LIVE UPDATES
Bota

"Askush nuk besonte se ajo do të drejtonte për 16 vjet Gjermaninë", DW: Angela Merkel, figura simbol për Evropën mbush 70 vjeç

Kur Angela Merkelu zgjodh në vitin 2005 si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares. Askush nuk besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të ishte për 16 vjet me radhë kancelare e Gjermanisë. Para saj këtë e kishin arritur vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së, (1982-1998).

17 Korrik 2024, 09:27 Nga N.F
"Askush nuk besonte se ajo do të drejtonte për 16 vjet
Merkel

GJERMANI- Kur Angela Merkel, kancelarja e parë dhe deri tani e vetme e Gjermanisë, u zgjodh për herë të parë në këtë post, askush nuk besonte ajo do të drejtonte për 16 vjet me radhë fatet e vendit.. Merkel mbush tani 70 vjeç.

Kur Angela Merkelu zgjodh në vitin 2005 si kancelarja e parë e Republikës Federale të Gjermanisë, nuk ishin të paktë zërat që dyshonin, nëse ajo e kishte vërtet vullnetin për postin e kancelares. Askush nuk besonte në atë kohë se pikërisht Merkel do të ishte për 16 vjet me radhë kancelare e Gjermanisë. Para saj këtë e kishin arritur vetëm dy kancelarë: Konrad Adenauer i CDU-së (në vitet 1949-1963) dhe Helmut Kohl po i CDU-së, (1982-1998).

Por Merkeli nuk u bë rastësisht e "ashtu si për të thënë" kancelare e Gjermanisë. Dëshirën e saj për pushtet, ajo e ka treguar që herët. Në mes të skandalit së donacioneve të Partisë Kristiandemokrate, CDU, ajo  e kritikoi hapur në një artikull gazete mentorin e saj politik, Helmut Kohlin. Pak kohë pas artikullit ajo u zgjodh kryetare e partisë CDU. Më parë ajo kishte mbledhur përvojë si ministre në kabinetin e Kohlit.

Merkeli dhe CDU-ja

Politika ka nevojë për pushtet. Këtë ajo e dinte mirë dhe prandaj ndryshoi edhe shumë elementë programatikë të partisë CDU duke e orientuar atë më afër qendrës së spektrit politik. Temat si shërbimi i detyruar ushtarak, energjia bërthamore dhe modeli i një familjeje klasike, që ishin dikur bërthama e bindjeve kristiandemokrate, Merkeli i ndryshoi. Në vitin 2011 ajo shpalli edhe heqjen dorë graduale të Gjermanisë nga energjia bërthamore.

Kritikët thonë se ajo e ka sfumuar profilin e partisë, e ka bërë CDU-në më shumë social-demokrate. Disa anëtarë të CDU-së madje krijuan një parti të re, "Alternativa për Gjermaninë". Por tek të rinjtë kursi i Merkelit duket se gëzonte simpati.

Figurë simbol për Evropën

Instinkti i saj për pushtet, mjeshtëria e saj taktiko-strategjike dhe aftësia për t'u përshtatur, e bënë Merkelin edhe një nga politikanet më të rëndësishme të Europës dhe të Gjermanisë.

Si në samitet e G7-s apo në samitet e BE-së Merkeli ishte mbrojtëse e fortë e interesave gjermane në arenën ndërkombëtare. Gjatë krizës ekonomike dhe financiare të Europës Merkeli u kthye në një figurë simbolike të shpëtimit të euros.

Angela Merkel dhe refugjatët

Në tetor 2022 Komisariati i OKB-së për refugjatët UNHCR i dha ish-kancelares Angela Merkel çmimin e njohur Nansen për politikën e saj ndaj refugjatëve.

Për qëndrimin ndaj refugjatëve, hapjen e kufijve në vitet 2015 dhe 2016 dhe veçanërisht për sloganin e saj "Ne do t'ia dalim" Merkel u kritikua shumë në Gjermani. Në kulmin e luftë së Sirisë Gjermania pranoi më shumë se 1,2 milionë refugjatë dhe azilkërkues.

Jetë në dy shtete gjermane

Merkel është lindur më 17 korrik 1954 në Hamburg, në ish-Gjermaninë Perëndimore. Merkel është me prejardhje gjermane dhe polake. Pas lindjes së saj i ati që ishte prift protestant u emërua në një kishë në landin e Brandenburgut, që asokohe ishte në ish-Gjermaninë Lindore.

Në kujtimet e saj me titull "Liria - Kujtime 1954 - 2021", që do të botohet në nëntor, Merkel rrëfen për "jetën e saj në dy shtete gjermane - 35 vjet në ish-Gjermaninë Lindore dhe 35 vjet në Gjermaninë e ribashkuar.

Merkel është gruaja e parë dhe deri tani e vetmja që ka qenë kancelare e Gjermanisë. Megjithatë pas largimit të saj nga politika trashëgimia e Merkelit është përballur me kritika, veçanërisht për qasjen e saj ndaj Moskës si dhe varësisë së Gjermanisë ndaj gazit rus./ DW

angela merkel

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës