All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e “dështimit” të Rusisë

Rezultatet fillestare tregojnë se presidentja properëndimore Sandu e ka fituar mandatin e dytë.

4 Nëntor 2024, 18:42 Nga M.B
Biden: Rizgjidhja e presidentes proevropiane në Moldavi, dëshmi e
Presidentja moldaviane, Maia Sandu, flet në Kishinjev mëngjesin e 4 nëntorit, pasi fitoi balotazhin e zgjedhjeve presidenciale.
All - Paragraf - 1

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka uruar të hënën presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, për triumfin në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe theksoi se përpjekjet e Rusisë për ta minuar procesin zgjedhur dështuan. Rezultatet fillestare tregojnë se presidentja properëndimore Sandu e ka fituar mandatin e dytë.

Pas numërimit të të gjitha votave, Komisioni Qendror Zgjedhor i Moldavisë (KQZ) theksoi se Sandu i ka fituar 55.33 për qind të votave, ndërsa kundërshtari i saj prorus, Alexandr Stoianoglo, fitoi 44.67 për qind të votave. Fitorja e Sandut ishte lehtësim për partnerët perëndimorë të Moldavisë, të cilët menjëherë e cilësuan atë si dëshmi se demokracia mund të triumfojë kundër ndërhyrjes ruse.

“E uroj Maia Sandun në rizgjedhjen e saj historike si presidente e Moldavisë. Për muaj të tërë, Rusia ka kërkuar t’i minojë institucionet demokratike të Moldavisë dhe procesin zgjedhor. Por, Rusia dështoi”, tha Biden në një komunikatë.

“Populli moldavian e ka ushtruar të drejtën demokratike për ta zgjedhur të ardhmen e vet dhe ka zgjedhur ta ndjekë një rrugë të lidhur me Evropën dhe demokracitë e tjera”, shtoi ai.

Gjatë mandatit të parë të Sandut, Moldavia e siguroi më 2022 statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, dhe i hapi bisedimet për anëtarësim në fillim të këtij viti, pasi u rreshtua përkrah fqinjit të vet lindor, Ukrainës, pasi Rusia e nisi pushtimin e saj më 2022, si dhe iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Moskës. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se rezultati i zgjedhjeve ndihmon në forcimin e rrugës së Moldavisë drejt integrimit euro-atlantik.

“Urime e dashura Maia Sandu për fitoren sonte. Nevojitet një lloj i rrallë i forcës për t’i tejkaluar sfidat me të cilat jeni përballur në këto zgjedhje”, shkroi von der Leyen në X.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti fitoren e Sandut përmes një mesazhi në X, duke thënë se moldavianët e kanë bërë “një zgjedhje të qartë” drejt integrimit perëndimor. Pak pas mesnatës më 4 nëntor, kur u bë e qartë se epërsia e saj, e rritur nga votat e diasporës, ishte e pathyeshme, Sandu plot hare iu tha mbështetësve të vet: “Moldavi, ju jeni fituese!”

“Sot, të dashur moldavianë, ju keni dhënë një mësim në demokraci, i cili ia vlen të shkruhet në librat e historisë. Sot, ju e keni shpëtuar Moldavinë!” shtoi ajo.

Stoianoglo, ish-prokuror i përgjithshëm i mbështetur nga Partia Socialiste proruse, u bëri thirrje mbështetësve të jenë të qetë, pasi epërsia e tij fillestare u ngushtua derisa po numëroheshin votat nga qytetet e mëdha dhe nga diaspora perëndimore e Moldavisë. Megjithatë, socialistët më vonë e lëshuan një komunikate duke thënë se nuk e njohin fitoren e Sandut, sepse ajo bazohej në votat nga jashtë./ REL

shba

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!