LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh? Varfëria në Gjermani, bankat ushqimore në limite

Bankat ushqimore në nevojë: çmime gjithnjë në rritje, gjithnjë e më shumë refugjatë lufte dhe gjithnjë e më pak donacione.

18 Korrik 2023, 08:21 Nga I.A
Çfarë po ndodh? Varfëria në Gjermani, bankat ushqimore
Foto ilustruese

GJERMANI- Mbi 970 banka ushqimore në Gjermani ndihmojnë ata që kanë pak. Kush dëshmon që është në nevojë, mund të marrë ushqime nga organizatat bamirëse. Por gjithnjë e më pak kompani dhurojnë për bankat ushqimore, ndërkohë që kërkesa për ushqime sa vjen e rritet. Shkak është inflacioni i lartë, dhe numri i lartë i refugjatëve të ardhur nga Ukraina. Bankat ushqimore tani kërkojnë ndihmë nga shteti.

Shumë të varfër nuk mund ta përballojnë më jetesën gjithë e më të shtrenjtë. Kështu për shembull, në lagjen Köpenick të Berlinit. Edhe në pikun e vapës, me mbi 30 gradë celsius, njerëzit rrinë e presin në radhë në diell, në një nga ndërtesat e klubit futbollistik 1st FC Union. 

Denise Lauer ka ardhur për herë të parë. Ajo heziton paksa teksa hyn me ndrojtje. “Kam dashur ta provoj, por nuk guxoja”, rrëfen nëna e vetme. “Është bërë gjithnjë e më e vështirë për mua dhe djalin që t'ia dalim mbanë për shkak të çmimeve të larta”.  Sot ajo e gjeti kurajën të vinte. Një shportë me ushqime kushton 1,5 euro. 

Sipas Zyrës Federale të Statistikave, çmimet e ushqimeve janë rritur me pothuajse 15 për qind krahasuar me vitin e mëprashëm; Inflacioni është rritur me 7.3 për qind.

Që nga lufta kundër Ukrainës, gjithçka ka ndryshuar për bankat ushqimore

Që nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, një në çdo pesë banka ushqimore përballet me dyfishimin e numrit të klientëve, raportoi së fundmi Shoqata e Bankës Gjermane të Ushqimit. Carol Seele, kryetari i nderit të degës në Berlin-Koepenick, tha për DW se "para luftës vinin për të marrë ushqim maksimumi 340 vetë, ndërsa tani ka mbi 500. Për të marrë ushqime në bankën e ushqimeve, duhet të vërtetosh që je në nevojë.

Tetiana Kudina është një refugjate nga Ukraina. Një djalë dhe një burrë i saj kanë mbetur në Kiev. Ajo vjen në bankën e ushqimit çdo të martë me djalin e saj më të vogël. "Kështu kursej shumë para," thotë ajo. Ajo takon aty edhe  gjermanë dhe ukrainas, me të cilët mund të shkëmbejë dy fjale: "Kështu e heq mendjen”

Berliner Tafel, banka e parë ushqimore e Berlinit, u themelua në vitin 1993 nga disa gra. Sot bankat ushqimore ndihmojnë mbi dymilonë njerëz. Shoqatat vendore financohen me dhurata: në para, ose në ushqime. Ato ndihmohen nga kompani të mëdha lëndësh ushqimore si Rewe, Lidl ose Aldi. Supermarketet e tyre i dhurojnë ushqimet e tepërta, ose që kanë ndonjë të metë të vogël, të cilat ishin destinuar për t’u hedhur.  

Banka ushqimore - për njerëzit e varfër në Gjermaninë e pasur

Bankat ushqimore duan të ndihmojnë njerëzit në nevojë. Një person konsiderohet i varfër nëse ka më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare neto, përafërsisht 1300 euro në muaj. Rreth 13 milionë njerëz konsiderohen të varfër në Gjermani.

Por donacionet ushqimore kanë rënë, ankohet Shoqata Federale e Bankave Ushqimore e pyetur nga DW. Sipas Andreas Steppuhn, kryetari i sapozgjedhur i Shoqatës Federale të Bankave Ushqimore, ka disa arsye për këtë: "Njëra nga arësyet  është se supermarketet përpiqen të mos kenë aq shumë ushqim të mbetur në fund të ditës. Ne e mirëpresim këtë në parim, sepse gjithmonë mendojmë se është mirë kur mbeturinat ushqimore minimizohen. Por kjo shkon në dëm të bankave ushqimore, të cilat  aktualisht kanë nevojë për më shumërewe donacione ushqimore për të menaxhuar rritjen e numrit të klientëve. Përveç kësaj, ka një ndërgjegjësim më të madh midis korporatave dhe klientëve se ushqimi nuk duhet të shpërdorohet.

Kryetari i ri i bankës ushqimore, Steppuhn, i sheh bankat ushqimore të pavarura nga shteti në vështirësi: "Politika duhet të na siguroje disa fonde bazë për te mbuluar nevojat", thotë ai. Deri tani, megjithatë, nuk duket  se kjo ide mbështetet nga shteti. Përsa është kështu, bankat ushqimore do të mbeten në dorë të donacioneve që grumbullojnë me mundim rreth 60 mijë vullnetarët e angazhuar në to. Denisa Lauer thotë se do të vijë sërish të blejë në bankën e Köpenick-ut. Për të është një ndihmë e madhe në kohë të vështira.

Marrë nga DW

varfëria në gjermani

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen