LIVE UPDATES
Bota

Pas 1245 ditësh, Olaf Scholz largohet me ceremoni ushtarake nga posti i kancelarit të Gjermanisë! Merz pritet të zgjidhet nga Bundestagu si pasues i tij

Pas 1245 ditësh në detyrë, kancelari Scholz mbyll mandatin. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, ai u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë

6 Maj 2025, 08:19 Nga r.ll
Pas 1245 ditësh, Olaf Scholz largohet me ceremoni ushtarake nga
pamje nga ceremonia

GJERMANI- Pas 1245 ditësh në detyrë, Olaf Scholz largohet nga posti i kancelarit të Gjermanisë. Në një ceremoni solemne ushtarake të Bundeswehr-it, të quajtur “Großer Zapfenstreich”, politikani socialdemokrat u nderua për shërbimin e tij si kreu i qeverisë. 

“Të mos harrojmë fuqinë që ka Gjermania kur qëndron e bashkuar", kujtoi Scholz në fjalën e tij dhe shtoi: "Ishte dhe mbetet nderi i jetës sime që shërbeva si kancelar i kësaj Gjermanie”. Ai theksoi rëndësinë e sjelljes civile mes demokratëve dhe ruajtjen e respektit në politikë si vlerë që duhet mbrojtur.

"Demokracia nuk do të thotë që të gjithë të kemi të njëjtin mendim – por që të kemi ndjenjën e një përkatësie të përbashkët," tha ai.

"Një dorë të lehtë" për Friedrich Merz

Në rreshtin e parë të ceremonisë qëndronte pasuesi i tij, që këtë të martë pritet të zgjidhet nga Bundestagu, si kancelari i dhjetë i Gjermanisë, Friedrich Merz,  kryetari i Unionit Kristiandemokrat (CDU). "I uroj shumë sukses, fat dhe një dorë të lehtë. Në momentet e vështira – që me siguri do të ketë – i dëshiroj takime që sjellin forcë dhe shpresë", tha Scholz.

Në traditën e ndarjes me ceremoni ushtarake (në gjermanisht: “Großer Zapfenstreich”) kancelarët kanë të drejtë të zgjedhin tri pjesë muzikore që luhet krahas repertorit tradicional të bandës, që përfundon me Himnin e Gjermanisë. Scholz kishte zgjedhur si reflektim personal “In My Life” nga Beatles, për nder të votuesve të tij në Brandenburg një pjesë nga Koncerti i dytë i Brandenburgut i Johann Sebastian Bach, dhe, si mesazh politik dhe personal, “Respect” nga Aretha Franklin – për të kujtuar kështu moton e fushatës zgjedhore të vitit 2021, që e bëri atë kancelar: Respekt për ty!  

Bilanci i një qeverie të ndërlikuar

Olaf Scholz mori detyrën më 8 dhjetor 2021 si kancelari i nëntë i Gjermanisë. Ai udhëhoqi një koalicion të pazakontë trepartiak të qendrës së majtë – të njohur si “koalicioni semafor” – mes socialdemokratëve (SPD), Të Gjelbërve dhe liberalëve të FDP-së.

Por gjatë tre viteve në detyrë, qeveria e tij u përball me përplasje të shpeshta, të cilat kulmuan në grindjen për tavanin e borxhit publik në nëntor 2024.  FDP u tërhoq nga koalicioni, duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme. Scholz kandidoi sërish për t'u bërë kancelar, por nuk fitoi. Me 1245 ditë në detyrë, ai është një nga kancelarët me mandat më të shkurtër në historinë e Gjermanisë.  Vetëm Kurt Georg Kiesinger nga CDU ka pasur një mandat më të shkurtër – me 1.055 ditë në detyrë, në vitet 1966-1969.

Pavarësisht humbjes, Olaf Scholz ka thënë se do të mbetet aktiv në politikë si deputet në Bundestag: Ai ka fituar sërish mandatin e drejtpërdrejtë në Potsdam dhe do të vazhdojë të përfaqësojë qytetarët e tij./DW

olaf scholz gjermani friedrich merz

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale