Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përpara takimeve në Abu Dhabi, si zyrtarët rusë ashtu edhe ata ukrainas aluduan se ka shenja optimizmi për dhënien fund të luftës, që Rusia e nisi ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, që deri më tani ka vrarë ose plagosur afër 2 milionë vetë në Ukrainë dhe Rusi.
Zyrtarët rusë dhe ukrainas përfunduan ditën e dytë të bisedimeve për paqe të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara, duke njoftuar një këmbim të ri të të burgosurve të luftës, por pa arritur ndonjë përparim tjetër në përpjekjet për të ndalur luftën e Moskës ndaj Ukrainës.
Përpara takimeve në Abu Dhabi, si zyrtarët rusë ashtu edhe ata ukrainas aluduan se ka shenja optimizmi për dhënien fund të luftës, që Rusia e nisi ndaj Ukrainës më 24 shkurt 2022, që deri më tani ka vrarë ose plagosur afër 2 milionë vetë në Ukrainë dhe Rusi.
Në një gjest të mirëbesimit, të dyja palët u pajtuan për një këmbim tjetër të të burgosurve të luftës, gjë që ka ndodhur kohë pas kohe gjatë gjithë luftës. I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, që ka udhëhequr bisedimet, tha më 5 shkurt se në total 314 të burgosur do të lirohen.
“Përderisa ka ende shumë punë që duhet bërë, hapa të tillë tregojnë se angazhimi diplomatik i vazhdueshëm po sjell rezultate konkrete dhe po avancojnë përpjekjet për të ndalur luftën në Ukrainë”, shkroi Witkoff në X.
As zyrtarët rusë as ata ukrainas nuk kanë folur për rezultatin e bisedimeve.
Kyrylo Budanov, ish-shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, tani këshilltar kryesor presidencial, u citua nga RBK-Ukraine të ketë thënë se bisedimet ishin “me të vërtetë konstruktive”.
Pavarësisht aludimeve për përparim, Rusia ka vazhduar sulmet ndaj Ukrainës me dronë dhe raketa. Në nisje të bisedimeve, Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që kur ka nisur lufta, duke shënjestruar infrastrukturën e energjisë dhe duke rënduar situatën për civilët në ditët e ftohta të dimrit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha për gazetarët se qëndrimi i Rusisë mbetet i pandryshuar dhe kjo “është krejtësisht e qartë dhe pranohet nga Kievi dhe negociatorët amerikanë”.
Pasi fillimisht u mbajtën bisedime të drejtpërdrejta në muajt e parë pas nisjes së luftës më 2022, Moska dhe Kievi nuk mbajtën negociata të këtij lloji deri në maj të vitit të kaluar. Presidenti amerikan, Donald Trump, është zhgënjyer që lufta po vazhdon, pavarësisht se ai e vendosi si prioritet kryesor të politikës së jashtme përfundimin e luftës.
Përveç Witkoffit, i cili është takuar shtatë herë me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vitit të kaluar, në bisedime mori pjesë edhe dhëndri i Trumpit, Jared Kushner. Takimet përfshijnë zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të agjencive të inteligjencës nga të dy vendet dhe janë fokusuar në tema specifike.
Dallimi midis qëndrimeve të dy palëve është ngushtuar, por dallimet mbesin sa i përket çështjeve kryesore, sikurse është rajoni i Donbasit në Ukrainë, të cilin e kontrollon Kievi, por që Moska pretendon se e ka zaptuar.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka propozuar krijimin e një zone të demilitarizuar, me gjasë me pjesëmarrjen e forcave paqeruajtëse evropiane. Rusia e ka refuzuar këtë opsion.
Kievi po kërkon po ashtu garanci sigurie, ligjërisht të obligueshme, nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë perëndimorë, të cilat do t’i detyronin këto vende të ndërhynin në ndihmë të Ukrainës nëse Rusia do ta sulmonte sërish në të ardhmen./REL
Foto nga vendngjarja INDI- Të paktën 16 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë mund të jenë bllokuar pas nj&eum...
Foto ilustruse Gjiganti i kërkimit raporton për herë të parë më shumë se 400 miliardë dollarë të ardhura ...
SHBA- Fotot e para të Jeffrey Epstein pas vetëvrasjes në qelinë e burgut janë bërë publike midis mbi tre milionë...
Volodymyr Zelensky dhe Donald Tusk UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina është&n...
Foto ilustruse Në kuadër të rastit për “turistët snajperistë”, të cilët dyshohet se paguanin për t...
Donald Trump SHBA- Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar një fond prej 200 milionë dollarëve si asistencë sigurie pë...
foto ilustuese IRAN- Këtë të premte (6.02.2026) Irani, sipas të dhënave të veta, do të fillojë bisedimet ...
INDI- Një ngjarje tragjike ka tronditur Indinë, ku tre motra të mitura, të moshës 12, 14 dhe 16 vjeç, kanë humbur jet&eum...
J.D. Vance SHBA- Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance ka nisur një sulm të ri ndaj evropianëve, duke i akuzuar ...
foto ilustuese GJERMANI- Në asnjë shtet tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, popullsia punëtor...