LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse Japonia po rrit aftësitë ushtarake?

Ky është një zhvillim që mirëpritet në SHBA, pasi siguria e dobët kibernetike e Qeverisë japoneze ka qenë një “pengesë kritike për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimit të ndarjes së informacioneve” mes dy shteteve, tha Christopher Johnstone, këshilltar i lartë dhe kryetar për Japoninë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

20 Dhjetor 2022, 08:11 Nga DOSJA
Analiza e REL: Pse Japonia po rrit aftësitë ushtarake?
Foto Ilustruese

JAPONI- Japonia së fundi ka miratuar strategjinë e re kombëtare të sigurisë që përfshin vendosmërinë për të pasur aftësi “kundërsulmuese” për të parandaluar sulmet e armikut. Po ashtu, strategjia përfshin dyfishimin e buxhetit për ushtrinë për të përmirësuar fuqinë për të mbrojtur veten nga rreziqet në rritje që vijnë nga Kina, Koreja e Veriut dhe Rusia. Strategjia e re po ashtu shënon një ndryshim historik në politikën e vetëmbrojtjes që Japonia ka pasur që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Më poshtë mund të mësoni më shumë për strategjinë e re të sigurisë dhe e mbrojtjes dhe si ato mund të ndryshojnë qëndrimin mbrojtës të Japonisë. Ndryshimi më i madh në Strategjinë Kombëtare të Sigurisë është zotërimi i “aftësive kundërsulmuese” që Japonia i quan “të domosdoshme”. Japonia synon që brenda dhjetë vjetësh të zotërojë aftësitë “për të ndërprerë dhe mposhtur shumë më herët pushtimet kundër kombit të saj”.

Kjo i jep fund politikës së Qeverisë të vitit 1956, e cila hoqi dorë nga aftësia për të goditur objektiva të armikut dhe e njohu atë si idenë e fundit për të mbrojtur Kushtetutën. Japonia tha se sulmet me raketa kundër saj janë bërë “një kërcënim i qartë” dhe sistemi aktual i mbrojtjes raketore, që mbështetet te teknologjia e zbulimit, është i pamjaftueshëm. Koreja e Veriut ka lëshuar raketa mbi 30 herë vetëm gjatë këtij viti, përfshirë edhe një raketë që kaloi mbi Japoni, dhe Kina ka lëshuar një raketë balistike në ujërat afër ishujve jugorë japonezë.

Japonia tha se përdorimi i aftësisë për kundërsulm është kushtetues, nëse është në përgjigje të shenjave për një sulm të pashmangshëm të armikut, por ekspertët thanë se është jashtëzakonisht e vështirë të kryhet një sulm i tillë pa rrezikuar që Japonia të fajësohet se ka sulmuar e para. Kundërshtarët e strategjisë së re, thanë se aftësitë për të sulmuar shkojnë përtej Kushtetutës pacifiste të Japonisë, që bazohet në vetëmbrojtje.

“Politika japoneze, ekskluzivisht e vetëmbrojtjes, është boshe”, tha gazeta Asahi, që ka prirje liberale.

Japonia synon që deri më 2027 të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes, në rreth 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm që arrin totalin prej 320 miliardë dollarësh. Ky synim i ri i shpenzimeve është në linjë me standardin e NATO-s, dhe përfundimisht do të shtyjë buxhetin vjetor të Japonisë deri në 73 miliardë dollarë, që do të jetë buxheti i tretë më i madh në botë për ushtrinë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Fumio Kishida dhe Qeverisë së tij do t’iu duhen edhe 30 miliardë dollarë të tjera në vit dhe Qeveria japoneze ka propozuar rritje të taksave për të financuar një të katërtën e këtyre shpenzimeve. Kërkesa e Kishidës për rritjen e taksave u përball me kritika, pasi plani pesëvjeçar për forcimin e mbrojtjes duhej të publikohej pa plane të plota të financimit, teksa partia qeverisëse ka vazhduar që të diskutojë se si të financojë pjesën e mbetur të shumës.

Gjatë pesë vjetëve të ardhshëm, Japonia do të shpenzojë rreth 37 miliardë dollarë për raketat me rreze të gjatë veprimi, që planifikon t’i dislokojë duke filluar nga viti 2026. Japonia do të blejë Tomahawks dhe raketa tokë-ajër të prodhimit amerikan. Ndërkaq, industria e rëndë e Mitsubishit japonez do të përmirësojë prodhimin në masë të raketës të llojit 12, që lëshohet nga luftanijet. Zyrtarët japonezë të mbrojtjes thanë se janë duke finalizuar detajet e marrëveshjes për blerjen e Tomahawks-ave amerikanë.

Japonia po ashtu do të zhvillojë edhe lloje të tjera të armëve për arsenalin e saj, sikurse armët hipersonike dhe makina të paspecifikuara me përdorim të shumëfishtë. Po ashtu, Japonia ka parashikuar një bashkëpunim të mundshëm për avionët luftarakë F-X të gjeneratës së re, që shteti po zhvillon me Britaninë dhe Italinë. Këta avionë pritet të dislokohen më 2035.

Po ashtu, disa njësi raketash janë duke u zhvilluar në një vend të paspecifikuar.

Japonisë, që i mungon siguria e mjaftueshme kibernetike dhe aftësia e inteligjencës, duhet të varet shumë te Shtetet e Bashkuara në zonat ku do të lëshojë raketat nga deti dhe ato me rreze të gjatë veprimi drejt objektivëve të synuar, thanë ekspertët.

“Pa siguri kibernetike, epërsia e forcës vetëmbrojtëse apo bashkëpunimi Japoni-SHBA është vështirë i arritshëm”, u tha në programin pesëvjeçar të mbrojtjes që u miratua të premten e kaluar. Në këtë program po ashtu u pranua se ka nevojë për të pasur siguri kibernetike në forcat vetëmbrojtëse dhe në industrinë japoneze të mbrojtjes.

Ky është një zhvillim që mirëpritet në SHBA, pasi siguria e dobët kibernetike e Qeverisë japoneze ka qenë një “pengesë kritike për thellimin e bashkëpunimit dhe zgjerimit të ndarjes së informacioneve” mes dy shteteve, tha Christopher Johnstone, këshilltar i lartë dhe kryetar për Japoninë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Japonia do të shpenzojë 58 miliardë dollarë gjatë pesë vjetëve të ardhshëm për të forcuar mbrojtjen, përfshirë sigurinë kibernetike. Frika nga një mjedis i sigurisë rajonale, që përshkruhet si “më i rëndi dhe më i komplikuari” në periudhën e pasluftës, ka qenë një shtysë e madhe për rishikimin e strategjisë së Japonisë. Kina, që shpejt po forcon ushtrinë e saj, po shton aktivitetin ushtarak dhe po rrit rivalitetin me SHBA-në, paraqet “një sfidë të paprecedent dhe sfidën më të madhe strategjike” për paqen dhe sigurinë e Japonisë dhe të komunitetit ndërkombëtar, u tha në strategji.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës rriti frikën për një emergjencë në Tajvan, duke përshpejtuar rritjen e mbrojtjes së Japonisë brenda pesë vjetëve të ardhshëm. Ndërsa Koreja e Veriut vazhdon të avancojë aftësitë e saj bërthamore dhe raketore, kërcënimi kryesor vazhdon të jetë Kina, për të cilën, Japonia është dashur të përgatitet “duke përdorur si pretekst kërcënimin nga Koreja e Veriut”, tha Tomohisa Takei, një admiral në pension i marinës japoneze.

Për shkak të të kaluarës si agresor gjatë luftës dhe shkatërrimit që pasoi pas mposhtjes së saj, politika e pasluftës së Japonisë ka vënë në prioritet ekonominë mbi sigurinë, dhe ky shtet është mbështetur në trupat amerikane të stacionuara në Japoni. Trupat janë vendosur në këtë shtet në bazë të marrëveshjeve dypalëshe të sigurisë dhe rolet janë ndarë nga politika e ashtuquajtur “mburojë dhe thikë me dy tehe”.

Mundësitë për një bashkëpunim më të ngushtë me ushtrinë amerikane në bazë të strategjisë së re, kanë rritur shqetësimet se Japonia do të marrë një përgjegjësi më sulmuese.

Japonia tha se do të mbajë parimin e saj pacifist sa i përket armatimit dhe transferimit të teknologjisë. Por, njëfarë lehtësimi është planifikuar që të ndodhë, që do të lejojë eksportet e pajisjeve dhe komponentëve sulmues – që deri më tani kanë qenë të kufizuara – përfshirë edhe pajisjet për avionët luftarakë të gjeneratës së re F-X. Kjo do të bëhet me qëllim që të forcohet industria e mbrojtjes së shtetit.

Marrë nga REL

japoni

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend