LIVE UPDATES
Bota

BE ka shansin më të mirë për t’i dhënë fund modelit të demokracive jo-liberale në Evropë

Ndërkohë, rikthimi i Fico-s në pushtet në Sllovaki, ngre shqetësime të rëndësishme për 2 arsye kryesore:aspiratën e tij për të kopjuar strategjinë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán për konsolidimin e kontrollit mbi shtetin dhe institucionet e tij kryesore, dhe për shkak të distancimit të mundshëm të Sllovakisë nga politika e saj e jashtme e dikurshme e orientuar nga Perëndimi.

23 Nëntor 2023, 08:35 Nga a.g
BE ka shansin më të mirë për t’i dhënë fund
foto ilustruese

Nga Soňa Muzikárová “Project Syndicate”

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit në Poloni dhe Sllovaki, nënvizojnë trajektoret e ndryshme politike që po ndjekin këto 2 vende. Në Poloni, opozita demokratike fitoi mjaftueshëm vende në parlament për ta rrëzuar nga pushteti partinë gjithnjë e më autoritare Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Ndërsa presidenti polak Andrzej Duda, i dha kryeministrit të PiS Mateusz Morawiecki mundësinë të parit për të formuar qeverinë e re, partitë opozitare kanë njoftuar tashmë arritjen e një marrëveshje për një qeveri koalicioni. Ndërkohë, në Sllovaki, partia e majtë populiste Smer- Demokracia Sociale, e udhëhequr nga ish-kryeministri Robert Fico, arriti një fitore të ngushtë, duke krijuar terrenin për një rikthim të mundshëm të sundimit të tij kleptokratik.

Të dyja proceset zgjedhore, u shoqëruan me një pjesëmarrje shumë të lartë. Në Poloni votuan gati 73 për qind e votuesve me të drejtë vote, që ishte shkalla më e lartë që nga rënia e komunizmit. Pjesëmarrja në zgjedhjet sllovake, 68.5 për qind , ishte më e larta në vend që nga viti 1998.

Nëse Platforma Qytetare e opozitës, e udhëhequr nga ish-kryeministri polak Donald Tusk , do të arrijë të formojë qeverinë e ardhshme të Polonisë, ajo do të përballet me sfidën e frenimit të populizmit në vend, të mishëruar nga një president i zgjedhur nga radhët e PiS.

Për sa i përket politikës së jashtme, qeveria e Tusk do të forconte mbështetjen diplomatike për Ukrainën, dhe do të fokusohej në përmirësimin e lidhjeve me Bashkimin Evropian, veçanërisht me anëtarët kryesorë si Gjermania dhe Franca. Rikthimi i Polonisë në “vathën e demokracive”, do të rehabilitojë imazhin e saj ndërkombëtar, si dhe do të forcojë ndikimin e saj brenda Evropës.

Ndërkohë, rikthimi i Fico-s në pushtet në Sllovaki, ngre shqetësime të rëndësishme për 2 arsye kryesore:aspiratën e tij për të kopjuar strategjinë e kryeministrit hungarez Viktor Orbán për konsolidimin e kontrollit mbi shtetin dhe institucionet e tij kryesore, dhe për shkak të distancimit të mundshëm të Sllovakisë nga politika e saj e jashtme e dikurshme e orientuar nga Perëndimi.

Direktiva e parë e Fico - ndalimi i dërgesave të armëve në Ukrainë - ishte më shumë simbolike sesa me pasoja serioze. Sllovakisë i kishin mbetur pak rezerva armësh dhe municionesh, dhe dërgoi në Ukrainë gjithçka që mundi. Megjithatë, qëndrimi pro-rus i Fico-s sugjeron se qeveria e tij e re do të hezitojë dhe zvarrisë zbatimin e sanksioneve të reja të BE-së kundër Rusisë.

Po ashtu, ajo mund të synojë të rishqyrtojë marrëveshjet ekzistuese të mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, në të dyja rastet, Fico do të duhet të veprojë me kujdes, duke pasur parasysh se Sllovakia mbetet e varur nga fondet e kohezionit të BE-së dhe nga garancitë e sigurisë së NATO-s.

Duke qenë se Fico i fitoi zgjedhjet me një diferencë të vogël, duken të pakta shanset e tij për të përsëritur modelin jo-liberal të Orban. Sepse jo vetëm që partia Fidesz e Orban ka një shumicë parlamentare absolute, por regjimi i tij mbështetet nga vizioni autoritar i një shteti të krishterë nacionalisto-konservator, i mbështetur nga një popullsi relativisht homogjene dhe e bindur.

Ndërsa përtej synimit të tij për pushtet dhe pasurim personal, Fico nuk ka një vizion të qartë për të ardhmen e Sllovakisë. Për më tepër, rikthimi i tij në pushtet sinjalizon kthimin politik të bashkëpunëtorëve të tij famëkeq Robert Kaliňák dhe Tibor Gašpar, që të dy të hetuar për përfshirjen e dyshuar në vrasjen në vitin 2018 të gazetarit investigativ Ján Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kušnírová.

Në deklaratat e tij publike, Fico luhatet shpesh mes të qenit një zëdhënës kundër vaksinave, një papagall pro-Kremlinit dhe një zëdhënës anti-NATO dhe anti-amerikan. Pra çfarëdolloj pozicioni ekstrem për të tërhequr bazën e tij të votuesve të hidhëruar dhe të armiqësuar.

Por veprimet e tij e tradhtojnë shpesh respektin që ai pretendon se ka për BE-në dhe NATO-n. Gjatë mandatit të tij si kryeministër, Sllovakia u integrua më ngushtë me pjesën tjetër të Evropës, duke iu bashkuar zonës Shengen në vitin 2007 dhe eurozonës në vitin 2009.

Madje Fico loboi që vendi të anëtarësohej në “ bërthamën e BE-së”, duke e vendosur atë në kontrast me pozicionet më euroskeptike të fqinjëve të saj lindorë. Në raste të tjera përpara rizgjedhjes së tij, veprimet e tij kanë devijuar nga deklaratat e tij publike.

Për shembull, kur ai bënte vazhdimisht thirrje për heqjen e sanksioneve energjetike, financiare dhe të mbrojtjes që vendosi BE ndaj Rusisë pasi kjo e fundit aneksoi Krimenë, vetëm për t’i mbështetur ato në heshtje në forumet e BE-së. Zgjedhjet në Poloni dhe Sllovaki, ofrojnë leksione shumë të vlefshme për lëvizjet pro-demokratike që sfidojnë regjimet populiste në mbarë Evropën.

Përvoja e Polonisë tregon efektivitetin e bashkimit të një koalicioni të larmishëm forcash demokratike - progresistë, të majtë, teknokratë, tradicionalistë dhe konservatorë - rreth një kauze të përbashkët. Duke u fokusuar tek përqendrimi i të gjitha pushteteve tek PiS, sulmet e kësaj partie ndaj gjyqësorit dhe medias, dhe goditjen ndaj të drejtave civile, opozita ishte në gjendje të ilustronte më së miri rrezikun e erozionit të shpejtë të demokracisë polake.

Ndërsa PiS i manipuloi ligjet zgjedhore, zhvaste kompanitë shtetërore për të siguruar fondet e fushatës, madje i ktheu shpinën Ukrainës vetëm për të fituar një farë avantazhi elektoral, aleanca e udhëhequr nga Platforma Qytetare arriti të linte mënjanë dallimet e saj, në një përpjekje për të barazuar shanset në fushën e lojës.

Në fund, strategjia e saj rezultoi të ishte e suksesshme. Çështja kryesore që buron nga zgjedhjet e Sllovakisë ka pak të bëjë me vetë Fico-n. Ndërsa liberalët pro-demokratë të udhëhequr nga Michal Šimečka, arritën një rezultat shumë të mirë në qendrat e mëdha urbane si Bratislava dhe Košice, dhe midis emigrantëve sllovakë, mesazhi i tyre nuk arriti të rezononte me pjesën tjetër të vendit, sidomos në zonat rurale, tek qytetarët e moshuar dhe tek ata që ndiheshin të braktisur nga establishmenti politik.

Nëse politikanët e qendrës nuk i trajtojnë shqetësimet e këtyre grupeve, votuesit e pakënaqur do të mbeten më të prekshëm ndaj fushatave të dezinformimit dhe joshjes nga populizmi dhe liderët populistë. Pas refuzimit të anti-liberalizmit nga Polonia, Sllovakia e Fico-s është bërë aleatja më e afërt e Hungarisë në BE.

Por ndërsa aleanca sllovako-hungareze, mund të paraqesë disa sfida për BE-në dhe NATO-n, fuqia e koalicionit jo-liberal dhe aftësia e tij për të nxitur përçarje brenda Evropës është zvogëluar ndjeshëm pa Poloninë. Një nga arsyet, është se ndërsa qeveria e Orban shpreson tek afrimi i dy vendeve për çështje strategjike, si mbështetja për Ukrainën, migracioni apo energjia bërthamore, ai nuk i beson Fico-s njëlloj siç i besonte liderit të PiS Jarosłaë Kaczyński, aleatit të tij më të ngushtë.

Për shkak të pezullimit nga socialistët evropianë të Smer-Demokracia Sociale nga radhët e saj, Fico nuk do të humbasë kapitalin e çmuar politik në aleanca që mund ta dëmtojnë pozitën e tij. Nëse do të ketë marrëveshje, ato do të priren të bëhen me dyer të mbyllura.

Në kushtet kur qeveritë jo-liberale të Evropës ndodhen në një gjendje më të dobësuar,

BE-ja duhet të përmbushë premtimin e saj për t’i goditur dhe rrëzuar sa më parë ato. Burimet financiare të bllokut i japin asaj një fuqi të konsiderueshme. Dhe ajo duhet ta përdorë këtë levë për të mbështetur demokracinë përderisa e ka ende këtë shans.

Shënim:Soňa Muzikárová, anëtare e think-tankut “Atlantic Council”, ish-këshilltare në Ministrinë e Jashtme të Sllovakisë.

bashkimi europian poloni sllovaki

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë