LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Trump pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq

Samiti ballë për ballë, i mbajtur më 15 gusht, mes Trumpit dhe Putinit, është përshkruar si ndër më të rëndësishmet ndër vite: për marrëdhëniet SHBA-Rusi, për sigurinë ndërkombëtare, dhe për luftën më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

16 Gusht 2025, 14:36 Nga E. D
Analiza: Trump pa marrëveshje, Putini me tapet të kuq
foto ilustruese

SHBA- Vladimir Putini e ka synuar skenën botërore. Donald Trump e ka synuar marrëveshjen për paqe. Liderit rus i është plotësuar dëshira. Por, jo edhe presidentit amerikan. Të paktën jo tani.

Samiti ballë për ballë, i mbajtur më 15 gusht, mes Trumpit dhe Putinit, është përshkruar si ndër më të rëndësishmet ndër vite: për marrëdhëniet SHBA-Rusi, për sigurinë ndërkombëtare, dhe për luftën më të madhe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

I bindur në aftësitë e tij për të arritur marrëveshje, Trump ka pasur synim që t’i japë fund luftës 42-mujore ndaj Ukrainës, e cila i ka vrarë dhe plagosur mbi 1 milion ushtarë rusë dhe ukrainas, si dhe mijëra civilë, kryesisht ukrainas.

Në anën tjetër, Putini, i bindur në aftësitë e ushtrisë së tij për ta vazhduar luftën në Ukrainë, ka dashur të shfaqet para kamerave të televizioneve botërore, në tokën amerikane, t’i shtrëngojë duart me Trumpin, t’i japë fund izolimit ndërkombëtar, dhe të negociojë si palë e barabartë.

Në fund, nuk është arritur marrëveshje për të ndalur gjakderdhjen në Ukrainë. Nuk është arritur marrëveshje për kontrollin e armëve, siç kishte sugjeruar Putini paraprakisht, dhe as nuk pati njoftime për investime të reja, siç kishte paralajmëruar Trumpi.

Është e mundshme që palët po punojnë për ndonjë marrëveshje, por diçka publike nuk ka. Në intervista dhe deklarime tjera, Trump ka sinjalizuar se mund të arrihen marrëveshje në të ardhmen e afërt.

“Nëse do të kishte edhe diçka krejtësisht të vogël për ta bërë publike, Trumpi do ta kishte përmendur”, ka thënë Luke Coffey, analist rus dhe hulumtues i lartë në Institutin Hudson, me seli në Uashington.

“Prandaj, fakti që nuk ka pasur asgjë, sado të vogël, më tregon se bisedimet nuk kanë çuar askund”.

“Nëse e shohim me sy pozitiv, Trumpi nuk ka dorëzuar asgjë, të paktën sa dimë ne publikisht”, ka thënë Coffey. “Ai e ka pranuar që do të marrë kohë për t’u konsultuar me liderët evropianë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe që nuk ka përfunduar asgjë derisa të arrihet një marrëveshje”.

Disa orë pas përfundimit të samitit, Trump dhe Zelensky kanë biseduar një orë përmes telefonit, dhe më vonë u janë bashkuar edhe liderët evropianë.

Zelensky ka thënë se ka sinjale pozitive të pjesëmarrjes amerikane në garancitë e sigurisë për Ukrainën, dhe që ai do të udhëtojë në Uashington më 18 gusht.

“Kremlini është duke e festuar këtë ngjarje si zhvillim të madh në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, duke marrë parasysh trajtimin me tepih të kuq ndaj Putinit dhe mundësinë e mbajtjes së një samiti tjetër në Moskë”, ka thënë Stephen Flanagan, i cili dy herë ka shërbyer në Këshillin për Siguri Kombëtare të SHBA-së.

“Komentet e Putinit se për të gjetur një zgjidhje, një marrëveshje të qëndrueshme, duhet eliminuar ‘shkaqet fillestare të konfliktit’ sugjeron se Rusia vazhdon ta ketë qëndrimin e njëjtë ndaj Ukrainës", ka thënë ai.

“Putini dëshiron të ketë qeveri më të dëgjueshme në Kiev dhe njohje të pretendimeve të tij territoriale”.

Pak para se të nisej në samit, Trumpi e ka përmendur mundësinë e “shkëmbimit të territoreve”, që nënkupton njohjen e pretendimit rus për territoret e pushtuara ukrainase, në këmbim të një armëpushimi apo kushte tjera. Zelensky e ka theksuar se diçka e tillë është e papranueshme.

Disa në Evropë, roli i të cilëve në konfliktin në Ukrainë është minimizuar disa herë nga administrata Trump, janë frikësuar për një tjetër skenar “Mynihu” – që rikujton kohën kur aleatët perëndimorë arritën pajtueshmëri me Hitlerin më 1938.

Dikush ka paralajmëruar për mundësinë e një “Jalte” të re, duke përmendur kohën kur lideri sovjetik, Josef Stalin, presidenti amerikan, Franklin Roosevelt, dhe kryeministri britanik, Winston Churchill e kanë ndarë Evropën pas Luftës së Dytë Botërore.

Megjithatë, liderët nuk kanë përmendur shkëmbime territoriale. Në konferencën e përbashkët për media nuk janë përmendur as sanksionet amerikane ndaj Rusisë, diçka që Trumpi nuk e kishte përjashtuar.

“As nuk ndodhi diçka e mirë, as e keqe”, ka thënë William Taylor, ish-ambasador amerikan në Ukrainë, në disa përgjigje për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë.

“Nuk kishte as Mynih, as Jaltë, ku do të mund të shitej Ukraina”.

“Për Kievin do të mund të përfundonte shumë më keq”, ka thënë Stefan Meister drejtor i Qendrës për Rregull dhe Qeverisje në Evropën Lindore, Rusi dhe Azinë Qendrore në Këshillin gjerman për Marrëdhënie me Jashtë.

“Ndoshta edhe janë pajtuar për diçka, mirëpo nëse do të ishte ashtu, do të bëhej publike”, ka thënë ai.

“Trumpi nuk është gati të bëhet burri i keq dhe t’i shtyjë ukrainasit drejt një marrëveshjeje të tmerrshme”, ka thënë Eric Ciaramella, ish-këshilltar në Këshillin për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tani hulumtues në Institutin Carnegie.

“As Putini nuk është i gatshëm të bëjë kompromise të mëdha, që më pas Trumpi të duket fitimtar”.

Prej nisjes së luftës së plotë të Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, Putini është izoluar nga Perëndimi, i janë vënë sanksione të ashpra amerikane dhe Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletarrestim ndaj tij.

Paraardhësi i Trumpit, Joe Biden, ka refuzuar të takohet me liderin rus.

Prandaj, një takim në tokën amerikane, me tepih të kuq, nën duartrokitjet e presidentit amerikan, është parë një fitore për Kremlinin.

“Putini e ka fituar atë që e ka dashur prej këtij takimi”, ka thënë Mikhail Alexseev, profesor i shkencave politike në Universitetin San Diego.

"E fitoi mirëpritjen, tepihun e kuq, shtrëngimin e duarve. Ai edhe u duartrokit nga Trumpi kur doli nga aeroplani. Në parim, kjo e normalizon pozicionin e tij si lider botëror”./REL

lufta ukrain-rusi donald trump vladimir putin

Sondazh

Poll
Bota 16 Gusht 2025, 09:55 e.d

DW: Takimi Trump- Putin pa marrëveshje

foto ilustruese SHBA- Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës