Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.
GREQI- Një zjarr masiv ka përfshirë Greqinë pasditen e së premtes në një zonë të përzier pyjore në Atikë. Gjithashtu banorët u paralajmëruan të jenë në gatishmëri për evakuim në drejtim të Glyfadës. Sipas zjarrfikësve, zjarri ka rënë pranë banesave. Mediat greke bëjn të ditur se një person ka humbur jetën të premten pasi zjarre pyjore goditën Greqinë.
55-vjeçari mori plagë të rënda në rajonin e Ilia në gadishullin e Peloponezit dhe vdiq në spital. Ndërkohë rreth 120 zjarrfikës, janë dërguan për të shuar zjarret pyjore në rajonin e Akaisë, të cilat u përhapën me shpejtësi në zonën e afërt të Ilia duke dale jashtë kontrollit.
Në një njoftim të fundit, policia tha se rihapi rrugën Athinë-Sunion për trafikun midis rrugës ”Elektras” dhe rrugës ”Minoos”, të cilën e kishin mbyllur për shkak të zjarrit. Zjarret ende të ndezura ka në Arcadia dhe Argolida. Përforcime u dërguan për të luftuar zjarret pranë Megalopoli në Arcadia dhe në Lyrkeia në Argolida, të cilat vazhduan të shtohen pasditen e së premtes. Në një prononcim, zëvendësguvernatori i Rajonit të Peloponezit, Christos Lambropulos tha se zjarri ka dëmtuar shumë ndërtesa.
"Të gjitha forcat po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për t’i shuar flakët të cilat favorizohen nga era”, tha zëdhënësi i brigadës greke të zjarrfikësve Vasilis Vathrakogiannis, ndërsa 45 vatra zjarri ishin aktive brenda pak orësh.
Televizionet greke shfaqen pamjet e një banese e cila ishte totalisht e shkrumbuar. Forcat e mbrojtjes civile kanë qenë në gatishmëri pasi rreziku i zjarreve mbetet i lartë për ditën e sotme, tha Vathrakogiannis në një konferencë për mediat.
“Një zjarr pyjor që kërcënoi për një kohë të shkurtër shtëpitë në një qytet bregdetar afër Athinës u vu nen kontroll të premten”, njoftoi brigada e zjarrfikësve.
Zjarret e fuqishme janë të zakonshme në vendin fqinj, por ato janë bërë më shkatërruese pasi sezonet verore janë bërë më të nxehta, më të thata dhe me erëra te forta, gjë që shkencëtarët e lidhin me ndryshimet klimatike. Banorëve të disa fshatrave në zonat e prekura nga zjarri iu kërkua të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa disa përdorën kova të vogla për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Foto ilustruese GJERMANI- Në shumicën e landeve gjermane, procedurat gjyqësore për azil zgjasin shumë. Çfarë duhet b&e...
Pelegrinazhi ARABI SAUDITE- Qindra njerëz mendohet se kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite – sh...
Jens Stoltenberg QIPRO- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu referua kërcënimeve të fundit të Hezbollahut ...
Vuçiç dhe Kurti BRUKSEL- Në prag të takimit të kryeministrit, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vu&cc...
Foto ilustruese GAZA- Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka thënë se zyrat e tij në Gazë janë dëmtuar prej ...
UKRAINË- Negociatat e pranimit të Ukrainës dhe Moldavisë në BE pritet të fillojnë javën e ardhshme. Megjithatë, k...
Foto ilustruese MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë...
Barcelona SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në v...
Foto ilustruese GJERMANI- Konferenca e kryeministrave të landeve: Dëbime më të shpejta, procedura të përshpejtuara azil jasht...
Sulmi AUSTRALI- Një vajze dyvjeçare u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugo...