulimeve të Amnesty International është përdorur për zhbllokimin me forcë të telefonave të gazetarëve dhe aktivistëve në Serbi, vitet e fundit përdoret nga policitë në gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kjo pajisje përdoret në Mal të Zi dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Në tri vende ballkanike, në një moment, pajisjet forenzike të kompanisë Cellebrite janë blerë përmes të njëjtës kompani, MRG Export-Import. Në Mal të Zi, pajisjet e kompanisë Cellebrite përdoren që nga viti 2018, siç tregojnë të dhënat publike të Qeverisë malazeze, konkretisht dokumenti mbi zbatimin e Planit të Veprimit për kapitullin negociues 23 nga dhjetori 2018.

Furnizimi është realizuar me mbështetjen e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Mal të Zi. Misioni i OSBE-së në Mal të Zi, në përgjigjet të dërguara me shkrim për REL-in, tha se i ofron mbështetje drejtorisë së policisë që nga viti 2006.

“Përgjegjësia për përdorimin ligjor dhe të duhur të pajisjeve të dhuruara bie ekskluzivisht mbi institucionet kombëtare kompetente”, thuhet në përgjigjen e OSBE-së për REL-in.

Biznes i gjerë në Bosnje e Hercegovinë

Kompanisë MRG Export-Import i janë dhënë një sërë kontratash edhe në Bosnjë e Hercegovinë gjatë viteve të fundit, tregojnë të dhënat nga portali i prokurimeve publike të këtë shtet. Një pjesë e këtyre kontratave lidhet me blerjen e licencave për mjetet forenzike të kompanisë Cellebrite për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska (MPB RS).

Policia e RS-së është policia entitetit të Republikës Sërpska, vepron brenda kufijve të këtij entiteti dhe rregullohet nga Ligji për punët e brendshme të RS-së. MPB e RS-së nuk u është përgjigjur pyetjeve të REL-it lidhur me përdorimin e këtyre mjeteve forenzike.

MRG ka furnizuar gjithashtu me pajisje forenzike Policinë Kufitare të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Agjencinë Federale për Ekspertizë dhe Forenzikë. Pajisjet forenzike Cellebrite përdoren edhe nga MPB-ja Federale që është përgjegjëse për territorin e Federatës së Bosnjës, institucioni që koordinon dhe mbështet policitë e kantoneve, por i blen ato nga një kompani tjetër – Shoot d.o.o., Zenicë. Sipas Drejtorisë Federale të Policisë, pajisjet forenzike përdoren që 15 vjet.

“Nëse ka nevojë për një hetim forenzik digjital, prokurori ose gjyqtari për procedurën paraprake duhet të japë një urdhër të shkruar që hetimi të mund të fillojë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së Federale dërguar REL-it, ku shtohet se deri më tani nuk është konstatuar keqpërdorimi i këtyre mjeteve.

Organizata joqeveritare dhe rrjete organizatash nga Evropa që merren me mbrojtjen e të drejtave digjitale të qytetarëve kanë paralajmëruar për vite me radhë se softuerë si ai i kompanisë Cellebrite mund të bëhen mjet i represionit politik dhe se si të tillë duhet të kontrollohen rreptësisht./REL

policia serbe

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje