18 Tetor 2022, 13:45
Nga I.A
Albin Kurti, Miroslav Lajcak, Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne
KOSOVË- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ditë më parë ka konfirmuar se Berlini dhe Parisi janë në pritje të një përgjigje nga kryeministri Albin Kurti për punën e propozimeve që ndërlidhen me dialogun Kosovë-Serbi dhe se për këtë çështje është vendosur një afat kohor. Megjithatë nga Qeveria Federale e Gjermanisë në një përgjigje për Gazetën Express të pyetur rreth afateve kohore dhe nëse kanë marrë ndonjë përgjigje kanë thënë se diskutimet për propozimet janë duke vazhduar ende. Nga Berlini e përsërisin në vazhdimësi se është bindje e Qeverisë Gjermane se çështjet politike që çojnë drejt normalizimit të plotë në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen në mënyrë venidmtare dhe të shpejtë në mënyrë që të mos krijohen hapësira për përshkallëzim në terren.
“Në takimet e fundit të nivelit të lartë kjo është nënvizuar dhe propozimet për këtë qëllim janë diskutuar në mënyrë konfidenciale. Këto diskutime po vazhdojnë”, tha një zëdhënës i Qeverisë gjermane.
Bislimi, javën e kaluar ka treguar se top-këshilltarët e Scholz dhe Macron gjatë vizitës së tyre në Prishtinë dhe Beograd, bashkë me propozimet kanë lënë edhe afatin kohor për përgjigje. Vizita e këshilltarëve kryesorë të Macron dhe Scholz në rajon ka shënuar edhe rikthimin me kapacitet të plotë të Parisit dhe Berlinit në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një aktivitet i tillë i shtuar s’ishte vërejtur që nga koha kur Angela Merkel ka qenë kancelare.
Një propozim i ri ka shkuar në tryezën e Kurtit dhe Vuçiç përsa i takon vijimit të dialogut Kosovë-Serbi nga këshilltarët e Macron dhe Scholz. Në thelb flitet për modelin e dy gjermanive i cili do të nënkuptonte se Serbia e pranon pavarësinë e Kosovës, por nuk e njeh zyrtarisht atë, kjo nënkupton edhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në këmbim të këtij veprimi Serbisë do ti lehtësohej procesi i integrimit drejt BE si dhe do ti jepen ndihma të mëdha financiare.
besnik bislimi marreveshja franko-gjermane albin kurti dialogu kosove-serbi
Bota
18 Tetor 2022, 13:32
I.A
Vladimir Putin
Çfarë do të ndodhë nëse Presidenti rus Vladimir Putin përdor armë taktike bërthamore në Ukrai...
Bota
18 Tetor 2022, 13:26
I.A
Pamjet nga tubacioni
SUEDI- Të paktën 50 metra e një tubacioni nënujor që sjell gazin rus në Gjermani mendohet se ësht&e...
Bota
18 Tetor 2022, 12:46
I.A
Nord Stream
SUEDI- Një hetim ndërkombëtar për shpërthimet që dëmtuan tubacionet e gazit Nord Stream në Detin Baltik...
Bota
18 Tetor 2022, 12:36
I.A
Protesta
FRANCË- Sindikatat kryesore kanë bërë thirrje për greva të martën në sfidën e tyre më të ma...
Bota
18 Tetor 2022, 12:30
I.A
Bedri Rexhepi
KOSOVË- Familja e Bedri Rexhepit ka dalë me një reagim, pasi u konfirmua se mbetjet mortore që u gjetën në Nov&...
Bota
18 Tetor 2022, 12:23
I.A
Bedri Rexhepi
KOSOVË- Prokuroria Themelore në Prishtinë, në një konferencë për media ka shpalosur detaje lidhur me rasti...
Bota
18 Tetor 2022, 11:06
k.m.
Foto ilustruese
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pajtohen me aleatët perëndimorë që Irani e ka furnizuar Rusinë m...
Bota
18 Tetor 2022, 09:46
I.A
Jerusalemi
AUSTRALIA- Australia ka kthyer mbrapsht vendimin e marrë katër vjet më parë për të njohur Jerusalemin Perëndi...
Bota
18 Tetor 2022, 09:40
I.A
Anthony Fauci
SHBA- Dr Anthony Fauci, eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në Amerikë, ka paralajmëruar...
Bota
18 Tetor 2022, 09:28
I.A
Bedri Rexhepi
KOSOVË- Biznesmeni Bedri Rexhepi nga Lipjani është zhdukur nga muaji prill i vitit 2021, ndërsa sot prokuroria ka thirr&e...