LIVE UPDATES
Bota

Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kinës më e ngadalta që nga vitet 1960

Banka Botërore tha në parashikimin e saj rajonal gjysmë-vjetor, të publikuar të dielën, se pret që prodhimi ekonomik i Kinës të rritet me 4.4% gjatë vitit 2024, nga 4.8% që pritej në prill.

3 Tetor 2023, 22:48 Nga I.A
Banka Botërore: Rritja ekonomike e Kinës më e ngadalta që
Kine

KINË- Disa orë pasi Republika Popullore e Kinës festoi ditëlindjen e saj të 74-të më 1 tetor, Banka Botërore uli parashikimin për rritjen ekonomike të këtij vendi për vitin e ardhshëm. Banka Botërore tha në parashikimin e saj rajonal gjysmë-vjetor, të publikuar të dielën, se pret që prodhimi ekonomik i Kinës të rritet me 4.4% gjatë vitit 2024, nga 4.8% që pritej në prill. Banka vuri theksin tek dobësitë që po përjeton sektori kinez i pasurive.

Banka paralajmëroi gjithashtu se ekonomitë në zhvillim të Azisë Lindore, përfshirë Kinën, do të zgjerohen me një nga ritmet më të ulëta "që nga fundi i viteve 1960", duke përjashtuar ngjarje të jashtëzakonshme si pandemia COVID-19, kriza financiare aziatike në fund të viteve 1990 dhe trazirat ekonomike globale të naftës në vitet 1970.

Banka uli parashikimin për vitin 2024 për rritjen e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për ekonomitë në zhvillim në Azinë Lindore dhe Paqësor, përfshirë Kinën, në 4.5%, nga norma prej 5% që pritej këtë vit.

Për vitin 2024, banka uli parashikimet rajonale në 4.5% rritje nga 4.8%, duke përmendur faktorë të jashtëm, përfshirë një ekonomi të ngadaltë globale, norma të larta interesi dhe proteksionizëm tregtar.

Manuela Ferro, zëvendëspresidente e Bankës Botërore për Azinë Lindore dhe Paqësorin në Bankën Botërore, u citua nga media financiare “Investopedia” të ketë thënë se rajoni ka një nga "rritjet më e shpejta dhe më dinamike në botë, edhe nëse rritja është e moderuar".

Ajo tha se ruajtja e rritjes së lartë gjatë një afati të mesëm do të kërkojë reforma për të "ruajtur konkurrencën industriale, diversifikuar partnerët tregtarë dhe çlirimin e potencialit të rritjes së produktivitetit dhe krijimit të vendeve të punës në sektorin e shërbimeve".

Përpara “Ditës Kombëtare” të Kinës më 1 tetor, Presidenti Xi Jinping mbajti një fjalim duke pranuar se rruga e Kinës përpara nuk do të jetë e sheshtë.

"E ardhmja jonë është e ndritshme, por rruga përpara nuk do të jetë e lehtë", tha zoti Xi për rreth 800 të ftuarve të tij, disa prej të cilëve ishin diplomatë të huaj.

Në pritjen e 28 shtatorit, zoti Xi u tha të pranishmëve se Kina duhet të vazhdojë të kapërcejë "pengesat" dhe "forca e vendit vjen nga uniteti dhe besimi është më i vlefshëm se ari".

Zoti Tseng Chien-yuan, me Shkollën e Re për Demokracinë, një organizatë tajvaneze që mbështet aktivistët e të drejtave të njeriut, i tha Zërit të Amerikës në gjuhën mandarin se fjalimi i zotit Xi tregon se Kina përballet me sfida që përfshijnë ekonominë e ngadaltë që vazhdon të rimëkëmbet nga politika e rrepte e Pekinit "zero-COVID" ndërsa përballet me pasiguritë ekonomike globale të shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë.

Zoti Tseng tha se, "Vërejtjet e udhëheqësit Xi Jinping i bëjnë njerëzit të ndiejnë se [ai] është pak në siklet për të ardhmen, [por] ai po bëhet gjithashtu gjithnjë e më i vetëdijshëm se situata ndërkombëtare me të cilën përballet Kina është shkaktuar nga lëvizjet e tij të tepruara politike që e çuan atë në një dilemë.”

Presioni nga sektori i pronave gjithashtu duket se po rëndon mbi ekonominë e Kinës. Në ditën e fjalimit të zotit Xi, gjigandi kinez i pasurive të paluajtshme “Evergrande Group” njoftoi se zoti Hui Ka Yan, kryetar i bordit të drejtorëve të kompanisë, ishte arrestuar nën dyshimin për kryerjen e krimeve të paspecifikuara. Çmimet e aksioneve të shumë prej filialeve të firmës Evergrande pësuan rënie.

Marrë nga VOA

xi jinping banka botërore

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale