LIVE UPDATES
Bota

Dekreti i Putinit shënjestron asetet e kompanive evropiane që janë ende aktive në Rusi

Gjithashtu ky dekret përcakton një procedurë të veçantë për regjistrimin, shitjen dhe transferimin e aseteve, përfshirë edhe një afat të përshpejtuar, dhe e emëron bankën PSB (më parë e njohur si Promsvyazbank) si organizatoren e vetme të shitjeve të pronave.

8 Tetor 2025, 09:11 Nga I.A
Dekreti i Putinit shënjestron asetet e kompanive evropiane që
Foto Ilustruese

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nënshkroi një dekret javën e kaluar, i cili duket se synon asetet e kompanive të huaja që vazhdojnë të operojnë në Rusi dhe që ende nuk janë sekuestruar nga Qeveria ruse. Dekreti kërkon përshpejtimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore për të siguruar kapacitetin e mbrojtjes së vendit, por i referohet drejtpërdrejt “veprimeve armiqësore” të Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera e organizatave të lidhura me to, të cilat synojnë të vendosin “masa kufizuese kundër qytetarëve të Federatës Ruse dhe subjekteve juridike ruse”.

Gjithashtu ky dekret përcakton një procedurë të veçantë për regjistrimin, shitjen dhe transferimin e aseteve, përfshirë edhe një afat të përshpejtuar, dhe e emëron bankën PSB (më parë e njohur si Promsvyazbank) si organizatoren e vetme të shitjeve të pronave.

Putini e nënshkroi këtë dekret si përgjigje ndaj shqyrtimit nga BE-ja të një skeme për t’i dhënë Ukrainës miliarda dollarë në formë huaje, bazuar në asetet e ngrira ruse në BE, të cilat janë bllokuar qëkurse Moska e nisi pushtimin e Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e përmendi idenë e një “huaje dëmshpërblimi” në Parlamentin Evropian në fillim të shtatorit.

Meqë Shtetet e Bashkuara kanë lënë të kuptohet se mund të mos jenë të gatshme ta financojnë Ukrainën për kohë të gjatë për nevojat e saj për t’u mbrojtur, Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra të ndryshme për ta mbuluar një pjesë më të madhe të kostove në vitet 2026 dhe 2027, duke hamendësuar se lufta do të vazhdojë.

Von der Leyen i dha argumentet e saj para liderëve të BE-së, të cilët u takuan me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në një samit joformal në Kopenhagë, më 1 tetor, për të diskutuar për Ukrainën.

Ministrat e Financave të BE-së pritet të shqyrtojnë më shumë hollësi rreth këtij plani kur të mblidhen në Luksemburg javën e ardhshme. Edhe pse ende nuk janë përcaktuar të gjitha mekanizmat e huas, disa elemente tashmë janë të qarta.

Asetet ruse - të ngrira që prej pushtimit të plotë në vitin 2022 - do të përdoren për lëshimin e obligacioneve. Të ardhurat nga këto obligacione do të përdoren për rindërtimin e Ukrainës në formën e një huaje dëmshpërblimi.

Ukraina do të ishte e detyruar t’i kthente paratë vetëm pasi Rusia t’i ketë paguar dëmet e luftës, sipas një rezolute të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ukraina do t’ia ripaguante BE-së huan e dëmshpërblimeve për t’i ripaguar mbajtësit e obligacioneve, dhe më pas asetet do të zhbllokoheshin. Nëse kjo skemë zbatohet, Ukraina mund t’i marrë 170 deri në 180 miliardë euro në këste gjatë viteve 2026 dhe 2027, sipas një dokumenti diskutimi të përgatitur nga Komisioni për vendet anëtare të BE-së, të cilin e ka parë Radio Evropa e Lirë (REL).

Kremlini e ka quajtur nismën evropiane formë konfiskimi dhe ka kërcënuar me “përgjigje simetrike”. Megjithatë, ekzistojnë dallime themelore midis planit të BE-së për huan e dëmshpërblimeve dhe konfiskimit të aseteve të kompanive evropiane që vazhdojnë të operojnë në Rusi, bashkë me privatizimin e menjëhershëm të tyre.

Derisa masa evropiane nuk përfshin asnjë shtetëzim të aseteve federale ruse, dekreti i Putinit duket se synon shtetëzimin e pronave të kompanive private. Vlerësohet se rreth 800 kompani perëndimore evropiane vazhdojnë të operojnë në Rusi.

Disa prej tyre përmenden në dekret, përfshirë degën ruse të Raiffeisen Bank International të Austrisë, UniCredit të Italisë dhe prodhuesin gjerman të çokollatës Ritter Sport.

Rregullatorët evropianë e kanë nxitur bankën Raiffeisen që nga viti 2022 të largohet nga tregu rus, por ajo ka ngurruar të heqë dorë nga fitimet e mëdha që ka gëzuar deri vonë si një institucion financiar pothuajse monopolist, që mundëson dërgimin e pagesave nga Rusia në Evropë.

Ajo gjithashtu ka hezituar ta humbasë mundësinë për ta llogaritur degën e saj ruse si humbje. Një shitje e iniciuar nga vetë banka është praktikisht e pamundur për shkak të kushteve që përcaktojnë mënyrën se si të huajt mund të shesin asetet e tyre në Rusi. Një dekret tjetër i nënshkruar nga Putini kërkon zbritje prej 50 për qind dhe një kontribut të detyrueshëm prej 10 për qind në buxhetin rus./REL

vladimir putin ursula von der leyen

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë