6 Maj 2025, 14:05
Nga N.F
Foto
ANGLI- Qeveria britanike mund të kufizojë aplikimet për viza nga studentë që jetojnë në vende që konsiderohen më të prirura të kërkojnë azil, në një përpjekje për të ulur migracionin, tha një zyrtar qeveritar. Ky hap vjen pasi Partia Laburiste e kryeministrit Keir Starmer u ndëshkua në zgjedhjet lokale në Angli javën e kaluar nga votues të zemëruar për çështje si migracioni i paligjshëm.
Qeveria pritet të publikojë javën e ardhshme një dokument politik, i njohur si “libri i bardhë”, që do të paraqesë planin se si synon të ulë migracionin neto, i cili arriti 728,000 persona në viti deri në qershor të vitit të kaluar.
“Libri i bardhë për migracionin që po përgatisim do të paraqesë një plan gjithëpërfshirës për të rivendosur rregull në sistemin tonë të thyer të imigracionit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme raporton Reuters.
Nivelet e larta të migracionit legal kanë dominuar prej kohësh debatin politik në Britani dhe ishin një nga shtysat kryesore për referendumin e Brexit-it në vitin 2016.
Nga 108.000 persona që kërkuan azil në Britani vitin e kaluar, 16.000 kishin viza studentore, tregojnë të dhënat qeveritare. Qeveria nuk jep një ndarje sipas kombësive të atyre që kishin viza studentore dhe që më pas kërkuan azil.
Por qeveria tha se personat nga Pakistani, Nigeria dhe Shri Lanka janë më të prirur të kërkojnë azil në Britani pasi mbërrijnë me vizë pune, studentore apo vizitori. Pas rezultateve të dobëta të Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale javën e kaluar, disa deputetë laburistë i bënë thirrje qeverisë të marrë një qasje më vendimtare për çështje si ulja e migracionit./ REL
angli studente azil
Bota
6 Maj 2025, 12:26
N.F
Diga e Tre Grykave
KINË- Hulumtimet e fundit të NASA-s kanë zbuluar se Diga e Tre Grykave në Kinë, projekti më i madh hidroel...
Bota
6 Maj 2025, 12:09
N.F
Foto
POLONI- Polonia po përballet me përpjekjen e Rusisë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale. Kesh...
Bota
6 Maj 2025, 11:51
N.F
Foto
ANGLI- Tetëdhjetë vjet pas Luftës së Dytë Botërore, sondazhet tregojnë se shumë amerikanë dhe evropian&eu...
Bota
6 Maj 2025, 11:52
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Zhvillimi i habitshëm në parlamentin gjerman ku Friedrich Merz dështoi të zgjidhej kancelar i vendit duket se e k...
Bota
6 Maj 2025, 11:44
N.F
Protesta
SERBI- Studentët në Serbi po bëjnë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare për të kapër...
Bota
6 Maj 2025, 10:35
r.ll
friedrich merz
GJERMANI- Lideri konservator gjerman Friedrich Merz nuk arriti të sigurojë shumicën parlamentare për t’u zgje...
Bota
6 Maj 2025, 10:04
N.F
Foto
GAZA- Ministri i Jashtëm i Francës tha të martën se Parisi “e dënon shumë ashpër” fushatën e re us...
Bota
6 Maj 2025, 08:26
N.F
Guterres
SUDAN- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së është alarmuar nga raportet për sulmin e parë nga paraushtar...
Bota
6 Maj 2025, 08:19
r.ll
pamje nga ceremonia
GJERMANI- Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë....
Bota
6 Maj 2025, 08:12
N.F
Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të hënën masa që synojnë kufizimin e disa kërkimeve të v...