20 Dhjetor 2022, 09:12
Nga I.A

KOSOVË- Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në një fshat të Kaçanikut, pasi një grua wshtw kërcënuar nga bashkëshorti i saj. Gazeta Sinjali shkruan se burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në një familje në fshatin Doganaj, ku një grua ka përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj, i cili e ka kërcënuar edhe me vrasje, duke i shkaktuar viktimës frikë e shqetësim të madh. Ajo e ka denoncuar gjatë ditës së djeshme burrin e saj dhe ka rrëfyer detajet e rastit.
Bëhet me dije se i dyshuari me iniciale Q.M. ka kanosur gruan e tij, duke e paralajmëruar se “është përgatitur” për ta vrarë. Ai po dyshohet se i ka thënë asaj se “Të kisha mbytë, për këtë ditë jam përgatit, kam me t’vra si Hamiden në Prishtinë” (rasti tragjik që ka ndodhur para QKUK-së, gruaja shtatzënë që u vra nga ish-burri). Për të mos mbaruar me kaq ai më pas e ka sulmuar viktimën duke e kapur për flokësh.
Përballë kësaj situate, ajo ka vendosur të mos heshtë dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë, para se t’i ndodhë më e keqja. Si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin dhe i nëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.
dhune ne familje
Bota
20 Dhjetor 2022, 08:59
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviç ka bërë sërish thirrje ndaj k...
Bota
20 Dhjetor 2022, 09:05
Ministrja gjermane e mbrojtjes, Christine Lambrecht, gjatë vizitës së Brigadës për Trajnimin e Tankistëve, përpara një...
Bota
20 Dhjetor 2022, 09:03
Elon Musk
SHBA- Thuajse 58 për qind e të gjithë 17.5 milionë votuesve ju përgjigjën me "Po" pyetjes së Elon Musk-ut n&eu...
Bota
20 Dhjetor 2022, 08:16
a.l
Aida Rostami
IRAN- Një mjeke iraniane që trajtonte në mënyrë të fshehtë protestuesit është gjetur e vdeku...
Bota
20 Dhjetor 2022, 08:15
Sauli Niinistö
FINLANDË- Finlanda do të dërgojë një tjetër paketë ndihme ushtarake për Ukrainën. Presiden...
Bota
20 Dhjetor 2022, 08:11
Foto Ilustruese
JAPONI- Japonia së fundi ka miratuar strategjinë e re kombëtare të sigurisë që përfshin vendosmërin...
Bota
20 Dhjetor 2022, 07:55
a.l
Rishi Sunak
ESTONI- Kryeministri britanik Rishi Sunak gjatë një vizite njëditore në Estoni tha se Britania e Madhe po respekton angazhi...
Bota
20 Dhjetor 2022, 07:52
F.M
Policia e Kosovës
KOSOVË- 5 njësi policore janë ngujuar në Jarinjë dhe prej 12 ditësh as nuk lahen e as nuk kanë ve...
Bota
20 Dhjetor 2022, 07:44
a.l
Koreja e Veriut
KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka kërcënuar se do të ndërmarrë aksione të forta dhe vendimtare ushtarake ku...
Bota
20 Dhjetor 2022, 07:23
a.l
Rishi Sunak
ANGLI- Kryeministri britanik Rishi Sunak ka reaguar lidhur me komentete që Jeremy Clarkson bëri ndaj dokumentarit të Perince&nbs...