Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Bustina e çajit 'e përdorur' nga Mbretëresha Elizabeth shitet 12 mijë dollarë në eBay pas vdekjes
Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth të enjten, njerëzit në internet po përpiqen të shesin disa objekte të çuditshme me çmime tronditëse për të përkujtuar mbretërimin e saj 70-vjeçar duke përfshirë një qese çaji që dyshohet se është marrë nga Kështjella Windsor në vitin 1998.
9 Shtator 2022, 07:05Nga s.s
Elizabeth II
BRITANI- Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth të enjten, njerëzit në internet po përpiqen të shesin disa objekte të çuditshme me çmime tronditëse për të përkujtuar mbretërimin e saj 70-vjeçar duke përfshirë një bustinë çaji që dyshohet se është marrë nga Kështjella Windsor në vitin 1998.
Bustina e çajit, për të cilën lista pretendon se është përdorur nga mbretëresha e ndjerë përpara se të merrej nga rezidenca e saj gjatë infektimit të madh të buburrecave të vitit 1990, u shfaq në eBay për 12 mijë dollarë.
Bustinë çaji
Qesja e çajit vjen me një të ashtuquajtur Çertifikatë Autenticiteti të lëshuar nga Instituti i Ekselencës në Çertifikatat e Autenticitetit, i cili thotë se IECA "ka përcaktuar përtej çdo dyshimi se deklaratat e mëposhtme janë absolutisht të vërteta: Kjo është një qese çaji", raporton nypost.com.
Të enjten në mbrëmje, shitësi në Decatur, Gjeorgji në listën e tij kishte përshirë edhe dy statuja dylli të madhësisë reale të Mbretëreshës, ku të dyja kushtonin 15,900 dollarë.
Një blerës me fat mund të blejë gjithashtu një fletë vule të Mbretëreshës Elizabeth II të vitit 1953 nga Singapori për vetëm 39,888 dollarë plus një tarifë transporti prej 288,80 dollarë, duke e çuar totalin në mbi 40,176,80 dollarë.
Një fletë vule e Mbretëreshës Elizabeth II e vitit 1953 nga Singapori
Një nga listimet më të shtrenjta është një argjend i pastër i Mbretëreshës Elizabeth Jubilee 1977 dhe kuti artistike prej druri Calamander, Winsor & Newton, e cila do të kushtojë 51,597 dollarë që nga mbrëmja e së enjtes. Lista pretendon se kutia "u bë si një dhuratë prezantimi për Mbretëreshën Elizabeth II në jubileun e saj në vitin 1977".
Të gjitha sendet u shfaqën pothuajse menjëherë pasi familja mbretërore konfirmoi vdekjen e monarkut pasi mjekët në Britani e kishin atë nën "mbikëqyrjen mjekësore".