LIVE UPDATES
Bota

"Qëndrueshmëria afatgjatë", blerja e ITA nga Lufthansa konfirmohet nga Brukseli

Komisioni Europian tha se miratoi planet e transportuesit kombëtar gjerman Lufthansa, për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airways të Italisë, për 325 milionë euro (349.6 milionë dollarë).

4 Korrik 2024, 15:29 Nga M.B
"Qëndrueshmëria afatgjatë", blerja e ITA nga Lufthansa
Foto ilustruese

BRUKSEL- Auroriteti mbikëqyrës i konkurrencës në BE tha se ishte i kënaqur, që një “nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues mbetet”. Komisioni Europian tha se miratoi planet e transportuesit kombëtar gjerman Lufthansa, për të marrë kontrollin e përbashkët të ITA Airways të Italisë, për 325 milionë euro (349.6 milionë dollarë).

“Miratimi kushtëzohet nga pajtueshmëria e plotë me mjetet juridike të ofruara nga Lufthansa”, si dhe nga Ministria Italiane e Ekonomisë dhe Financave, tha Komisioni në një deklaratë.

“Ndërsa ITA po performon mirë sot, qëndrueshmëria afatgjatë e ITA-s si një transportues i pavarur do të kishte mbetur shumë e pasigurt në mungesë të transaksionit,” shtoi Komisioni.

Vlerësohen shqetësimet e konkurrencës

Margrethe Vestager, nënkryetarja ekzekutive e Komisionit e ngarkuar me politikën e konkurrencës, tha se shqetësimet nëse blerja do të ndikonte negativisht në konkurrencë, ishin adresuar nga Lufthansa dhe zyrtarët italianë. Alternativa për lidhjet midis Italisë dhe rajonit fitimprurës të Europës Qendrore, ishte vetëm konkurrenca e kufizuar nga Ryanair, tha Komisioni.

Për të lehtësuar shqetësimet e rregullatorëve të BE-së, Lufthansa dhe qeveria italiane ranë dakord të lehtësojnë operimin e fluturimeve me distanca të shkurtra, nga linjat ajrore rivale në Europën Qendrore dhe të ndajnë vendet e uljes në aeroportin e Milanos, për të zvogëluar dominimin e mundshëm të Lufthansa.

“Paketa e mjeteve juridike e propozuar nga Lufthansa dhe MEF, për këtë marrëveshje ndërkufitare, adreson plotësisht shqetësimet tona të konkurrencës duke siguruar, që një nivel i mjaftueshëm i presionit konkurrues, të mbetet në të gjitha rrugët përkatëse, tha Vestager.

CEO i Lufthansa, Carsten Spohr, tha në një deklaratë: “Miratimi nga Brukseli është një lajm i shkëlqyer për ITA Airways dhe Lufthansa, dhe veçanërisht për të gjithë pasagjerët, që fluturojnë drejt dhe nga Italia”.

“Vendimi është gjithashtu një sinjal i qartë për trafikun ajror të fortë në Europë, i cili mund të afirmohet me sukses në konkurrencën globale,” vazhdoi Spohr.

“Ky përfundim pozitiv është me të vërtetë një sukses,” tha ministri italian i Ekonomisë Giancarlo Giorgetti në një konferencë shtypi në Romë.

“Është një sukses i madh italian, është një sukses i madh gjerman, është një sukses i madh Europian”.

ITA u formua në vitin 2020 pas ristrukturimit të transportuesit kombëtar të falimentuar Alitalia. Majin e kaluar, Lufthansa ra dakord për një pakicë prej 41% të ITA me qeverinë italiane. Nën kushte të caktuara, transportuesi gjerman do të blejë më pas një shtesë prej 49% të aksioneve të ITA duke filluar nga viti 2025. Ai gjithashtu mund të fitojë kontrollin e 10% të mbetur, në një datë të mëvonshme./ DW

bruksel

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet