Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).
MAQEDONI- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do të mbajë të shtunën seancën për votimin e Qeverisë së re, që do të drejtohet nga Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO DPMNE-së, partisë e cila fitoi zgjedhjet e rregullta parlamentare që u mbajtën më 8 maj.
Qeveria e re do t’i ketë 24 ministri, apo katër më shumë sesa përbërja e deritashme, ndërsa pjesë e saj, përveç VMRO DPMNE-së, do të jetë koalicioni VLEN, që e përbëjnë katër parti shqiptare dhe partia ZNAM, të cilën e përbëjnë ish-anëtar të Lidhjes Socialdemokrate (LSDM).
Këto parti kanë një shumicë parlamentare prej 78 deputetëve nga 120, sa numëron gjithsej Kuvendi. Për zgjedhjen e Qeverisë së re duhet të votojnë 61 deputetë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, debati nuk mund të zgjasë më shumë se dy ditë.
Në fjalimin para deputetëve, i nominuari për kryeministër, Hristijan Mickoski do të prezantojë ministrat e kabinetit qeveritar dhe programin e punës. Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe integrimi evropian i vendit, do të jenë prioritetet kryesore të punës së Qeverisë, sipas Mickoskit.
VMRO DPMNE-ja, ka garuar në zgjedhje me atë që njihet si programi #1198 - si referencë për numrin e projekteve në sfera të ndryshme që tani janë pjesë e programit të punës. Edhe partitë shqiptare të koalicionit VLEN, që do të jenë pjesë e Qeverisë së re, janë zotuar se do të kenë një qasje të ndryshme nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e cila ishte në pushtet që nga viti 2002.
Izet Mexheti, i cili në Qeverinë e re do të jetë zëvendëskryeministër i parë, ka thënë se “puna dhe jo demagogjia” do të jenë parimet mbi të cilat do të angazhohen ministrat shqiptarë në Qeveri. VMRO DPMNE-ja, dhe partnerët e saj të koalicionit “Maqedonia Ime”, do të kenë numrin më të madh të ministrive, gjithsej 16.
Ministër i Punëve të Brendshme është propozuar, Pançe Toshkoski ndërsa i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë pritet të drejtohet nga Timço Mucunski, ndërsa Ministria e Transportit nga Aleksandar Nikollovski, i cili është propozuar edhe për zëvendëskryeministër.
Ministrinë e Financave do ta udhëheqë Gordana Dimitrieska-Koçoska, ndërsa të Energjetikës, Sanja Bozhinovska, dhe të Arsimit, Vesna Janevska. Ivan Stoilkoviq nga Partia Demokratike Serbe do të drejtojë Ministrinë për Marrëdhënie mes Bashkësive Etnike.
Caktimi i Stoilkoviqit për ministër ka nxitur reagime të shumta pasi Stoilkoviq konsiderohet i afërt me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentin e Republikës Sërpska të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodikun, si dhe kultivon marrëdhënie të mira me Rusinë.
Koalicioni VLEN, që përbëhet nga katër parti shqiptare, në Qeverinë e re do të drejtojë gjashtë ministri. Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Ekologjisë pritet të jetë Izet Mexhiti. Besar Durmishi do të drejtojë Ministritë e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, ndërsa Fatmir Limani, Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës.
Arben Taravari është propozuar për ministër të Shëndetësisë, ndërsa Arben Fetai për zëvendëskryeministër. Orhan Murtezani pritet të drejtojë Ministrinë e re për Eurointegrime. Pjesëmarrja e koalicionit VLEN në Qeveri, për Bashkimin Demokratik për Integrim është jolegjitime, pasi BDI-ja, e cila drejton Frontin Evropian, thotë se opozita e deritanishme shqiptare ka humbur zgjedhjet më 8 maj, andaj edhe nuk mund t’i përfaqësojë shqiptarët.
BDI-ja pretendon se VLEN-i i ka “dëmtuar interesat shqiptare” duke pranuar rolin e “vasalit” në Qeverinë e Mickoskit. Por, nga koalicioni VLEN thonë se BDI-ja në zgjedhje ka marrë vota nga të gjitha bashkësitë etnike me të cilat ishte në koalicion, andaj edhe nuk mund të pretendojë në legjitimitetin e votës shqiptare. BDI-ja ishte pjesë e Qeverive të Maqedonisë së Veriut, qoftë me VMRO DPMNE-në apo LSDM-në, që nga viti 2002.
Marre nga REL
Barcelona SPANJË- Barcelona ka njoftuar se do të ndalojë marrjen me qira të apartamenteve për turistët deri në v...
Foto ilustruese GJERMANI- Konferenca e kryeministrave të landeve: Dëbime më të shpejta, procedura të përshpejtuara azil jasht...
Sulmi AUSTRALI- Një vajze dyvjeçare u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugo...
Foto ilustruese GJERMANI- Dhuruesit e gjakut janë të nevojshëm dhe të kërkuar. Por është jetike që secili ta dij&eu...
Foto ilustruese FILIPINE- Filipinet thanë se nuk morën në konsideratë aktivizimin e një traktati të vitit 1951 të mbrojt...
Foto ilustruese KOSOVË- Qeveria e Kosovës po bën përpjekje të adresojë çështjen e femicidit në Kosovë m...
Trump SHBA- Avokatët e zotit Donald Trump, në çështjen e ngritur kundër tij për mbajtjen e dokumenteve sekrete, argumentuan...
Elisa Spiropali TIRANË- Ministrja për Parlamentin Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me pë...
UKRAINË- Ushtria e Ukrainës lejohet t’i përdorë raketat amerikane me rreze të gjata veprimi për t’i goditur caqet m&...
Kaspersky SHBA- Kompania që operon në fushën e sigurisë kibernetike “Kaspersky” mohoi të premten se përbënte...