LIVE UPDATES
Bota

Bashkëpunimi hapësinor mes Rusisë dhe Iranit ngrit shqetësime në Perëndim

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se sateliti do t'i sigurojë Iranit "aftësi të paprecedent" për të monitoruar objektivat e mundshëm ushtarakë në Izrael, armikun e tij të betuar dhe në vende të tjera në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

14 Gusht 2022, 23:13 Nga DOSJA
Bashkëpunimi hapësinor mes Rusisë dhe Iranit ngrit
Iran

RUSI- Më 9 gusht Rusia lëshoi me sukses një satelit iranian në hapësirë, një veprim që ngriti shqetësime në Perëndim. Zyrtarët amerikanë i druhen faktit se sateliti mund të përdoret nga Moska për të rritur kapacitetet e saj të inteligjencës në Ukrainë, të cilën ajo e pushtoi në shkurt.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se sateliti do t'i sigurojë Iranit "aftësi të paprecedent" për të monitoruar objektivat e mundshëm ushtarakë në Izrael, armikun e tij të betuar dhe në vende të tjera në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme.

Teherani i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke thënë se Irani do të ketë kontroll të plotë mbi satelitin "që nga dita e parë". Irani ka thënë se sateliti skanues do të përdoret vetëm për qëllime civile, përfshirë monitorimin e zonave kufitare, vëzhgimin e burimeve ujore dhe menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Lëshimi në hapësirë i satelitit është treguesi më e fundit i thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Iranit dhe Rusisë. Kjo u bë vetëm disa javë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, vizitoi Teheranin, ku ai dhe lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u zotuan të punojnë së bashku kundër Perëndimit.

Të dy vendet janë goditur nga sanksionet perëndimore dhe izolimi ndërkombëtar.

Kreu i korporatës shtetërore ruse të hapësirës “Roskosmos”, Yuri Borisov, e përshëndeti nismën si një "pikë referimi e rëndësishme" në bashkëpunimin ndërmjet Moskës dhe Teheranit.

Ministri iranian i Telekomunikacionit, Issa Zarepour, i cili mori pjesë në lëshimin e satelitit në Kazakistan, e vlerësoi atë si një ngjarje "historike" dhe "një pikë kthese" në bashkëpunimin hapësinor mes dy vendeve.

Lëshimi i satelitit ka vënë gjithashtu në qendër të vëmendjes programin hapësinor të Iranit. Në vitet e fundit, Teherani ka lëshuar disa satelitë në orbitën e ulët të Tokës dhe ka bërë të ditura planet për të dërguar astronautë në hapësirë. Por, Irani është përballur gjithashtu me një sërë aksidentesh dhe lëshime të dështuara satelitore në vitet e fundit.

John Krzyzaniak, një analist hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha në qershor se satelitët iranianë nuk kanë mjete të avancuara, por ata përfaqësojnë "hapat e parë drejt satelitëve më të sofistikuar që do të jenë më të dobishëm dhe do të qëndrojnë në orbitë për periudha më të gjata".

Lëshimi i suksesshëm në hapësirë i satelitit Khayyam nga ana e Rusisë, i quajtur sipas poetit dhe filozofit persian të shekullit XI, Omar Khayyam, mund të përkeqësojë tensionet me Shtetet e Bashkuara. Vetëm gjatë muajit të kaluar, Uashingtoni pretendoi se Teherani po përgatitej të dorëzonte qindra dronë luftarakë në Rusi, të cilët do të përdoreshin në luftën në Ukrainë.

“Thellimi i aleancës mes Rusisë dhe Iranit është diçka që e gjithë bota duhet ta shohë si një kërcënim serioz”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Departamentit të Shtetit më 9 gusht.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur prej kohësh shqetësime mbi programin hapësinor të Iranit, i cili ka qëllim për përdorim civil dhe ushtarak. Shtetet e Bashkuara druajnë se Teherani mund ta përdorë programin për t’i rritur kapacitetet e tij të raketave balistike.

Javën e kaluar negociatorët amerikanë dhe ata iranianë zhvilluan një rund të ri bisedimesh në Vjenë në përpjekje për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore.

Ditë më vonë, Bashkimi Evropian paraqiti atë që e cilësoi si "tekstin përfundimtar". Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se "çfarë mund të negociohej është negociuar".

BE-ja, e cila ka ndërmjetësuar bisedimet indirekte ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, ka paralajmëruar se palët kanë vetëm disa javë për të nënshkruar marrëveshjen.

Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA-së tha se Uashingtoni ishte gati të "përmbyllte sa më shpejt një marrëveshje" bazuar në tekstin e BE-së. Irani ka bërë të ditur se teksti i BE-së është përfundimtar dhe i panegociueshëm.

Është e paqartë nëse Irani do të pajtohet me tekstin e BE-së. Por, Teherani ndodhet nën presion të vazhdueshëm, ndërsa perëndimit po i soset durimi pas më shumë se një viti negociatash të lodhshme.

Me sa duket ka vetëm një çështje kyçe për t'u zgjidhur. Sipas informatave, Irani dëshiron që agjencia bërthamore e OKB-së të tërheqë hetimin e saj mbi origjinën e materialit bërthamor të gjetur në tri lokacione të padeklaruara në Iran.

Teherani, gjithashtu, po përballet me presion të brendshëm, pas disa muajsh protesta mbi një ekonomi të rënduar dhe të gjymtuar nga sanksionet e SHBA-së.

Marrë nga REL

rusi iran

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit