6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Ndasitë mes aleatëve të NATO-s ishin të dukshme gjatë vizitës së parë të Merzit në Turqi, që kur mori detyrën e kancelarit.
TURQI- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka kritikuar Gjermaninë lidhur me atë, që ai e quajti injorancë ndaj “gjenocidit të Izraelit” dhe sulmeve në Gazë. Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz. Ndasitë mes aleatëve të NATO-s ishin të dukshme gjatë vizitës së parë të Merzit në Turqi, që kur mori detyrën e kancelarit.
Merz tha se Qeveria e tij ka qëndruar pranë Izraelit që nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor 2023 dhe se beson se Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje.
“Do të mjaftonte një vendim i juaj për të shmangur viktima të shumta të panevojshme. Hamasi është dashur që më herët t’i lironte pengjet dhe të dorëzonte armët”, tha ai, duke shtuar se shpreson që lufta ka përfunduar me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Turqia.
Erdogan, një prej kritikëve më të zëshëm të ofensivës së Izraelit në Gazë dhe një lojtar kyç në bisedimet për armëpushim, tha se nuk pajtohet me kancelarin Merz.
“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha këto dhe i përdor këto armë për të goditur Gazën, për shembull ka sulmuar me këto bomba sërish mbrëmë”, tha Erdogan.
“Ju, si Gjermani, a i shihni këto? Ju, si Gjermani, a nuk i ndiqni këto ngjarje? Përveç se sulmon Gazën, Izraeli po ashtu gjithmonë ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit”, tha udhëheqësi turk.
Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë, duke argumentuar se vrasjet, rrethimet dhe shkatërrimet janë kryer me qëllim “shkatërrimin e palestinezëve” në këtë enklavë. Disa grupe të tjera izraelite dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë dalë me një përfundim të ngjashëm.
Izraeli mohon akuzat për gjenocid, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe thotë se fushata e tij ushtarake ka në shënjestër Hamasin, e jo popullatën civile të Gazës. Ai po ashtu pretendon se merr masa për të minimizuar dëmet te civilët. Merz ka kritikuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe këtë vit Gjermania pezulloi eksportet ushtarake atje, duke përmendur si motiv situatën e përkeqësuar humanitare në Rripin e Gazës.
Megjithatë, ai nuk ka shprehur mbështetje për akuzat për gjenocid, duke argumentuar se kritika ndaj Izraelit nuk duhet të shndërrohet në një pretekst për antisemitizëm. Erdogan tha se ende beson se Gjermania dhe Turqia mund të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund zisë së bukës dhe për të siguruar dërgesa me ndihma për Gazën.
Ai gjithashtu përmendi mundësinë që aleatët e NATO-s të përqendrohen në projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe përsëriti dëshirën e Ankarasë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Merz tha se sheh Turqinë si një partnere të ngushtë të BE-së dhe se dëshiron të zhvillojë marrëdhënie dypalëshe ekonomike, përfshirë në sektorin e transportit dhe migracionin./REL
Dmitry Medvedev RUSI- Kryetari i Kremlinit, i akuzuar për krime lufte dhe zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurisë së Rus...
Princit Andrew, Mbreti Charles ANGLI- Pallati i Buckingham-it ka njoftuar se Mbreti Charles III, i ka hequr Princit Andrew titujt e mbetur d...
MBRETËRI E BASHKUAR- Millorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq mbeten nën sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në ...
Donald Trump SHBA- Senati i SHBA-së votoi për të shfuqizuar tarifat globale të Donald Trump, pas dy rezolutave të miratuara më...
Foto ilustruse ANGLI- Një 70-vjeçar ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur në një përplasje ...
trump KINË- Donald Trump u prit me nderime dhe dhurata simbolike gjatë turneut të tij në tre vende aziatike. Presidenti ameri...
pamje nga vendngjarja FRANCË- Një grabitje e re ka bërë bujë në Francë gjatë dy javëve të fund...
Marine Le Pen FRANCË- Asambleja Kombëtare e Francës miratoi të enjten për herë të parë në historin&e...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ka ende shume punë për t&eum...
foto ilustruese RUSI- Kompania Lukoil tha se ka pranuar një ofertë nga kompania globale për shitjen e mallrave, Gunvor, për blerjen e a...