18 Qershor 2024, 18:56
Nga M.B
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë të martën se mbështetja e Kinës për industrinë ruse të mbrojtjes është duke zgjatur luftën në Ukrainë dhe kjo duhet të ndalet. Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Mbështetja e Kinës i ka mundësuar Rusisë ta ketë në këmbë bazën e saj industriale të mbrojtjes “për të mbajtur luftën gjallë… dhe kjo duhet të përfundojë”, ka thënë Blinken.
Stoltenberg, duke përsëritur komentet që ka bërë më 17 qershor, ka thënë se Kina “nuk mund të vazhdojë të ketë marrëdhënie normale tregtare me shtetet në Evropë, dhe të njëjtën kohë të forcojë luftën më të madhe që kemi parë në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore”.
Ai ka bërë thirrje që Kina të përballet me pasoja, nëse vazhdon të përkrahë Rusinë. Kina nuk i ka vënë sanksione Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
antony blinken
Bota
18 Qershor 2024, 18:34
E. D
fotot ilustruese
IRAN- Të paktën katër persona u vranë dhe më shumë se 120 të tjerë u plagosën në një...
Bota
18 Qershor 2024, 18:36
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që nxorën në pah një ndikim të rritur të partive të kr...
Bota
18 Qershor 2024, 18:10
E. D
Moshe Arbel dhe Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i kosovës Albin Kurti, mirëpriti gjatë ditës Ministrin e Brendshëm të ...
Bota
18 Qershor 2024, 18:02
E. D
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Emisari sllovak, Miroslav Lajçak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund t&e...
Bota
18 Qershor 2024, 17:55
E. D
Miroslav Lajçak dhe Vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të takohet sot me emisarin e BE-së për...
Bota
18 Qershor 2024, 17:41
S.B
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden do të shpallë një politikë të re e cila mbron qindra mijëra bashkësho...
Bota
18 Qershor 2024, 17:13
S.B
Monoliti në Nevada
SHBA- Një monolit misterioz është shfaqur në shkretëtirën e Nevadës gjatë fundjavë...
Bota
18 Qershor 2024, 16:55
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti amerikan i Thesarit ka sanksionuar të martën një rrjet prej dy individësh dhe shtatë entitetesh...
Bota
18 Qershor 2024, 16:36
E. D
fotot ilustruese
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë një tubimi të partisë së tij deklaroi se zgj...
Bota
18 Qershor 2024, 16:31
E. D
Jens Stoltenberg dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...