E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Gjatë takimit të enjten në Budapest, Szijjarto e quajti Dodikun president të entitetit serb, duke thënë se Hungaria respekton “vullnetin e votuesve” dhe tha se “as Brukseli dhe as të tjerët nuk duhet ta përcaktojnë të ardhmen” e Republikës Sërpska.
BOSNJE- Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës i ka dërguar të premten notë proteste Hungarisë pasi ministri i saj i Jashtëm, Peter Szijjarto, e cilësoi Millorad Dodikun si president të Republikës Sërpska gjatë një takimi në Budapest, pavarësisht se gjykata ia ka hequr mandatin atij.
Gjykata e Apelit e Bosnjës e mbajti në fuqi dënimin e Dodikut nga shkurti me një vit burgim dhe me ndalim të ushtrimit të detyrës për gjashtë vjet.
Si pasojë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës ia hoqi mandatin atij dhe shpalli zgjedhje të parakohshme në entitetin serb të Bosnjës për 23 nëntor.
Dodik nuk i ka pranuar këto vendime dhe Kuvendi i entitetit serb thirri referendum për mosnjohjen e vendimeve të institucioneve shtetërore, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka vendosur tashmë që entitetet nuk kanë të drejtë të mbajnë referendume të tilla.
Gjatë takimit të enjten në Budapest, Szijjarto e quajti Dodikun president të entitetit serb, duke thënë se Hungaria respekton “vullnetin e votuesve” dhe tha se “as Brukseli dhe as të tjerët nuk duhet ta përcaktojnë të ardhmen” e Republikës Sërpska.
Ministria e Jashtme e Bosnjës tha në notën e protestës dërguar Ambasadës së Hungarisë në Sarajevë se është e “shqetësuar që gjatë vizitës së djeshme në Budapest, gjatë një paraqitjeje publike dhe në prani të ministrit Szijjarto, Millorad Dodik mbështeti ndarjen dhe kërcënoi integritetin territorial të Bosnjës, pa reagimin e pritur nga ministri Szijjarto”.
Ajo vlerësoi se veprime të tilla përfaqësojnë shkelje të praktikës diplomatike, mungesë respekti për vendimet e institucioneve të Bosnjës, një fyerje për qytetarët e vendit dhe kontribuojnë në krijimin e një atmosfere mosbesimi ndaj qëllimeve politike të Hungarisë.
Hungaria kanë marrëdhënie të mira me Dodikun dhe Budapesti ka bllokuar çdo përpjekje të Bashkimit Evropian për ta sanksionuar atë.
Një muaj më parë, Dodik u takua në Budapest edhe me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, pas vendimit përfundimtar të gjykatës, por para se t'i revokohej mandati.
Në atë kohë, Orban tha se "nuk e njeh" vendimin e Gjykatës së Bosnjës.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të Bosnjës, entiteti Republika Sërpska mori hua rreth 110 milionë euro nga Banka Hungareze EXIM në vitin 2022, dhe në fund të prillit 2025, ky entitet i detyrohej bankës hungareze rreth 112 milionë euro./REL
foo ilustruese GJERMANI- Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës u përurua zyrtarisht në Qendrën Kërkimore Jülich. K...
François Bayrou dhe Emmanuel Macron FRANCË- Qeveria franceze, e udhëhequr nga kryeministri François Bayrou, ka të ngjar&...
putin, modi, jinping SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha ditën e sotme se India dhe Rusia duket se i kanë “humbur&rdquo...
Anutin Charnvirakul TAJLANDË- Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur manjatin e biznesit Anutin Charnvirakul si kryeministër të vendit, i t...
foto ilustruese SHBA- Lija e majmunëve nuk është më një emergjencë shëndetësore publike me shqetësim nd&e...
foto ilustruese FRANCË- Të burgosurit në një burg francez të sigurisë maksimale për trafikantë ...
donald trump SHBA- Donald Trump dhe Vladimir Putin janë përsëri në të njëjtën linjë. Presidentët e SHBA-së...
angela rayner BRITANI -Zëvendëskryeministrja e Britanisë, Angela Rayner, dha dorëheqjen të premten, pasi një hetim zbuloi se ...
Volodymyr Zelenskyy UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, ka deklaruar një ditë pasi aleatët evropianë t&eum...
Elon Musk SHBA- Elon Musk do të marrë një shpërblim me vlerë mbi 1 trilion dollarë (740 miliardë paund) nëse a...