6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Nuk ka të dhëna që Biden ka gatishmëri për t’i dhënë fund garës, dhe është pothuajse e pamundur për demokratët që të gjejnë një zëvendësim, përveç nëse ai heq dorë.
SHBA- Performanca e presidentit amerikan, Joe Biden, në debatin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, i mbajtur të enjten, i ka nxitur disa dilema brenda partisë së tij, nëse duhet të gjendet një emër i ri, para garës së nëntorit. Nuk ka të dhëna që Biden ka gatishmëri për t’i dhënë fund garës, dhe është pothuajse e pamundur për demokratët që të gjejnë një zëvendësim, përveç nëse ai heq dorë.
Secili rajon në Shtetet e Bashkuara veçse i ka mbajtur zgjedhjet paraprake. Sipas rregullave të demokratëve, delegatët që ka fituar Biden, tani duhet ta mbështesin atë në Konventën që do të mbahet në javët e ardhshme, përveç nëse ai vendos të largohet prej garës. Biden nuk ka dhënë shenja se planifikon të veprojë ashtu, dhe u ka thënë mbështetësve në Atlanta, pak pasi ka përfunduar debati, “Le ta vazhdojmë punën”.
Zëdhënësja e fushatës së Bidenit, Lauren Hitt, ka qenë edhe më e qartë, duke thënë të premten se “natyrisht që ai nuk do të heqë dorë”. Konventat dhe rregullat për to përcaktohen prej vetë partive politike.
Komiteti Demokratik Kombëtar mund të mblidhet para se të hapet Konventa, më 19 gusht, dhe të ndryshojë mënyrën se si do të rrjedhin gjërat, mirëpo diçka e tillë ka pak mundësi të ndodhë, meqë Biden synon edhe një mandat në Shtëpi të Bardhë. Sipas rregullit aktual: “Delegatët e zgjedhur në konventën kombëtare, që janë zotuar për një kandidat presidencial, duhet të reflektojnë pëlqimin ndaj atij për të cilin është zgjedhur”.
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, do të garojë bashkë me Bidenin, por kjo nuk nënkupton që mund të zëvendësojë atë në garën për president. Biden, po ashtu, nuk mund të marrë vetë vendimin që Harris ta zëvendësojë atë, nëse vendos të largohet prej garës. Konventa Demokratike Kombëtare do të mbahet në Çikago, mirëpo partia ka thënë se do të organizojë një takim virtual për të nominuar zyrtarisht Bidenin, para se të nisin procedurat fizikisht.
Data e saktë e këtij takimi virtual nuk është caktuar ende. Nëse Biden vendos të braktisë garën zgjedhore, Harris me shumë gjasë do t’i hyjë garës për ta zëvendësuar atë. Nëse krijohet një skenar i tillë, atëherë ajo, bashkë me kandidatët tjerë, duhet të lobojnë për delegatët e secilit rajon amerikan, për të fituar mbështetjen e tyre në Konventë. Diçka e tillë nuk iu ka ndodhur demokratëve prej vitit 1960, kur John F.Kennedy dhe Lyndon B. Johnson kanë garuar për vota në Konventën demokratike të atij viti në Llos Angjelles.
Përveç nënpresidentes, edhe figura tjera të demokratëve që e kanë mbështetur Bidenin për garën e këtij viti, kanë treguar se kanë ambicie për zgjedhjet në të ardhmen, përfshirë guvernatorin e Kalifornisë, Gavin Newsom, guvernatoren e Miçigenit, Gretchen Whitmer, atë të Pensilvanisë, Josh Shapiro, të Illinojsit, J. B. Pritzker dhe ligjvënësin e Kalifornisë në Kongresin amerikan, Ro Khanna. Por, ka edhe figura tjera që kanë garuar kundër Bidenit në të kaluarën, por që mund të garojnë sërish, përfshirë Bernie Sandersin e Vermontit, Elizabeth Warrenin prej Masaçusetsit dhe Amy Klobucharin e Minesotës, si dhe Sekretarin amerikan për Transport, Pete Buttigieg.
Nëse Biden largohet papritur prej garës, grupet konservatore kanë sugjeruar se do të ngrenë padi, duke vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e emrit të kandidatit demokrat në fletëvotimin për zgjedhje. Mirëpo, Elaine Kamarck, hulumtuese e lartë për politika të qeverisjes në Institutin Brookings në Uashington, e cila ka shkruar një libër për procesin e nominimit të një presidenti amerikan, ka thënë se gjykatat kanë qëndruar relativisht larg zgjedhjeve paraprake, për aq kohë sa palët në garë nuk kanë bërë asgjë në kundërshtim me Kushtetutën, sikurse shtypja e vullnetit të një votuesi mbi baza racore.
“Kushtetuta e përcakton qartë se kjo çështje është krejtësisht partiake”, ka thënë Kamarck në një intervistë para debatit.
“Çështja e nominimit të dikujt për të përfaqësuar një parti politike është çështje e asaj partie politike”./ REL
Tusk POLONIA- Kryeministri polak, Donald Tusk, tha të premten se është pothuajse e sigurt se Polonia do të nënshkruajë marr&e...
Jovo Bakiç dhe Vuçiç SERBI- Profesori i sociologjisë në Fakultetin Filozofik në Beograd, Jovo Bakiç së...
Foto ilustruese SERBI- Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë (PSG), Aleksandar Radovanoviç ka...
Lule dhe qirinj të vendosur pranë fotografisë së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç KOSOVA- Gjykata Theme...
Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar vendimin e autoriteteve serbe për ndalimin e mbajtjes së festivalit &...
Foto ilustruese IRAN- Qytetarët iranianë kanë filluar votimin të premten herët në zgjedhjet e parakohshme presidenciale, n&eu...
Volodymyr Zelensky BRUKSEL- Presidenti i Ukrainës u bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian të enjten që t&e...
Liderët e BE BRUKSEL- Udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord të enjten në mbrëmje për bartësit e posteve...
Foto ilustruese GAZA- Dhjetëra palestinezë të sëmurë dhe të plagosur u lejuan të shkonin në Egjipt të enj...
Donald Trump dhe Joe Biden SHBA- Presidenti demokrat Joe Biden dhe rivali i tij republikan Donald Trump kritikuan ashpër njëri-tjetrin mbi &ccedi...