Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu Biden e ka vlerësuar përkrahjen e demokratëve pas vendimit të tij për tu larguar, por ka pasur anëtarë të caktuar të partisë që në mënyrë më aktive u përpoqën ta largonin atë nga gara.
SHBA- Presidenti Joe Biden është ende i zemëruar nga fakti se u detyrua të braktisë fushatën e tij të rizgjedhjes më shumë se tre javë më parë dhe u ka bërë të qartë njerëzve të afërt se ai ishte veçanërisht i pakënaqur me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, me të cilën nuk ka folur që nga vendimi i tij për të hequr dorë nga kandidatura e tij.
Gjithashtu Biden e ka vlerësuar përkrahjen e demokratëve pas vendimit të tij për tu larguar, por ka pasur anëtarë të caktuar të partisë që në mënyrë më aktive u përpoqën ta largonin atë nga gara. Procesi që e çoi atë në tërheqjen nga fushata e la presidentin mes dy ndjenjave, të zemëruar dhe të lehtësuar, sipas njerëzve të afërt, të cilët thonë se Biden është ende duke u marrë me arsyet që çuan në largimin e tij, edhe pse ai beson fuqishëm se bëri zgjedhjen e duhur.
Një burim tjetër i njohur me këtë çështje tha se Biden ishte i pakënaqur në atë kohë. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Andrew Bates, kundërshtoi faktin se Biden ishte i zemëruar me Pelosin, duke thënë se vëmendja e presidentit është te e ardhmja, jo e shkuara. Biden e ka zhvendosur vëmendjen te trashëgimtarja e tij, pa pasur nevojë të zhvillojë një fushatë kundër ish-presidentit Donald Trump, ndaj të cilit konkurron zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris.
Presidenti u ka thënë njerëzve se është krenar si për mënyrën se si Harris u ngrit në këtë rast për ta zëvendësuar atë dhe se si mori mbështetjen e demokratëve. Thuhet se Biden mund të përpiqet të ndihmojë në krijimin e koalicioneve me të cilët ai gëzonte popullaritet me Harris, midis punëtorëve të sindikatave, qytetarëve të moshuar dhe amerikanëve ruralë.
Premtimi i Biden për të ndihmuar Harrisin të fitojë është i vërtetë, sipas njerëzve me të cilët ai ka folur, jo pak sepse ai e konsideron suksesin e saj si një pjesë kyçe të trashëgimisë së tij. Në Shtëpinë e Bardhë ka një kuptim të thellë se kjo trashëgimi është e lidhur thelbësisht me suksesin e Harris.
fotot ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë Egjipti dhe Katari po shtojnë përpjekjet pë...
pamje nga vendngjarja AUSTRALI- Një person në Australi teksa po tentonte ti vinte flakën një berberhane u përfshi nga flakët ...
Donald Trump dhe Kamala Harris SHBA- Stuhia po godet sërish zgjedhjet presidenciale në SHBA. Elon Musk, një nga mbështetësit m&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) tha të enjten se në vend nuk k...
Foto ilustruese AFGANISTAN- Të paktën 1.4 milion vajzave në Afganistan u është mohuar qasja në arsimin e mesëm që k...
Kamala Harris “Ajo ka të qeshurën e një të çmendure.” Donald Trump nuk lodhet së denigruari rivalen e tij,&nbs...
Foto ilustruese GJERMANI- Aktivistët e "Brezi i fundit" kanë penguar masivisht trafikun ajror në Gjermani të enjten në mëngje...
fotot ilustruese RUSI- Zyrtarët në rajonin Kursk të Rusisë kanë urdhëruar të enjten evakuimin e detyrueshëm të...
Foto ilustruese IRANI- Irani është duke ia zënë frymën gjithë botës, prej kur është zotuar se do të sulmo...
Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Kosova duhet të sigurohet që ura në veri ...