LIVE UPDATES
Bota

Biden dhe Netanyahu mohojnë se Uashingtoni po i bën trysni Izraelit për armëpushim

Luftimet e ditëve të fundit kanë qenë ndër më të ashprat që prej sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

24 Dhjetor 2023, 18:22 Nga r.ll
Biden dhe Netanyahu mohojnë se Uashingtoni po i bën trysni Izraelit
benjamin netanyahu, joe biden

IZRAEL- Vendlindja biblike e Jezusit këtë vit, ndryshe nga vitet e mëparshme, duket si një qytet fantazmë në prag të Krishtlindjeve, pasi festimet në Betlehem janë anuluar për shkak të luftës Izrael-Hamas. Ndërsa kleri katolik në Vatikan dhe Betlehem janë lutur për vendet që janë të përfshira në luftë në mbarë botën, operacionet e Izraelit kundër Hamasit kanë vazhduar me intesitet të plotë, ndërsa janë raportuar shkëmbime zjarri edhe në kufirin mes Izraelit dhe Libanit.

Numri i viktimave po rritet ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar për shtimin e numrit të ushtarëve të saj që janë vrarë gjatë luftimeve në këtë fundjavë. Më shumë se dhjetë ushtarë izraelitë janë vrarë në Gazë gjatë fundjavës, njoftoi ushtria izraelite të dielën. Luftimet e ditëve të fundit kanë qenë ndër më të ashprat që prej sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor.

Në tërësi, Izraeli thotë se ka humbur 154 që nga fillimi i kundërpërgjigjes ushtarake ndaj Hamasit në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të Hamasit, që nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, deri më tani janë vrarë mbi 20 mijë palestinezë në sulmet ajrore dhe operacionin tokësor të Izraelit.

Shtëllunga tymi janë parë mbi Rripin e Gazës edhe të dielën ndërsa Izraeli po bën përpjekje që të marrë kontrollin e pjesës veriore të territorit. Tym i dendur nga luftimet mbuloi qiellin në kufirin mes Izraelit dhe Libanit të dielën në mëngjes, ndërsa mund të dëgjoheshin shpërthimet nga pala izraelite.

Hezbollahu i mbështetur nga Irani ka goditur objektiva izraelite në kufi që nga 7 tetori, duke rritur rrezikun për përfshirjen e plotë në luftë të Hezbollahut dhe grupeve të tjera të lidhura me Iranin në të gjithë Lindjen e Mesme. Izraeli thotë se ka humbur tetë ushtarë dhe katër civilë nga shkëmbimet e zjarrit me Hezbollahun.

Presidenti Joe Biden dhe kryeministri i Izraelit Bejnamin Netanyahu e kanë mohuar artikullin e gazetës amerikane"Wall Street Journal” se presidenti amerikan i ka bërë trysni Izraelit që ta pranojë armëpushimin në Gazë dhe të mos sulmojë Hezbollahun, pasi ekziston rreziku që grupi militant libanez të kryejë një sulm të ngjashëm me atë të Hamasit më 7 tetor ndaj Izraelit.

“Zhvillova një bisedë të gjatë me Netanyahun. Ishte një bisedë private, por nuk i kërkova armëpushim”, tha Presidenti Biden për gazetarët ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për në vendpushimin presidencial Camp David.

Kryeministri Netanyahu, gjatë takimit javor të kabinetit të dielën, gjithashtu e mohoi se Presidenti Biden i bëri trysni për operacionet ushtarake .

“Kam folur të shtunën në mbrëmje me Presidentin Biden. Unë kam parë publikime të rreme që pretendojnë se SHBA-të po na pengojnë në operacionet në terren; kjo nuk është e vërtetë. Izraeli është një shtet sovran. Vendimet tona mbështeten tek vlerësimet tona operacionale. Operacioni ynë nuk diktohet nga trysnitë e jashtme”, tha zoti Netanyahu.

Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar Teheranin se është ‘thellësisht i përfshirë’ në planifikimin e operacioneve të grupit militant jemenas, Houthi për t’u përfshirë në luftën Izrael – Hamas dhe po i mbështet grupet që sulmojnë bazat amerikane në Lindjen e Mesme. Por ministri i jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, i mohoi akuzat e Uashingtonit.

“Në një moment, amerikanët na kërkuan që ta këshillojmë Jemenin që të mos veprojë kundër amerikanëve dhe madje edhe kundër regjimit izraelit. Ne u thamë se Jemeni ka vendosur vet se si duan të ndërhyjnë në çështjen e Gazës. Ne nuk i kemi urdhëruar kurrë që të bëjnë gjë, por gjithashtu nuk do t'i urdhërojmë kurrë që të ndalojnë sulmet e tyre”, tha kryediplomati iranian.

Luftimet në Lindjen e Mesme dhe numri në rritje i viktimave kanë bërë që Krishtlindjet këtë vit të priten pa atmosferë festive në Betlehem, vendin e lindjes së Jezusit. Të krishterët përbëjnë rreth 2% të popullsisë në të gjithë Izraelin dhe territoret e pushtuara palestineze, sipas një fushate të organizuar nga krerët e kishave në Jerusalem.

“Është një Krishtlindje shumë e trishtueshme pa atmosferë feste sepse jemi në luftë. Ne jemi këtu për t'u lutur, jo vetëm për armëpushim. Ne duhet t’i ndalojmë këto armiqësi. Mesazhi i Krishtlindjes nuk është dhuna, është paqja”, thotë patriarku i Jerusalemit, Pierbattista Pizzaballa.

Të dielën në Vatikan Papa Fraçesku u lut për njerëzit që vuajnë nga lufta.

“Ne jemi pranë vëllezërve dhe motrave tona që vuajnë nga lufta. Ne mendojmë për Palestinën, Izraelin, Ukrainën. Mendojmë edhe për ata që vuajnë nga mjerimi, uria, skllavëria”, tha Papa Françesku. Më vonë në mbrëmje, Papa do të mbajë meshën e Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit./VOA

benjamin netanyahu joe biden lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen