LIVE UPDATES
Bota

"Dështim i rëndë i Mickovskit", VOA: Ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian nxit reagime në Shkup

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi të premten përmes një komunikate në media duke akuzuar qeverinë në Shkup për politikat e gabuara që “po na e rrëmbejnë të ardhmen evropiane”.

27 Shtator 2024, 21:05 Nga r.ll
"Dështim i rëndë i Mickovskit", VOA: Ndarja e
foto ilustruese

TIRANË- Ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka nxitur mjaft reagime në Shkup. Opozita akuzon pushtetin për politikat që ajo thotë se shkaktuan ngecje dhe për mungesë vullneti për ta çuar vendin drejt familjes evropiane.

Lidhja Social Demokrate thotë se fajin për këtë e ka në mënyrë të drejtpërdrejtë VMRO-DPMNE-ja dhe Kryeministri Hristijan Mickovski. Ajo e quan një gjë të tillë një dështim të rëndë diplomatik të zotit Mickovski.

“Sot në vend që të ishte një ditë gëzimi, shprese dhe mundësish të reja për qytetarët maqedonas, ne flasim për destabilizim, izolime dhe çështje etnike”, thotë LSDM, duke shtuar se “me anë të nxitjes së nacionalizimit dhe gënjeshtrave, po vendosin direkt në mënyrë të njëanshme për ndërprerjen e bisedimeve me BE-në”.

“Mickovski dhe VMRO-DPMNE-ja janë përgjegjës të drejtpërdrejtë për faktin që Maqedonia nuk ka më një perspektivë evropiane”, thuhet në një komunikatë të Social-demokratëve.

Edhe Bashkimi Demokratik për Integrim reagoi të premten përmes një komunikate në media duke akuzuar qeverinë në Shkup për politikat e gabuara që “po na e rrëmbejnë të ardhmen evropiane”.

“Për shkak të dështimit të kësaj qeverie për të përmbushur reformat kushtetuese, Maqedonia e Veriut është sot e ndarë nga Shqipëria në udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky vendim është një pasojë e drejtpërdrejtë e një dështimi politik, por mbi të gjitha është një padrejtësi e rëndë për çdo qytetar të Maqedonisë së Veriut që e ka parë Evropën jo vetëm si një qëllim politik, por si një aspiratë e thellë shoqërore dhe kulturore", thuhet në reagimin e partisë më të madhe opozitare shqiptare.

BDI-ja akuzoi qeverinë se çdo vonesë në reformat kushtetuese është "një hap më larg nga familja evropiane dhe një hap më pranë izolimit, ndarjes dhe ngecjes në vend”.

Kryeministri Mickovski tha gjatë një konference shtypi me kryeministrin hungarez se shikon vetëm dy palë që i janë gëzuar vendimit të djeshëm të Brukselit: “Sofja, një dhe opozita në Shkup, dy”, u shpreh ai.

Kryeministri hungarez Victor Orban, i cili qëndroi për vizitë dyditëshe në Ohër, tha se nuk ishte e drejtë ndarja e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën evropiane. Ai theksoi mbështetjen e fuqishme për Shkupin drejt integrimit në BE, teksa paralajmëroi një nismë për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjen e këtij vendi me Bullgarinë fqinje. Zoti Orban shikohet si përkrahës i politikave të VMRO-DPMNE-së. Vendi i tij strehoi ish-Kryeministrin Nikolla Gruevski i dënuar në Shkup për disa vepra penale që lidhen me korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës.

Zoti Orban hodhi poshtë dyshimet e opozitës maqedonase për një hua prej 500 milonë eurosh që vendi i tij do t’i japë Maqedonisë së Veriut me kushte të favorshme, për çka Lidhja Social Demokrate thotë se janë para kineze. “Ne nuk mund të japim para të huaja”, tha kryeministri hungarez, vendi i të cilit është kryesues aktual me BE-në.

Analistët vlerësojnë se ky ishte një shans i mirë për fillimin e bisedimeve të Shkupit me BE-në. Xhelal Neziri thotë për Zërin e Amerikës se Maqedonia e Veriut ka lëshuar shansin që të integrohet në BE me grupin e parë të vendeve që janë Mali i Zi, Shqipëra dhe Serbia. Ai thotë se vala e radhës e zgjerimit pa Maqedoninë e Veriut do të shtojë frustrimet, sidomos te shqiptarët etnikë, të cilët sipas tij, ndjehen viktima të mosmarrëveshjeve që vendi i ka me fqinjët.

“Kjo ndarje do të ndikojë edhe në zbatimin e reformave në Maqedoninë e Veriut. Qeveria nuk do të ketë vullnet t'i zbatojë ato dhe me këtë do të ngadalësojë zhvillimin ekonomik. Është moment që do të prodhojë pasoja në të gjitha aspektet”, thotë analisti, ndërsa ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut e shikon si shënim të një momenti kthese në integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Maqedonia e Veriut mbetet në grupin problematik bashkë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Kosovën. Grupi i parë pritet të bëhet pjesë e BE-së në vitin 2030, kurse grupi i dytë ka një perspektivë evropiane vështirë të parashikueshme”, vlerëson zoti Neziri.

Nenad Markoviç thotë se nëse injorimi i mosmarrëveshjeve, në këtë rast me Sofjen, nuk çon askund, por se vetëm thellohet konflikti.

“Nëse injorohet problemi ai me siguri do të përhapet më tej, do të rritet edhe më shumë, ashtu siç ishte rasti me Greqinë ku u pa se koha nuk shkon në favor tonin”, thotë ai.

Zoti Markoviç shton se fillimi i bisedimeve nga ana e Shqipërisë, nuk duhet parë me sy negativ.

“Fqinjëve duhet t’u urojmë rrugë të mbarë dhe të na tërheqin edhe ne me vete”, shprehet ai, ndërsa thekson se elitat politike në vend nuk duan të lëshojnë pe para Sofjes, “por rrugën e kemi të përcaktuar në atë mënyrë në kornizën e bisedimeve dhe kjo nuk do të ndryshojë”, thotë Nenad Markoviç, profesor universiteti.

BE-ja kishte futur Shkupin dhe Tiranën në një grup për të ecur bashkë drejt integrimit, duke i dhënë një afat Shkupit që të miratonte ndryshimet kushtetuese për të përfshirë pakicën bullgare, që paraqisnin kusht për bisedimet e mëtejme më Bllokun. Por pushteti i ri i Maqedonisë së Veriut nuk shprehet i gatshëm për plotësimin e këtij kushti kryesor.

Maqedonia e Veriut është ndër shtetet e para të Ballkanit Perëndimor që mori statusin “vend kandidat për anëtarësim” në BE, që në dhjetor të vitit 2005, por politikat e qeverive në Shkup që janë kritikuar si të gabuara, problemet e brendshme dhe vetot e vendeve fqinje anëtare në Bllok e kanë bërë rrugën e mundimshme dhe të stërzgjatur drejt Brukselit./VOA

integrimi ne be shqiperia maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty