LIVE UPDATES
Bota

Izraeli publikon rezultatet e para të hetimit për 7 tetorin

Të enjten e kaluar, të mbijetuarit e sulmit u informuan për rezultatet e hetimit të parë të brendshëm nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) se si ndodhën sulmet në Kibbutz Be'eri. Shumica e banorëve të atjeshëm u zhvendosën në një vendpushim në Detin e Vdekurpas sulmit dhe nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre deri më tani. Reagimet ndaj raportit ishin të ndryshme, ka pasur edhe shumë banorë të zemëruar për dështimin e ushtrisë së tyre. Megjithatë, ata pranuan se ajo tani po merr përgjegjësinë.

17 Korrik 2024, 07:24 Nga N.F
Izraeli publikon rezultatet e para të hetimit për 7 tetorin
Foto ilustruese

IZRAEL- Ushtria izraelite publikoi rezultatet e hetimit të saj të parë për serinë e sulmeve nga Hamasi më 7 tetor. Në orët e hershme të mëngjesit të 7 tetorit, sulmuesit e udhëhequr nga Hamasi thyen gardhin e sigurisë së teknologjisë së lartë, që ndan Rripin e Gazës nga Izraeli. Në një sulm të befasishëm, militantët pushtuan disa zona izraelite dhe baza ushtarake. Disa hynë në Kibbutz Be'eri, që ndodhet pak kilometra larg kufirit. Atje vranë më shumë se 100 nga 1.100 banorët dhe rrëmbyen 32 persona. Rrëmbimi i civilëve është bërë një simbol i tmerrshëm i sulmit të Hamasit.

Të enjten e kaluar, të mbijetuarit e sulmit u informuan për rezultatet e hetimit të parë të brendshëm nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) se si ndodhën sulmet në Kibbutz Be'eri. Shumica e banorëve të atjeshëm u zhvendosën në një vendpushim në Detin e Vdekurpas sulmit dhe nuk janë kthyer më në shtëpitë e tyre deri më tani. Reagimet ndaj raportit ishin të ndryshme, ka pasur edhe shumë banorë të zemëruar për dështimin e ushtrisë së tyre. Megjithatë, ata pranuan se ajo tani po merr përgjegjësinë.

"Kibbutz Be'eri nuk kishte nevojë për rezultatet e hetimit për të mësuar për dështimin dhe kohën e IDF, të cilën ata e ndjenin në lëkurën e tyre çdo minutë fatale të atij Shabati të zi, duke filluar nga 6 e 29 minuta," thonë banorët, në një deklaratë me shkrim. "Dështimi i ushtrisë është gdhendur në trupat dhe zemrat tona për nëntë muaj."

Rikthimi i besimit në ushtri

Ky është hetimi i parë i detajuar nga ushtria për serinë e sulmevetë 7 tetorit. Kjo mund të shihet si një përpjekje e ushtrisë izraelite për të rikthyer besimin mes popullatës. Rreth 1200 njerëz u vranë atë ditë dhe 251 persona u morën peng.

"Forcat izraelite nuk arritën të mbronin banorët," tha Daniel Hagari, një zëdhënës i IDF, duke shtuar: "Është e dhimbshme dhe e vështirë të thuhet se IDF duhet të kishte mbrojtur njerëzit e Kibbutz Be'eri, por për fat të keq, nuk i mbrojti. Gjatë orëve të gjata të luftimeve, banorët e Be'erit mbrojtën familjet e tyre me trupat e tyre, duke u përballur vetëm me terroristët.

Deri në mesditë, sipas raportit të IDF, rreth 340 sulmues ishin në kamp, ​​mes tyre të paktën 100 anëtarë të njësisë elitare të Hamasit, Nukhba. Për pjesën më të madhe të ditës, ata lëviznin lirshëm nga shtëpia në shtëpi, duke dhunuar civilët, duke i vrarë dhe rrëmbyer.

Gazeta izraelite Haaretz raportoi se hetuesit morën mesazhe përmes WhatsApp nga banorët e Kibbutz Be'eri, disa prej të cilave përfundonin me fjalët: "Ku dreqin është IDF?" Disa nga ata njerëz nuk jetojnë më. Në raport flitet për kaosin që mbizotëroi për orë të tëra. Ai tha se IDF "nuk ishte i përgatitur për skenarin e infiltrimit në shkallë të gjerë të forcave armike, i cili ndodhi më 7 tetor".

Një tank i ushtrisë izraelite hapi zjarr ndaj pengjeve

Midis orës 9:00 dhe 13:30, Hamasi kishte nën kontroll zonën, sipas raportit të IDF. Gjatë kësaj periudhe, "ushtarët e parë të IDF-së mbërrijnë atje, u përgjigjen me zjarr, evakuuan të plagosurit dhe u larguan, duke u pozicionuar në hyrje të këtij vendi”. Gjatë kësaj periudhe, 32 pengje nga Kibbutz Be'eri u dërguan në Gaza, përfundon raporti. Vetëm pas orës 13:30 u vu re një "prezencë e konsiderueshme e forcave izraelite të sigurisë”. "Kontrolli operacional” mbi këtë zonë u arrit vetëm gjatë natës mes 7 dhe 8 tetorit, kur më në fund banorët e mbijetuar u shpëtuan dhe u evakuuan”, thuhet në raport.

Hetimi i IDF-së detajon gjithashtu një nga incidentet më të diskutueshme më 7 tetor, kur ushtria urdhëroi një ekuipazh tankesh të hapte zjarr mbi një shtëpi ku 15 persona mbaheshin nga militantët e Hamasit. Më vonë, në këtë shtëpi u gjetën 14 pengje të vdekur.

Në total, 101 banorë dhe 31 oficerë të Shërbimit të Sigurimit u vranë në Kibbutz Be'eri, duke përfshirë anëtarë të ekipit lokal të reagimit të shpejtë, ushtarë dhe policë. Përveç kësaj, 32 persona, të cilët ikën në këtë zonë nga një festival muzikor aty pranë, u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza. Njëmbëdhjetë prej tyre janë ende peng.

Për shumicën e banorëve të evakuuar të Kibbutz Be'eri, madje edhe për publikun e gjerë izraelit, detajet e raportit të IDF nuk erdhën si befasi. Që nga tetori, shumë të mbijetuar kanë vazhduar të flasin se si kanë pritur me orë të tëra për ndihmë.

Presion në rritje

Hetimi nuk iu përgjigj pyetjeve më kritike. Si për shembull, pse kaq shumë ushtarë u mblodhën në portën e Kibbutzit pa hyrë brenda për orë të tëra, dhe çfarë shkaktoi dështimin e shërbimit të inteligjencës që lejoi Hamasin të depërtonte në Izraelin jugor dhe të vazhdonte të vriste pa një përgjigje adekuate nga forcat izraelite të sigurisë.

Pothuajse 10 muaj pas sulmit të Hamasit, presioni publik po rritet për t'i mbajtur përgjegjës për dështimin e ushtrisë izraelite, edhe pse hakmarrja izraelite në Gaza është duke u zhvilluar. Mbi 38.000 palestinezë janë vrarë në fushatën ushtarake të IDF, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit në Gaza. Ka thirrje në rritje për të vërtetuar të vërtetën, ndërsa ekspertët thonë se hetimet si ky i fundit nuk jenë të mjaftueshme.

Disa zyrtarë të sigurisë kanë marrë publikisht përgjegjësinë, por vetëm disa kanë dhënë dorëheqjen. Të enjten (11.07), ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant bëri thirrje për krijimin e një Komisioni Shtetëror të Hetimit. "Duhet vënë në pikëpyetje të gjithë: vendimmarrësit, profesionistët, qeverinë, ushtrinë dhe shërbimet e sigurisë, sikur edhe vendimet e qeverisë gjatë dekadës së fundit, që çuan në ngjarjet e 7 tetorit", tha Gallant në ceremoninë e diplomimit për oficerët e IDF. Në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili vazhdimisht e ka hedhur poshtë idenë e një komisioni të pavarur hetimor në kohën kur Izraeli është në luftë./ DW

izrael sulm hetimet

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend