LIVE UPDATES
Bota

Cilët janë protagonistët kryesorë në zgjedhjet kombëtare në Britani?

Konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak pritet gjerësisht të humbasin përballë partisë kryesore opozitare, laburistëve të qendrës së majtë, pas 14 vjetësh në pushtet, nën drejtimin e 5 kryeministrave të ndryshëm.

2 Korrik 2024, 21:24 Nga E. D
Cilët janë protagonistët kryesorë në zgjedhjet
fotot ilustruese

ANGLI- Miliona votues në Britani do t’u drejtohen qendrave të votimit të enjten për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re. Votuesit do të zgjedhin 650 ligjvënës po aq zona zgjedhore dhe kryeministër do të bëhet kreu i partisë që do të sigurojë numrin më të lartë të ligjvënësve.

Konservatorët e kryeministrit Rishi Sunak pritet gjerësisht të humbasin përballë partisë kryesore opozitare, laburistëve të qendrës së majtë, pas 14 vjetësh në pushtet, nën drejtimin e 5 kryeministrave të ndryshëm.

Tradicionalisht, konservatorët dhe laburistët dominojnë politikën britanike për shkak të sistemit zgjedhor mazhoritar që e bën të vështirë për partitë më të vogla të fitojnë përfaqësim në Parlament.

Por gjithashtu në garë janë Liberal Demokratët, Partia për Reformë në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Kombëtare Skoceze dhe të Gjelbërit.

Më poshtë një përmbledhje se cilat janë partitë, kush i drejton ato dhe çfarë premtimesh po bëjnë.

Kush është udhëheqësi i tyre? Kryeministri Rishi Sunak.

Zoti Sunak, 44 vjeç, erdhi në pushtet në tetor 2022 kur trashëgoi një Parti Konservatore dhe një ekonomi në pasiguri të madhe pas një qeverisjeje të shkurtër të kryeministres Liz Truss. I diplomuar në Oksford dhe ish-bankier i firmës së investimeve Goldman Sachs, ai është drejtuesi i parë me ngjyrë i Britanisë dhe i pari i besimit hindu që u bë kryeministër. Zoti Sunak ka theksuar se ai është njeriu që vuri situatën nën kontroll, por kritikët thonë se atij i mungon gjykimi politik dhe se nuk e di se çfarë duan votuesit.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? 365

Çfarë po premtojnë? Ekonomi më të fortë dhe ulje të taksave me rreth 17 miliardë paundë në vit. Rritjen e shpenzimeve për shëndetin publik si dhe rritje të shpenzimeve për mbrojtjen në 2.5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2030. Partia e tij zotohet të kufizojë numrin e emigrantëve dhe t’i largojë disa azilkërkues për në Ruandë.

Kush është udhëheqësi i tyre? Keir Starmer.

Avokati 61-vjeçar, ish-kryeprokuror për Anglinë dhe Uellsin ka shanset më të mëdha për të qenë udhëheqësi i ardhshëm i Britanisë. Një laburist më i moderuar dhe pragmatik, zoti Starmer ka bërë shumë përpjekje për ta larguar partinë e tij nga politikat e drejtpërdrejta të ish udhëheqësit të laburistëve Jeremy Corbyn dhe për të shuar ndarjet e brendshme. Kritikët e tij thonë se ai nuk ngjall emocion dhe nuk është ambicioz, por laburistët kanë shtuar përkrahjen e qytetarëve nën udhëheqjen e tij.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? 202

Çfarë po premtojnë? Ata po nxisin investime dhe përmirësimin e infrastrukturës së Britanisë, si hekurudhat, sipas një strategjie 10-vjeçare. Po premtojnë ngritjen e një kompanie shtetërore për energjinë e pastër për të rritur sigurinë energjetike, financimi i së cilës do të bëhej nga një taksë e papritur mbi gjigantët e naftës dhe gazit. Nëpërmjet taksave ndaj shkollave private do të paguhen mijëra mësues të rinj në shkollat shtetërore. Ata premtojnë edhe ulje të kohës pritëse për të marrë shërbimin shëndetësor, e cila vlerësohet se është tejet e lartë.

Kush është udhëheqësi i tyre? Ed Davey.

Zoti Davey, 58 vjeç, u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 1997. Ish-studiuesi i ekonomisë shërbeu si Sekretar për Energjinë dhe Ndryshimet Klimatike gjatë koalicionit jo të lehtë qeverisës mes konservatorëve dhe liberal-demokratëve, nga viti 2012 deri në 2015. Zoti Davey u bë udhëheqës i partisë së qendrës së majtë të Liberal Demokratëve në vitin 2019 dhe nuk ishte një emër i njohur deri në këto zgjedhje, kur ai u shfaq në titujt e parë të gazetave me disa taktika krejt të pazakonta, përfshirë hedhjen me litar nga një lartësi për t'i nxitur votuesit të hedhin një “hap besimi” dhe të votojnë partinë e tij.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? 11

Çfarë po premtojnë? Përmirësim të sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe social të Britanisë, përfshirë kujdesin me infermierë falas në shtëpi. Investim në energjinë e rinovueshme dhe izolimin e mirë të shtëpive. Uljen e moshës së votimit në 16. Rikthim në tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian.

PARTIA PËR REFORMË NË MBRETËRINË E BASHKUAR

Kush është udhëheqësi i tyre? Nigel Farage.

Zoti Farage, një figurë polarizuese që krenohet se ka rol përçarës në politikën britanike, ka shkaktuar “dhimbje koke” tek konservatorët që kur njoftoi se do të kandidojë në zgjedhje.

Populisti 60-vjeçar ka nxitur prej kohësh ndasi në opinionin publik me retorikën e tij kundër emigracionit dhe qëndrimin euro-skeptik. Një përkrahës kryesor i Brexit-it, zoti Farage po arrin të marrë mbështetje nga shumë votues konservatorë të zhgënjyer, nëpërmjet premtimeve të tij për të ulur emigracionin dhe për t'u përqëndruar tek "vlerat britanike". Zori Farage ka kandiduar shtatë herë për të qenë në parlament, por nuk ka fituar asnjëherë.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? Asnjë, megjithëse partia fitoi ligjvënësit e saj të parë këtë vit kur ish-nënkryetari i Partisë Konservatore Lee Anderson kaloi te Partia për Reformë në Mbretërinë e Bashkuar.

Çfarë po premtojnë? Ndaljen e “emigracionit jo thelbësor” dhe moslejimin e studentëve ndërkombëtarë që të sjellin me vete persona të tjerë në ngarkim të tyre. Largimi nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut në mënyrë që azilkërkuesit të mund të dëbohen pa ndërhyrje nga gjykatat e të drejtave të njeriut.

Heqjen dorë nga objektivi për të arritur efektin “zero karbon” (eliminimin e çlirimin të gazit karbonik gjatë proceseve industriale), çka do të ndikonte në uljen e vlerës së faturave të energjisë elektrike.

PARTIA KOMBËTARE SKOCEZE (SNP)

Kush është udhëheqësi i tyre? John Swinney.

Zoti Swinney, 60 vjeç, u bë në maj, udhëheqësi i tretë i partisë në pak më shumë se një vit. Ai solli qëndrueshmëri në partinë e cila u përfshi nga pasiguria pasi Ish-Ministrja e Parë më jetëgjatë skoceze Nicola Sturgeon dha papritur dorëheqjen vitin e shkuar gjatë një hetimi për financimin e partisë që çoi në ngritjen e akuzave penale ndaj bashkëshortit të saj. Zoti Swinney ka qenë pjesë e partisë për një kohë të gjatë, ai iu bashkua kësaj force politike në moshë të re dhe e ka drejtuar partinë nga viti 2000-2004.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? 48

Çfarë po premtojnë? Yoti Swinney ka thënë se nëse partia e tij fiton shumicën e vendeve në Skoci, ai do të përpiqet të hapë negociatat për pavarësinë e Skocisë me qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ai dëshiron t'i bashkohet Bashkimit Evropian dhe tregut të brendshëm evropian. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për rritjen e financimit për shëndetin dhe një armëpushim të menjëhershëm në Gazë.

Kush është udhëheqës? Carla Denyer dhe Adrian Ramsay.

Zonja Denyer, me profesion inxhiniere mekanike, iu bashkua partisë në 2011. 38-vjeçarja shërbeu si përfaqësuese vendore e qytetit Bristol në nëntë vitet e fundit. Në vitin 2021 ajo u zgjodh bashkë-kryetare e të Gjelbërve së bashku me zotin Ramsay, gjithashtu një politikan i qeverisjes vendore që ka përvojë pune me organizata bamirëse mjedisore.

Sa mandate fituan në zgjedhjet e fundit? 1

Çfarë po premtojnë? Heqjen dorë nga energjia bërthamore dhe realizimin e objektivit për efektin “zero karbon” nga Mbretëria e Bashkuar deri në vitin 2040. Të Gjelbrit kanë premtuar 24 miliardë paundë në vit për të izoluar shtëpitë dhe investime në vlerën e 40 miliardë paundëve në vit për ekonominë e gjelbër, të cilat do të sigurohen përmes një taksimi të ri për pasurinë për njerëzit shumë të pasur dhe rritje të tatimit mbi të ardhurat për miliona njerëz që kanë fitime të mëdha./VOA

xgjedhjet ne britani

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria