Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në një komunikatë të lëshuar për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se sa i përket dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti. Pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka biseduar të mërkurën me Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për dialogun me Serbinë dhe zgjedhjet lokale të mbajtura në veri.
Në një komunikatë të lëshuar për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se sa i përket dialogut, në fokus ka qenë Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve, e arritur mes Kosovës dhe Serbisë, në shkurt të këtij viti. Pajtueshmëria për aneksin është arritur në mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Të enjten, Chollet dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të raportojnë para Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, lidhur me politikat amerikane kundrejt Ballkanit Perëndimor.
Një ditë më parë, të mërkurën, Chollet ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai është cituar t’i ketë thënë Vuçiçit se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Presidencës serbe, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe sërish ka dhënë mbështetjen e SHBA-së për procesin e dialogut, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
“Presidenti Vuçiç theksoi se Serbia vazhdon të jetë e përkushtuar në politikën e paqes dhe bashkëpunimit në rajon”, është thënë në njoftimin e Presidencës serbe.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Rundi i fundit i dialogut – i mbajtur në nivel kryenegociatorësh më 15 maj – ka përfunduar pa ndonjë rezultat. Analistët e çështjeve politike ka thënë se pa presion të vazhdueshëm ndërkombëtar nuk pritet të ketë përparim në këtë proces./REL
Gjyqi në Hagë HAGË- Vijon gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në Gjykatën Speciale ka nisur...
Vrasësi serial SHBA- Autoritetet në SHBA pretendojnë se FBI-ja ka arritur të identifikojë njeriun që dyshohet se ishte 'vras...
Ushtarët në Rusi FINLANDË- Shërbimi Finlandez i Imigracionit (Migri) njofton se 1,109 shtetas rusë deri më tani kanë k&...
Arrestimi i Jack Teixeira SHBA- Detaje të reja nga çështja për publikimin e dokumenteve sekrete të mbrojtjes dh...
Qeveria çeke ÇEKI- Qeveria çeke ka njoftuar se do të anulojë marrëveshjet që datojnë nga epoka sovjetike q&e...
Gazi rus MOLDAVI- Kryeministri Dorin Recean deklaron se Moldavia nuk po përdor më gazin natyror ose energjinë elektrike rus pasi nd&eu...
Përmbytje në Itali ITALI- Situata e përmbytjeve në Itali vazhdon të jetë e rënduar. Autoritetet kanë lëshuar a...
Joe Biden JAPONI-Presidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Japoni, ku mesditën e sotme do të marrë pjesë në samitin...
Aksident në tren KRIME- Një aksident i rëndëështë raportuar në Krime. Mediat e huaja raportojnë se një tren m...
Samiti i G7 JAPONI- Udhëheqësit e shtatë prej vendeve më të pasura të botës takohen këtë javë në sam...