LIVE UPDATES
Bota

Akuza për spastrim etnik, Armenia dhe Azerbajxhani përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GJND.

15 Prill 2024, 09:02 Nga M.B
Akuza për spastrim etnik, Armenia dhe Azerbajxhani përballen në
Ndërtesa e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të Holandës. Fotografi nga arkivi.

HAGË- Azerbajxhani dhe Armenia do të përballen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), lidhur me akuza për “spastrim etnik”, teksa tensionet ushtarake po rriten mes dy armiqve historikë. Avokatët e të dyja shteteve për dy javë do të angazhohen në interpretime të ligjit ndërkombëtar në GJND. Ndërkaq, të dyja shtetet kanë këmbyer akuza më herët gjatë këtij muaji për hapje të zjarrit në kufi, duke zbehur shpresat për një paqe të qëndrueshme pas dekadash të luftimeve sporadike.

Beteja ligjore në GJND daton që nga shtatori i vitit 2021, kur të dyja palët paditën njëra-tjetrën. Armenia dhe Azerbajxhani akuzojnë njëri-tjetrin për “spastrim etnik" dhe shkelje të Konventës Ndërkombëtare për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit racor. GJND-ja, që vendos për mosmarrëveshjet mes shteteve, lëshoi urdhra urgjent në dhjetor të vitit 2021, duke u bërë thirrje palëve që të parandalojnë promovimin dhe nxitjen e urrejtjes racore.

Përderisa urdhrat e GJND-së janë obligues, gjykata nuk ka mekanizëm që të zbatojë ato dhe tensionet mes palëve u rritën duke kulmuar me ofensivën e Azerbajxhanit në shtatorin e vitit të kaluar në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakut. Bakuja mori kontrollin e Karabakut pas ofensivës, duke bërë që popullsia etnike armene e rajonit më shumë se 100.000 persona të largohej për në Armeni.

Disa javë më pas, Armenia iu drejtua GJND-së duke i bërë thirrje që të urdhërojë Azerbajxhanin që të tërheqë trupat nga Karabaku dhe të lejojë refugjatët armenë të kthehen në shtëpitë e tyre. Në nëntor, GJND-ja urdhëroi Azerbajxhanin që të lejojë këdo që dëshiron të kthehet në Karabak, të mund ta bëjë këtë “në një mënyrë të sigurt dhe të papenguar”. Seancat dëgjimore për këtë mosmarrëveshje nisin më 15 prill dhe do të zgjasin deri më 26 prill. Në këto seanca do të trajtohen mospajtimet e ngritura nga të dyja palët në rastet origjinale të ngritura në shtator të vitit 2021.

Dy ish-republikat sovjetike kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e Karabakut e fundit më 2020 dhe e para në vitet ’90 që kanë lënë të vrarë mijëra persona në të dyja palët dhe kanë detyruar qindra mijëra të tjerë që të zhvendosen. Konflikti po ashtu ka prishur raportet mes Rusisë dhe Armenisë, pasi Jerevani ka thënë se Moska nuk ka bërë mjaftueshëm që ta ndihmojë atë kur Azerbajxhani zhvilloi ofensivën në shtator. Në shkurt, Armenia zyrtarisht iu bashkua GJND-së, pavarësisht paralajmërimeve nga Moska që të mos e bëjë një gjë të tillë. Jerevani tani është i obliguar që ta arrestojë presidentin rus, Vladimir Putin, nëse ai shkel në territorin armen, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në marsin e vitit të kaluar./ REL

armenia azerbajxhani

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë