Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Komisioni i përbërë nga studjues dhe punonjës nga fusha e mjekësisë, punonjësve sociale dhe kujdestarëve të të rinjve, nisi nga puna në vjeshtë dhe pritet t'i paraqesë rekomandimet e veta deri në verë.
GJERMANI- Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. "Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar", i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa.
Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë ndikojnë mediat sociale në zhvillimin e të rinjve. "Pyetja tani është: si t'u mundësojmë atyre një zhvillim të shëndetshëm, ashtu siç e patën brezat e mëparshëm pa mediat sociale? Se cila është mosha e përshtatshme duhet të diskutohet e peshohet mirë", shtoi ai, duke iu referuar një komisioni ekspertësh që ka krijuar qeveria gjermane lidhur me "Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Rinjve në Botën Digjitale" .
Ekspertët pritet të paraqesin propozime deri në verë
Komisioni i përbërë nga studjues dhe punonjës nga fusha e mjekësisë, punonjësve sociale dhe kujdestarëve të të rinjve, nisi nga puna në vjeshtë dhe pritet t'i paraqesë rekomandimet e veta deri në verë. Këto rekomandime do të lidhen ndër të tjera me kufizime të mundshme për moshën për lejimin e mediave sociale dhe çështjen shumë të diskutuar të ndalimit të telefonave celularë në shkolla.
Wildberger: "Ua kemi borxh fëmijëve”
Edhe në këtë pikë Ministri gjerman për Çështjet Digjitale është në favor të një qasje mjaft të rreptë: "Të ulesh një ose dy orë për të mësuar me vëmendje dhe të mos shpërqendrohesh është parakusht themelor për zhvillimin e fëmijëve. Prandaj, mendoj se jo vetëm që është e arsyeshme, por ua kemi borxh edhe fëmijëve që ta kenë këtë mundësi”, tha Wildberger. E domosdoshme për fëmijët është edhe koha e lirë, tha ai. Në debate të tilla është e rëndësishme të dëgjojmë ata që merren çdo ditë me këtë gjë, dhe ata janë mësuesit.
Wildberger është Ministri i parë federal i Gjermanisë për Çështjet Digjitale. Ai është gjithashtu përgjegjës për modernizimin e shtetit dhe reduktimin e burokracisë. Kancelari Friedrich Merz e mori në kabinetin e tij ish-drejtorin ekzekutiv të koncernit MediaMarkt-Saturn nga bota e biznesit.
Që nga 10 dhjetori fëmijëve dhe adoleshentëve nën 16 vjeç në Australi u është ndaluar të kenë llogaritëe tyre në shumë platforma kryesore të mediave sociale. Qeveria australiane synon të mbrojë me këtë hap të rinjtë nga ngacmimet kibernetike, konsumi problematik dhe përmbajtjet e dëmshme./DW
pamje nga vendngjarja SHBA- Një stuhi e fuqishme dëbore ka përfshirë pjesë të Shteteve të Bashkuara, duke mbuluar rrug&e...
GJERMANI- Katër nga pesë gjermanë mbështesin reformat strukturore në sistemin e pensioneve të vendit...
Foto ilustruese SHBA- Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të hënën mbi njohjen&nb...
Foto ilustruese UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi drejtpërdrejt homologun e tij rus Vladimir Putin se "nuk d&...
Foto ilustruse ANGLI- Angola dhe Namibia kanë rënë dakord të pranojnë kthimin e migrantëve të p...
Foto ilustruse SUEDI- Stuhia Johannes, e cila goditi Suedinë dhe Finlandën të shtunën, vrau dy persona dhe la ...
foto ilustruese TAJLANDË- Kombet e Bashkuara shpresojnë që armëpushimi i rënë dakord sot midis Tajlandës dhe Kamboxhias...
foto ilustruese UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një videotelefonatë me krerët e shteteve dhe qeverive evrop...
Një shtëpi në Kiev që u godit UKRAINË- Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nu...
Foto ilustruese GJERMANI- Kreu i organit qendror profesional mjekësor të Gjermanisë ka bërë thirrje për nj&eum...