LIVE UPDATES
Bota

Australi/ Sekuestrohen 2.7 ton kokainë në një bunker nëntokësor, goditja më e madhe në histori

Droga, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 816 milionë dollarësh australianë (433 milionë paund, 500 milionë euro), u gjet të premten në ndarje të fshehura nën dysheme të rreme në tre kontejnerë transporti në një pronë në Londonderry.

22 Qershor 2026, 11:50 Nga G.M
Australi/ Sekuestrohen 2.7 ton kokainë në një bunker
Pamje

AUSTRALI- Policia australiane ka bërë sekuestrimin e 2.7 ton kokainë, nga një sistem bunkerësh nëntokësorë në Sidnein perëndimor, i cilësuar si sekuestrimi më i madh i këtij lloji në vend.

Droga, me një vlerë të vlerësuar në rrugë prej 816 milionë dollarësh australianë (433 milionë paund, 500 milionë euro), u gjet të premten në ndarje të fshehura nën dysheme të rreme në tre kontejnerë transporti në një pronë në Londonderry. Dy burra të moshës 21 dhe 25 vjeç, të cilët dyshohet se u përpoqën t'i iknin policisë, u arrestuan në vendngjarje dhe u akuzuan për posedim të një sasie komerciale të një droge të importuar në mënyrë të paligjshme në kufi.

Policia deklaroi se kokaina u kontrabandua në Australi nëpërmjet qytetit të vogël Midge Point në Queenslandin Verior me urdhër të një grupi të krimit të organizuar.Autorët, të cilët u lanë në paraburgim pasi u paraqitën në gjykatë të shtunën, përballen me burgim të përjetshëm nëse dënohen. Policia bëri me dije se bastisja në pronën në Londonderry ishte pjesë e Operacionit Minjiang, i cili u nis në maj pasi 40 kg kokainë u gjetën duke notuar në ujë nga një rampë varkash në Midge Point.

Gjashtë persona të tjerë në Queensland dhe Neë South Wales u arrestuan dhe u akuzuan si pjesë e hetimeve të nisura nga zbulimi, tha policia javën e kaluar. Një anije e dyshuar si pjesë e operacionit të kontrabandës është ndaluar gjithashtu në Ishujt Solomon. Pavarësisht largësisë së saj, Australia është një treg fitimprurës për tregtinë e drogës, me kokainën që zakonisht shitet rreth 300 dollarë australianë për gram, sipas një sistemi monitorimi të drogës ilegale të drejtuar nga Universiteti i Uellsit të Ri Jugor. Australianët dhe neozelandezët kanë gjithashtu nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në botë, sipas Raportit Botëror të OKB-së për Drogën të vitit të kaluar.

"Komploti i dyshuar tregon  sa shumë të organizuara dhe të vendosura janë këto rrjete kriminale dhe sa larg janë të gatshëm të shkojnë në ndjekje të fitimit. Hetimet mbi origjinën e drogës vazhdojnë dhe ne do të punojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe vendas të zbatimit të ligjit për të identifikuar sindikatat kriminale dhe këdo tjetër të përfshirë në lehtësimin e kësaj tentative të supozuar për importim droge,’’  u shpreh Stephen Jay, Komandanti i Policisë Federale Australiane./Dosja.al

australi droga stephen jay

Sondazh

Poll

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

"Edi Rama nuk jam si ti"/ Erlis Sina i përgjigjet Ramës: Do të japësh llogari për çdo qindarkë

Qytetarët ia rilexojnë kërkesat e protestës: Krijimi i një qeverie teknike me mandat 12-mujor

Dita e 24-të e protestës/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

“Të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura”/ Protestuesi: Zyrtarët e korruptuar të hetohen

Protestuesi: Duhen përzënë pushtetarët e 35 vitetve te shkuara që kanë vjedhur vendin

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet 46-vjeçari nga Prishtina në Velipojë

Përfshihet nga flakët një makinë në aksin Tiranë–Elbasan, nuk ka të lënduar

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë/ Mikrobusi i turistëve përplaset me një makinë

Nënshkruhet memorandumi me kompaninë energjetike italiane/ Rama: Do të jetë aktive...

Aeroplani i Pablo Escobar ofron një akomodim luksoz ku një natë kushton 500 euro

Modelja Naomi Campbell përgjegjëse për mbylljen e organizatës bamirëse “Fashion for Relief”

Timothée Chalamet dhe Selena Gomez bashkëpunojnë me filmin e animuar 'Not Alone'

Berisha komenton deklaratat e Ramës për protestuesit: Sharja e tij shokuese

Operacion antidrogë në Krujë, zbulohen parcelat me kanabis. Momenti kur asgjësohen duke u djegur

Survejimi total i qytetarëve/Berisha: Kamerat nuk do administrohen nga bashkia, por nga narkopolicia

Berisha: Rama rikthen survejimin e qytetarëve si në komunizëm, ka vendosur kudo kamera robotike

Protesta e 23-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi i qytetarëve

Më shumë ka vjedhur se ka punuar/ Protestuesi: Rama duhet të kishte ikur më përpara

I riu drejtuar kryeministrit: Qytetarët nuk do bëjnë mbrapa deri në rezultatet

Dita e 23-të e protestës/ Organizatorët publikojnë 5 kërkesat kryesore ndaj qeverisë

Nis marshimi nga sheshi "Skëndërbej" drejt Kryeministrisë, qytetarët: Rama, jepe dorëheqjen

Pas netëve të kaluara në shesh protestuesit rikthehen për tubimin e 23-të para Kryeministrisë

Nis grumbullimi në sheshin “Skëndërbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Mjeti bujqësor rrëzohet në përroin e fshatit, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Ylli Pango paraqitet në GJKKO si dëshmitar

I bëri thirrje administratës t'i bashkohet tubimit, protestueses i hiqet mikrofoni nga duart

“Edhe ne kemi të drejtë për një Shqipëri më të mirë”/ Vogëlushja merr mikrofonin: Ne jemi e ardhmja

Nis protesta masive në Tiranë, qytetarët marshojnë nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Rama: Jemi këtu për të ndarë faktet dhe jo për të fluturuar aty ku faktet nuk kanë vlerë

Protestë në Kakome/ Banorët shembin rrethimin pas 22 vitesh

Rama për protestën: Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit

Rama në "Flasim": Mos lejoni që idealet të ndërtohen mbi iluzione

Protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë! Vendosin çadër dielli

Pjesëmarrje masive në protestën kundër Ramës/ Protestuesit shpalosin flamurin kuq e zi tek Piramida

E reja para kryeministrisë: Të gjithë bashkë po pjekim kushtet që mërgata të rikthehet!

Banorja e Rrjollit: Pika e parë e kontratës së re është mos jesh ti Edi Rama

Revoltë kundër gjithë klasës politike, protestuesit shpalosin flamurin kombëtar

Mijëra qytetarë ‘derdhen’ në sheshin “Skënderbej”, diaspora ‘ngre’ në këmbë Kryeqytetin

Fjalimi i Ramës për protestën, si reaguan deputetët gjatë mbledhjes së Grupit të PS-së

Shmanget tragjedia në Himarë/ 35-vjeçari bie nga gomonia dhe dëmtohet në këmbë

Mijëra emigrantë i përgjigjen Ramës, "pushtojnë" rrugët e kryeqytetit: Rama ik

Berisha:Sot po vërshojnë nga të 4 anët e dheut drejt Tiranës,në protestën shpëtimtare për Shqipërinë

Berisha: Mbështesim plotësisht protestën, 5 kërkesat e protestuesve, kanë qenë edhe beteja tonat

Berisha: Dosja e Zvërnecit është përgjegjësi direkte e Ramës, ai mashtroi kompanitë

Protesta kundër Ramës, autokolona me shqiptarët e diasporës mbërrinë të Tiranë

Rama: Mezi pres të na e sjellin draftin të shkruar, por kam frikë se...

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar: Mos u çudisni

Diaspora kalon Mamurrasin mes duartrokitjesh, pritet t'i bashkohet protestës para Kryeministrisë

Rama: Vëmendja jonë është Shqipëria në BE në 2030

Autokolona kilometrike e shqiptarëve të diasporës niset drejt Tiranës