1 Dhjetor 2022, 12:07
Nga d.a.
Pedro Sanchez
SPANJË- Kryeminsitri spanjoll Pedro Sanchez, ministria spanjolle e mbrojtjes dhe baza ajrore Torrejón de Ardoz ishin marrësit e tre pakove me mjete shpërthyese brenda, përveç dy të dërguara dje në ambasadën e Ukrainës në Spanjë dhe në një kompani nga Zaragoza e cila prodhon pajisje ushtarake.
Sipas Reuters, Policia spanjolle njoftoi Gjykatën Kombëtare për dërgimin e një pakete me material piroteknik kryeministrit, e cila u zbulua dhe u neutralizua nga shërbimet e sigurisë së Presidencës së Qeverisë.
Shërbimet e Departamentit të Sigurisë Qeveri, në kuadër të detyrave të kontrollit dhe filtrimit të postës, kanë identifikuar një dërgesë postare të dyshimtë. Bëhej fjalë për një dosje drejtuar Sanchez-it, e cila ishte dërguar me postë të rregullt, ka detajuar Ministria e Brendshme në një deklaratë.
Ndërkohë, sot në Ministrinë e Mbrojtjes ka mbërritur një letër me eksploziv, ndërsa organet e rendit në Spanjë gjetën edhe një mjet shpërthyes të fshehur në një paketë të dërguar me postë në bazën ajrore Torrejon de Ardoth jashtë Madridit.
Dy bomba të fshehura në letra u gjetën dje, të mërkurën, në ambasadën e Ukrainës në Madrid dhe në një fabrikë armësh në Zaragoza, Spanja jugore. Një punëtor në ambasadën e Ukrainës në Madrid u plagos lehtë kur shpërtheu një letër bombë, drejtuar ambasadorit, duke bërë që Kievi të bënte thirrje për rritjen e sigurisë në të gjitha misionet e tij diplomatike.
“Policia u informua rreth orës 13:00 për një shpërthim brenda ambasadës së Ukrainës në Madrid. Është vërejtur teksa një punonjës i ambasadës po trajtonte një letër. Ky punëtor është lënduar lehtë dhe ka shkuar i vetëm në spital”, theksoi një burim policor.
Punonjësi, i cili u plagos në dorë, tashmë është liruar nga spitali dhe është kthyer në punë, tha Serhiy Pokhoreltsev, ambasadori i Ukrainës në Spanjë, në një intervistë në televizionin shtetëror spanjoll më vonë dje.
Pas shpërthimit të kësaj letre të hakuar, Kievi bëri thirrje për "rritje të sigurisë" në të gjitha ambasadat e tij. Ndërkohë edhe dje, para orës 19:00, “një pako e dyshimtë u zbulua në selinë e fabrikës së armëve Instalaza në Zaragoza”.
pedro sanchez sulm ne spanje
Bota
1 Dhjetor 2022, 12:00
d.a.
Policia greke
GREQI- Dy të huaj akuzohen si të përfshirë në një organizatë kriminale të çmontuar nga pu...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:37
d.a.
Kurti
KOSOVË- Kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar sërish pas vrasjes së 35 vjeçares shtatzënë dje në ob...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:41
d.a.
Rreshqitje dheu ne Brazil
BRAZIL- Një përrua balte ra në autostradën BR-376 në shtetin e Paraná, duke goditur të pakt&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:32
d.a.
Musk
SHBA- Elon Musk ka thënë se ai dhe shefi i Apple, Tim Cook e kanë “zgjidhur keqkuptimin” lidhur me heqjen e mundshme të...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:20
d.a.
Koronavirusi ne Kine
KINË- Kina ka sinjalizuar një ndryshim në qëndrimin e saj ndaj Covid ndërsa lëviz për të leht&...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:01
A.B
Funerali
GREQI- Familjarët dhe miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 21-vjeçares, Emmanuela e cila humbi jetën k...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:10
d.a.
Halili dhe Magashi
KOSOVË- Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçares Hamide Magashi nga ish-bashkëshor...
Bota
1 Dhjetor 2022, 11:00
d.a.
Rashic dhe Kurti
KOSOVË- Pas dorëheqjes së Goran Rakiç, kryetarit të Listës Serbe, disa ditë më parë nga pos...
Bota
1 Dhjetor 2022, 10:51
d.a.
Fatmir Limaj
KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Liamj ka kritikuar ashpër fjalimin e kryeministrit të Kosovës Albin...
Bota
1 Dhjetor 2022, 10:30
a.l
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas mbledhjes urgjente me ministrat, ku u diskutua për krimin e r&...