18 Korrik 2023, 09:20
Nga k.m.
Foto ilustruese
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguarin e Papa Françeskut në kuadër të nismave paqësore dhe humanitare të Selisë së Shenjtë për Ukrainën. Në krye të agjendës së takimit të tyre të martën është situata e fëmijëve ukrainas që u dërguan në Rusi, njoftuan Shtëpia e Bardhë dhe Vatikani. Kardinali Matteo Zuppi do të qëndrojë në Uashington deri të mërkurën. Para kësaj, ai ishte në një mision në Moskë, pastaj në Kiev, ku u takua edhe me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre konfirmoi se Biden do të takohet me Zuppin të martën për të "diskutuar vuajtjet e shkaktuara nga lufta brutale e Rusisë në Ukrainë". Jean-Pierre tha gjithashtu se "përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe Selisë së Shenjtë për të ofruar ndihmë humanitare për të prekurit, si dhe fokusi i Selisë së Shenjtë në riatdhesimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë nga zyrtarët rusë", do të diskutohen.
Zuppi është një veteran i nismave paqësore të Kishës Katolike dhe u ngarkua nga Papa Françesku për të gjetur "shtigje të paqes" midis Rusisë dhe Ukrainës. Në Moskë, Zuppi u takua me Maria Lvova-Belova, komisionerja ruse për të drejtat e fëmijëve, si dhe patriarkun Kirill, kreun e Kishës Ortodokse Ruse që mbështet fuqishëm luftën.
Françesku pranoi kërkesën e Ukrainës për të ndërhyrë kudo që të jetë e mundur në mënyrë që fëmijët ukrainas që u dërguan në Rusi pas pushtimit të Moskës, të kthehen në Ukrainë.
Në fund të marsit, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi një urdhërarrestim për Lvova-Belovan dhe presidentin rus Vladimir Putin, duke i akuzuar ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Françesku tha se shpreson se Selia e Shenjtë mund të lehtësojë bashkimin e familjeve, në të njëjtën mënyrë që Vatikani ka lehtësuar shkëmbimin e të burgosurve.
Papa ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për t'i dhënë fund luftës, por nuk ka kritikuar hapur Moskën, pjesë e traditës së Vatikanit për të ruajtur neutralitetin diplomatik në konflikte me shpresën se mund të luajë një rol në arritjen e paqes.
Papa tha se Ukraina ka të drejtë për vetëmbrojtje, por kritikoi ashpër industrinë ushtarake, duke thënë se furnizimi i Ukrainës me armë nga Perëndimi është i pamoralshëm “nëse bëhet me qëllimin për të provokuar më shumë luftë ose për të shitur armë". Françesku u takua me Biden, i cili është katolik, në Vatikan në vitin 2021 dhe më parë në vitin 2015 gjatë vizitës papale në SHBA./REL
matteo zuppi joe biden
Bota
18 Korrik 2023, 09:06
I.A
Foto ilustruese
RUSI- Falë marrëveshjes që garantonte lundrimin e anijeve të transportit përmes Detit të Zi, Ukraina ka ekspo...
Bota
18 Korrik 2023, 08:47
f.i
foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Sulme seksuale, ngacmime dhe racizëm është pretenduar nga më shumë se 100 punëtor&...
Bota
18 Korrik 2023, 08:23
f.i
foto ilustruese
UKRAINË- Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, që...
Bota
18 Korrik 2023, 08:23
I.A
Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëvesh...
Bota
18 Korrik 2023, 08:21
I.A
Foto ilustruese
GJERMANI- Mbi 970 banka ushqimore në Gjermani ndihmojnë ata që kanë pak. Kush dëshmon që është...
Bota
18 Korrik 2023, 08:03
I.A
META
NORVEGJI- Agjencia norvegjeze e mbrojtjes së të dhënave tha të hënën se do të ndalojë kompaninë Meta, e c...
Bota
18 Korrik 2023, 07:56
I.A
Ushtare ruse
RUSI- Një ushtar rus i dënuar për mosbindje ishte në mesin e një grupi rekrutësh që i akuzuan eprorët ...
Bota
17 Korrik 2023, 22:25
a.l
Autobus
ÇEKI- Një aksident i rëndëështë raportuar në Çeki. Dy autobusë janë përplasur në nj...
Bota
17 Korrik 2023, 21:46
a.l
Jens Stoltenberg
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg dënoi vendimin e Rusisë për t’u tërhequr nga marrëveshja e grurit të...
Bota
17 Korrik 2023, 21:08
a.l
Foto ilustruese
Mediat serbe kanë publikuar një listë të 14 zyrtarëve e biznesmenëve të sanksionuar nga SHBA. Vendosja e...