12 Mars 2024, 10:49
Nga N.F
Andrew Tate
RUMANI- Figura kontroverse Andrew Tate është arrestuar në Rumani dhe ndaj tij është lëshuar fletarrestim nga Britania e Madhe, njoftoi të martën zëdhënësja e tij, Mateea Petrescu. Tate, 37 vjeç, dhe vëllai i tij Tristan Tate, u arrestuan të hënën mbrëma nën akuzat për agresion seksual, në një rast në Britani të Madhe nga vitet 2012-2015, tha Petrescu.
Ajo tha se Gjykata e Apelit në Bukuresht do të marrë “vendim të rëndësishëm” të martën se a ta zbatojë apo jo fletarrestimin e lëshuar nga Britania e Madhe. Katër gra e raportuan influencerin Tate te autoritetet britanike, duke e akuzuar për dhunë seksuale dhe fizike, por prokuroria britanike vendosi të mos ngrejë aktakuzë ndaj tij. Viktimat e dyshuara vendosën pastaj të mbledhin të holla për t’i mbuluar shpenzimet ligjore për të ngritur padi civile kundër Tate.
“Ne i dorëzuam provat tona për veprime e tmerrshme të dhunës që e përjetuam dhe pritëm për veprime. Por, katër vjet më vonë, na thanë se autoritetet britanike nuk do ta përndjekin atë”, thanë ato. “Kjo është rruga jonë e vetme për ta mbajtur atë përgjegjës”.
Tate akuzohet në një rast tjetër në Romani për përdhunim, trafikim me njerëz dhe për krijimin e një grupi kriminal për t’i shfrytëzuar seksualisht gratë. Ai ishte arrestuar në Bukuresht në dhjetor 2022 bashkë me vëllain dhe dy gra rumune. Prokuroria rumune ngriti aktakuzë ndaj tyre verën e kaluar. Ata i mohojnë akuzat.
Andrew Tate, i cili i ka 8.7 milionë ndjekës në rrjetin social në X, ka pretenduar vazhdimisht se prokurorët rumunë nuk kanë prova kundër tij dhe se ka një konspiracion politik për ta heshtur atë. Ai ka qenë i pezulluar nga rrjete të ndryshme sociale në të kaluarën, për shkak të shprehjes së qëndrimeve mizogjene dhe për shkak të gjuhës së urrejtjes.
Pas arrestimit në Rumani, vëllezërit Tate u mbajtën për tre muaj në paraburgim, para se të zhvendoseshin në arrest shtëpiak. Ata u liruan më vonë por e kanë të kufizuar lëvizjen vetëm brenda komunës së Bukureshtit dhe kontit të afërt Ilafov.
Marrë nga REL
andrew tate arrestim rumani
Bota
12 Mars 2024, 10:40
N.F
Anija e nisur drejt Gazas
GAZA- Anija "OPEN ARMS" ka nisur udhëtimin e saj drejt Gazës duke transportuar 200 tonë ushqime bazë si ...
Bota
12 Mars 2024, 10:35
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shtetet e Bashkuara mbështetë pranimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE) në rezolut&eum...
Bota
12 Mars 2024, 10:30
h.k
Foto ilustruese
UKRAINË-Volodymyr Zelensky ka thënë se bota ka një “detyrë të përbashkët aktuale” p&eu...
Bota
12 Mars 2024, 10:24
N.F
Pamje nga aksidenti
KOSOVË- Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmë në qytetin në fshatin Shta...
Bota
12 Mars 2024, 10:19
h.k
Foto ilustrues e
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ka konfirmuar të martën se komisioni do të rekomandoj...
Bota
12 Mars 2024, 09:47
N.F
Kryeministri i Haitit
HAITI- Kryeministri i Haitit, Ariel Henri ka dhaënë dorëheqjen ditën e djeshme pas episodeve të dhun&e...
Bota
12 Mars 2024, 09:39
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Ndër lëndët e para më të rëndësishme të importuara në Gjermani pas bakrit janë ...
Bota
12 Mars 2024, 09:31
N.F
Pamje nga Haiti
HAITI- Haiti po zhytet sërish në anarki për shkak të dhunës së bandave. Ndërkohë që kryeminist...
Bota
12 Mars 2024, 09:18
N.F
Dodik
BOSNJË HERCEGOVINË- Ballkani Perëndimor mbase do të përballet me një rrezik të shtuar të dhunës së ...
Bota
12 Mars 2024, 08:49
N.F
Papa Françesku
VATIKAN- Ministri i Jashtëm i Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin në një intervistë për gazetën "C...