LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Politikat e administratës së ardhshme në SHBA për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar David Sacks-in në një post të ri në Shtëpinë e Bardhë, si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.

17 Janar 2025, 17:06 Nga M.B
Analiza: Politikat e administratës së ardhshme në SHBA për
David Sacks, i emëruar në administratën e re si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë rol udhëheqës në botë për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Michelle Quinn, presidenti i zgjedhur ka emëruar për këtë qëllim një sipërmarrës dhe investitor në fushën e teknologjisë, në rolin e drejtuesit për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat. Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar David Sacks-in në një post të ri në Shtëpinë e Bardhë, si drejtues për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat.

Sacks është një sipërmarrës dhe investitor i hershëm në fushën e teknologjisë. Presidenti Trump thotë se ai pret që zoti Sacks të ndihmojë për t’i larguar Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quan censurë dhe pozicionim ideologjik i kompanive të mëdha të teknologjisë. Sacks do të ketë shumë për të bërë, thotë profesori i etikës në Universitetin e Santa Claras, John Pelissero.

“Do të ishte sfidë për këdo që të përpiqet të menaxhojë dy teknologji të reja dhe metoda financimi që po zhvillohen me shpejtësi”, thotë profesori Pelissero.

Sacks refuzoi një kërkesë për intervistë, por ai ka folur shpesh për nevojën për të kufizuar fuqinë e kompanive të mëdha të teknologjisë.

“Nuk do të kemi një ekosistem të shëndetshëm për kompanitë e reja. Nuk do të kemi lirinë e fjalës dhe nuk do të kemi konkurrencë mes shërbimeve të ndryshme për të ofruar një mjedis më novator”, tha Sacks. Ai ka folur edhe për potencialin e kriptomonedhave.

“Ajo që Bitcoin-i ofron është një tjetër lloj monedhe, që nuk garantohet nga qeveria, por nga matematika, nga kriptimi... Mendoj se me kalimin e kohës, shumë njerëz do të mendojnë se është një formë më e mirë e parasë”, tha zoti Sacks.

Agjencitë rregullatore në administratën e Presidentit Biden kanë shprehur shqetësime në lidhje me tregun e kriptomonedhave dhe rreziqet e mundshme financiare për investitorët. Mbështetësit e kriptomonedhave ndihen të inkurajuar që Presidenti i zgjedhur Trump do ta ndihmojë me përparësi këtë sektor të ri të ekonomisë.

“Do të jetë shumë e rëndësishme të kemi dikë që mund të jetë në rol koordinues, për t’u siguruar që agjencitë e duhura komunikojnë me njëra-tjetrën dhe për të ndërhyrë nëse agjencitë nuk bien dakord për diçka”, thotë Kristin Smith, drejtuese e Shoqatës “Blockchain”.

Ndërsa profesori Pelissero thotë se mund të lindin probleme të etikës pasi zoti Sacks do të influencojë politikat, ndërkohë që firma e tij investon në kriptomonedha dhe tek inteligjenca artificiale.

“Do të jetë e vështirë për publikun që të dijë se do të veprohet në interesin e publikut nga administrata Trump kur të merret me politikat për inteligjencën artificiale dhe kriptomonedhat”, thotë profesori Pelissero.

Sacks do të jetë i angazhuar me kohë të pjesshme në rolin në Shtëpinë e Bardhë dhe emërimi i tij nuk ka nevojë për konfirmim nga Senati./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen