LIVE UPDATES
Bota

"BE duhet të negociojë"/ Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Evropian diskuton pasojat gjeopolitike dhe ekonomike

Pas inaugurimit të presidentit Donald Trump, Parlamenti Evropian po diskuton pasojat gjeopolitike dhe ekonomike. Për këtë temë po diskutohet edhe në institucione të tjera evropiane.

23 Janar 2025, 08:12 Nga B.Z
"BE duhet të negociojë"/ Pas inaugurimit të presidentit
Donald Trump

SHBA - Deri tani nuk ka pasur ndonjë veprim të madh lidhur me raportet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian, edhe pas marrjes së detyrës nga Donald Trump. Gjatë fushatës zgjedhore, Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa të reja prej 10 deri në 20 për qind për importet nga BE.

Në përgjithësi, Evropa nuk luajti një rol të madh në orët e para të mandatit të dytë të Trumpit. Kështu u tha edhe në Parlamentin Evropian gjatë debatit të martën. Megjithatë, në PE ka pasur shumë debate për mënyrën se si duhet të qaset Evropa ndaj presidentit të ri dhe administratës së tij. Trump tha vetëm se donte të balanconte deficitin tregtar me BE-në, përmes ngritjes së tarifave të doganave apo përmes eksporteve më të mëdha të energjisë – si nafta dhe gazi natyror.

Në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyenmbrojti një qasje pragmatike. "Ne do të jemi pragmatikë, por do t'u përmbahemi gjithmonë parimeve tona," tha ajo. Ajo beson se prioriteti kryesor tani është të diskutohen interesat e përbashkëta mes SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar se ata do të jenë të hapur për negociata.

"Strategjitë e dyfishta" në çështjet tregtare

Komisioneri i Tregtisë së BE-së Marosh Shevçoviç theksoi, në një fjalim në Parlamentin Evropian, se BE-ja është tashmë importuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm amerikan. Rreth 50 për qind e gazit LNG në BE, tha ai, vjen nga SHBA. Megjithatë, sipas tij, Bashkimi Evropian është i gatshëm të zgjerojë këtë bashkëpunim strategjik me administratën e re të Trump. "Në të njëjtën kohë ne jemi gjithashtu të gatshëm të mbrojmë interesat tona legjitime nëse është e nevojshme," tha ai.

Kjo qasje është ndoshta ajo që Bernd Lange, kryetar i Komitetit të Tregtisë, e quan një "strategji të dyfishtë". Sipas këtij socialdemokrati, BE-ja duhet të negociojë aty ku është e mundur dhe të mbrohet nga sulmet aty ku është e nevojshme.

Dejvid McAllister, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, theksoi në një intervistë për DW, se Komisioni Evropian është më i përgatitur për mandatin e dytë të Trumpit. Përveç kësaj, këtë herë ata kanë qenë shumë herët në kontakt me qeverinë e re dhe e kanë bërë të qartë se tarifat dhe kundërtarifat doganore do të sjellin një situatë ku të dyja palët janë në humbje, tha ky kristiandemokrat.

Uniteti evropian

Ka një marrëveshje mes europarlamentarëve se duhet të parandalohet një përshkallëzim i konfliktit tregtar me Donald Trumpin. Spanjolli Francisco José Millán Mon thekson se nga një luftë tregtare nuk do të përfitonte askush. Përkundrazi, BE-ja duhet të përpiqet për marrëdhënie tregtare me SHBA-në, thotë ky politikan nga Partia Popullore Evropiane konservatore. Përveç kësaj, beson ai, evropianët duhet të veprojnë së bashku në vend që të përpiqen të gjejnë marrëveshje individuale me Uashingtonin.

Deputetja e të Gjelbërve, Anna Cavazzini, gjithashtu beson se "Evropa e bashkuar" duhet të jetë përgjigja ndaj politikës "Duhet të bëjmë Amerikën prapë të madhe". Cavazzini i bën thirrje Komisionit Evropian të përdorë mundësitë që ka në dispozicion falë Aktit të Shërbimeve Digjitale.

Veçanërisht në kontekstin e afërsisë së Trumpit me Elon Musk, pronar i Platformës X, u tha se edhe kompanitë e mëdha duhet të respektojnë rregullat evropiane. Ligji i Shërbimeve Digjitale parashikon që duhet të merren masa kundër përmbajtjeve që janë në kundërshtim me ligjin, nën kërcënimin e gjobave.

Kritika dhe lëvdata për Donald Trump

Fjalë të qarta për Groenlandën u dëgjuan në Parlamentin Evropian, veçanërisht nga deputetë danezë, si Stine Bosse. Ai vuri në dukje se e ardhmja e Groenlandës mund të përcaktohet vetëm nga vetë groenlandezët. Trump tha se Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për Groenlandën për "sigurinë ndërkombëtare".

Socialdemokrati Vytenis Povilas Andriukaitis kritikoi vendimin e Trump për të pezulluar Marrëveshjen e Parisit për Klimën, duke e quajtur atë "një turp". Deputeti lituanez shpreh keqardhje që Ukraina nuk u përmend në fjalimin hyrës të Trumpit.

Lavdërimet për lëvizjet e para të DonaldTrump në pushtet erdhën kryesisht nga kampi i ekstremit të djathtë. Për shembull, Christine Anderson, një anëtare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), e cila është klasifikuar si ekstremiste e krahut të djathtë nga Zyra Federale Gjermane për Mbrojtjen e Kushtetutës, vlerësoi fjalimin inaugurues të Trump si "një frymë e re freskuese". Ajo tha se Trump po rivendos sigurinë e vendit duke mbyllur kufirin dhe duke deportuar të gjithë emigrantët e paligjshëm.

Në fund të debatit në Parlamentin Evropian, Komisioneri i Tregtisë Shevçoviç shprehu bindjen se nuk ka probleme mes dy partnerëve të ngushtë si SHBA-ja dhe Evropa që nuk mund të zgjidhen në mënyrë miqësore dhe bashkëpunuese./DW

donald trump be

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës