LIVE UPDATES
Bota

Anglia pritet të përcaktojë grupin rus Wagner si organizatë terroriste

Grupi Wagner është fajësuar për mizoritë e shumta në Ukrainë: torturimin dhe vrasjen e robërve të luftës, si dhe të civilëve, përfshirë fëmijë – akuza që grupi i mohon. Anëtarët e tij – përfshirë drejtuesin Yevgeny Prigozhin – janë tashmë subjekt i sanksioneve amerikane, të Bashkimit Evropian dhe Britanisë.

12 Maj 2023, 15:45 Nga k.m.
Anglia pritet të përcaktojë grupin rus Wagner si organizatë
Foto ilustruese

Britania po përgatitet të përcaktojë grupin Wagner – një ushtri private ruse që është thellësisht e përfshirë në pushtimin e Ukrainës – si një organizatë terroriste. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po debatojnë për një masë të ngjashme. Kjo do ta vendoste grupin Wagner në të njëjtën kategori si Shteti Islamik dhe Al-Kaida. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell njofton nga Londra. Grupi Wagner në Rusi - një ushtri private - është duke drejtuar pjesën më të madhe të luftimeve për qytetin ukrainas Bakhmut. Shumë prej mercenarëve të saj janë rekrutuar nga burgjet ruse.

Grupi Wagner është fajësuar për mizoritë e shumta në Ukrainë: torturimin dhe vrasjen e robërve të luftës, si dhe të civilëve, përfshirë fëmijë – akuza që grupi i mohon. Anëtarët e tij – përfshirë drejtuesin Yevgeny Prigozhin – janë tashmë subjekt i sanksioneve amerikane, të Bashkimit Evropian dhe Britanisë.

Wagner-i është i lidhur ngushtë me shtetin rus. Grupi hapi këtë qendër të teknologjisë ushtarake në Shën Petersburg vitin e kaluar. Sipas gazetës ‘Times’ të Londrës, Britania ka ngritur një çështje ligjore për ta cilësuar grupin Wagner, një organizatë terroriste.

Anëtarësimi ose promovimi i grupit Wagner, apo edhe shfaqja e logos së tij, do të përbënte një vepër penale.

“Kjo mund të pengojë kompanitë të bëjnë biznes me Wagner-in. Por nuk është e sigurtë se çfarë efekti do të ketë, sepse grupi i merr burimet financiare, jo aq shumë nga Europa, por nga aktivitetet ilegale që kryen në Afrikë. Pra, cilat mund të ishin përfitimet? Ndoshta është më tepër një akt simbolik”, thotë Tanya Mehra me Qendrën Ndërkombëtare Kundër Terrorizmit.

Mercenarët e Wagner-it kanë vepruar në Siri dhe disa vende afrikane, duke përfshirë Libinë, Republikën Qendrore të Afrikës, Malin dhe Sudanin – duke u ofruar zakonisht shërbime sigurie qeverive në këmbim të qasjes tek pasuritë minerale dhe mbështetjes për synimet gjeopolitike të Rusisë. Luftëtarët e Wagner-it akuzohen për abuzime të shumta të të drejtave të njeriut.

Në mars të vitit 2022, rreth 300 civilë gjetën vdekjen në një sulm në qytetin Moura të Malit, që në atë kohë kontrollohej nga forcat xhihadiste. Duke folur në atë kohë, dëshmitarët akuzuan forcat vendase dhe luftëtarët rusë të grupit Wagner për ekzekutime në masë – gjë që Mali e mohoi.

“Ushtria e Malit kishte shumë ushtarë të bardhë; që ishin rusë. Ata nuk e kuptonin njëri-tjetrin. Morën 15 deri në 20 veta; i rreshtuan rreth 100 metra larg nesh, i gjunjëzuan dhe i qëlluan”, thotë Amadou shitës në qytetin Moura.

Parlamenti francez votoi të martën për përcaktimin e grupit Wagner si një entitet terrorist në një rezolutë jodetyruese, duke shtuar presionin ndaj Bashkimit Evropian për të ndërmarrë veprime.

Në Uashington, një grup ligjvënësish dypartiakë po bën presion që Shtetet e Bashkuara ta klasifikojnë grupin Wagner si një organizatë të huaj terroriste. Prokurori i Përgjithshëm amerikan tha në mars se nuk do ta kundërshtonte masën.

“Nëse ata do të përcaktoheshin si grup terrorist në Shtetet e Bashkuara, do të kishte pasoja më të mëdha – pasi kushdo që do t’i ofronte mbështetje materiale grupit Wagner mund të përballej gjithashtu me ndjekje penale. Pra, kjo do të thotë se shtetet, ose zyrtarë të caktuar qeveritarë nga shtetet afrikane, të cilët do të angazhoheshin me Wagner-in, mund të përballen me ndjekje penale“, thotë Tanya Mehra me Qendrën Ndërkombëtare Kundër Terrrozmit.

Raporti i gazetës ‘Times’ thotë se Britania mund ta klasifikojë Wagner-in si një grup terrorist brenda disa javësh. Qeveria britanike nuk pranoi të komentojë./VOA

wanger lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen