LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Pse Radoiçiç është ende i lirë?

Më 8 shkurt, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i pati thënë REL-it se është duke verifikuar dëshminë e Radoiçiqit dhe se po mbledh dëshmi, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “për të përcaktuar prejardhjen e armëve dhe kanalet përmes së cilave ato kanë mbërritur në Kosovë”.

14 Mars 2024, 14:23 Nga I.A
Analiza/ Pse Radoiçiç është ende i lirë?
Millan Radoiçiç

Emri i Millan Radoiçiç është aktualizuar sërish këtë javë, pas qarkullimit të një fotografie, në të cilën shihet bashkë me ambasadorin e Serbisë në Uashington, Marko Gjuriç. Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Banjskë, por ende është në liri. Deri ku ka shkuar procesi?

“Millan Radoiçiç është kriminel që duhet të mbahet përgjegjës” – Shtetet e Bashkuara janë të qarta në qëndrimin e tyre për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, i cili, nëpërmjet avokatit të tij, mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur të shtatorit të 2023-tës, në Banjskë.

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj prej sulmit në veri të Kosovës, si pasojë e të cilit u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit, më pas u vranë edhe tre sulmues.

Për Radoiçiç ende nuk ka vendim prej drejtësisë. Disa burime i patën thënë Radios Evropa e Lirë se sistemi i drejtësisë në Kosovë do të ngrejë aktakuzë kundër Radoiçiqit në tre muajt e parë të 2024-tës. Diçka e tillë nuk ka ndodhur ende. REL-i ka marrë vesh nga burime të tjera se hetimet për rastin janë drejt përfundimit, por aktakuza nuk pritet as gjatë muajit mars.

Pas sulmit në fshatin e komunës së Zveçanit, Radoiçiç – i përfshirë në listën e zezë amerikane për pjesëmarrje në krim të organizuar ndërkombëtar – ka shkuar në Serbi. Atje, Prokuroria e Beogradit e ka marrë në pyetje dhe ndaj tij është ngritur aktakuzë për disa vepra, përfshirë trafikimin e armëve dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm.

Megjithatë, ai tani është në liri, teksa është thënë se atij i janë konfiskuar dokumentet dhe se i ndalohet shkuarja në Kosovë. REL-i i është drejtuar Prokurorisë në Beograd për të kuptuar më shumë për fazat e procesit gjyqësor, por nuk ka marrë përgjigje.

Më 8 shkurt, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd i pati thënë REL-it se është duke verifikuar dëshminë e Radoiçiqit dhe se po mbledh dëshmi, në bashkëpunim me policinë dhe doganën, “për të përcaktuar prejardhjen e armëve dhe kanalet përmes së cilave ato kanë mbërritur në Kosovë”.

Bashkëpunimi Kosovë-Serbi në fushën e drejtësisë është pothuajse vetëm në letër. Më 2013, palët kanë arritur Marrëveshje për ndihmë të ndërsjellë juridike, mirëpo ato nuk kanë bashkëpunim të mirëfilltë në çështjet penale. Zyrtarët shtetërorë të Kosovës kërkojnë vazhdimisht që Radoiçiq dhe vetë shteti serb të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë, të cilin e konsiderojnë “terrorist”.

Më 13 mars, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Radoiçiq “është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi e nga Serbia”.

“Deri sot, Serbia nuk është përballur me asnjë pasojë për sulmin terrorist, paçka se përfshirja e saj direkte është bërë e njohur publikisht e botërisht”, u shpreh Kurti.

Beogradi zyrtar, në anën tjetër, e mohon përfshirjen në këtë sulm. Përveç hetimeve paralele për Radoiçiqin, Agjencia Ndërkombëtare e Policisë (INTERPOL) ka lëshuar fletarrestim për të në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të Kosovës, përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiç, pati thënë se ekstradimi i Radoiçiqit në Kosovë është i pamundshëm, pasi të gjitha hetimet do të kryhen prej “gjykatave vendase”.

Bojan Ellek, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politika të Sigurisë, i pati thënë Radios Evropa e Lirë muaj më parë se ekstradimi i Radoiçiqit vështirë se mund të ndodhë, pasi vendet anëtare të INTERPOL-it veprojnë sipas legjislacionit të brendshëm – dhe, në rastin e Serbisë, ajo nuk e njeh shtetësinë e Kosovës.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, pati thënë se, përveç Radoiçiqit, edhe të gjithë të dyshuarit tjerë për kryerjen e sulmit në Banjskë janë futur në sistemin e INTERPOL-it me fletarrestime. Sipas tij, më shumë se “80 terroristë” kanë qenë të përfshirë në sulmin në Banjskë.

Ditëve të fundit është duke qarkulluar një fotografi, ku Radoiçiq shihet në shoqërinë e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriç. Autoritetet serbe nuk kanë treguar se ku dhe kur janë takuar ata dy. Vetë Gjuriç ka thënë se asnjëherë nuk i ka fshehur dhe as nuk është turpëruar për kontaktet publike lidhur me punën që ka. Pas Banjskës, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pati pretenduar se Radoiçiqin e ka pasur bashkëpunëtor të afërt, dhe jo mik.

Radoiçiq ka hequr dorë prej pozitës që ka pasur në Listën Serbe dhe prej pronësisë në disa kompani në Serbi. Autoritetet serbe patën thënë se ai gjendet “në territorin e Serbisë qendrore”. Predrag Petroviç, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Siguri, i ka thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë se Radoiçiq tani paraqet një “barrë të madhe” për autoritetet në Beograd.

“Nga Serbia pritet që ta ndjekë penalisht Radoiçiqin. Aktualisht, nuk kemi informacione se Serbia po e bën këtë. Regjistrimet e fundit tregojnë të kundërtën - se Radoiçiq gëzon privilegje të mëdha të autoriteteve në Beograd”.

Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht bën thirrje që të zbardhet ky rast dhe që fajtorët të përballen me drejtësinë.

Marrë nga REL

millan radoiçiç marko gjuriç

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit