LIVE UPDATES
Bota

Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të arrijë në Izrael e papenguar

Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj.

5 Maj 2025, 22:47 Nga E. D
Irani thotë se ka testuar një raketë që mund të
foto ilustruese

IRANË- Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të arrijë në Izrael dhe se ajo mund t’i përshkojë tejpërtej disa prej mbrojtjeve më të avancuara raketore në botë.

Në një kohë kur shqetësimet në Perëndim janë duke u rritur për përparimin e programeve bërthamore dhe raketore të Teheranit, televizioni shtetëror iranian transmetoi më 4 maj pamje të testimit të raketës “Qassem Basir”, e cila duket se godet cakun e saj.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Aziz Nasirzadeh, tha se raketa me lëndë djegëse të ngurtë ka një rreze veprimi prej 1.200 kilometrash dhe është në gjendje ta përshkojë tejpërtej sistemin e avancuar të mbrojtjes raketore THAAD, të cilin Shtetet e Bashkuara e vendosën në Izrael vitin e kaluar.

Nasirzadeh tha se raketa e re u zhvillua duke i marrë parasysh dobësitë e zbuluara gjatë operacioneve "Premtimi i Vërtetë 1" dhe "Premtimi i Vërtetë 2" – sulmet që Irani i kreu me raketa dhe dronë kundër Izraelit në prill dhe tetor të vitit të kaluar.

Ministri theksoi se raketa është përmirësuar si në drejtim ashtu edhe në manovrim për të ndihmuar në kapërcimin e shtresave të mbrojtjes ajrore dhe pretendoi se u bën ballë ndërhyrjeve elektronike.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), tha se raketa “Qassem Basir” është një version i përmirësuar i raketës "Dëshmori Haxhi Qassem", e cila u emërua sipas komandantit të vrarë të Forcave Quds të IRGC-së, Qassem Soleimani, dhe u zbulua në vitin 2020.

Raketa u prezantua në të njëjtën ditë kur rebelët Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen sulmuan me raketa afër aeroportit Ben Gurion në Izrael, duke plagosur disa persona dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të trafikut ajror.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, fajësoi mbështetjen iraniane për Huthit për këtë sulm dhe premtoi hakmarrje ndaj grupit jemenas dhe vetë Teheranit.

Raketa në fjalë arriti t’i shmangë sistemet e sofistikuara të mbrojtjes ajrore. Thuhet se Izraeli kishte dy bateri THAAD dhe të paktën një sistem kundërajror Arrow 3 në funksion gjatë kohës së sulmit.

Ekspertët thonë se raketa “Qassem Basir” shënon përdorimin e parë nga Irani të kërkuesve optikë në një raketë balistike me rreze të mesme veprimi.

Eksperti rus i armëve, Yuri Lyamin, theksoi se kjo raketë balistike me rreze të mesme është tani raketa me rrezen më të gjatë e pajisur me kërkues elektro-optikë nga Irani, duke zëvendësuar raketën me rreze të shkurtër “Zolfaghar Basir”.

Nasirzadeh paralajmëroi se çdo agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara apo Izraeli do të shkaktonte një reagim global duke shënjestruar asetet dhe bazat e tyre.

Ai theksoi se, ndonëse Irani nuk kërkon përballje, do të përgjigjet "fuqishëm" nëse sfidohet./REL

iran

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës