LIVE UPDATES
Politike

“Dikur numërohej si turist edhe ky malukati ynë”, Rama: Na duheshin ato 83 mandatet, pasi donin të na merrnin peng integrimin e vendit

Gjatë fjalës së tij në një takimi me mbështetësit socialistë në Gjirokastër, Rama tha se integrimi i vendit drejt BE-së është një mision thelbësor për PS-në. 

5 Maj 2026, 20:04 Nga E.d
“Dikur numërohej si turist edhe ky malukati ynë”, Rama: Na
Edi Rama

GJIROKASTRA- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se Partisë Socialiste i duheshin 83 mandatet pasi ndryshe vendi do kishte humbur mundësinë e integrimit drejt BE-së. Gjatë fjalës së tij në një takimi me mbështetësit socialistë në Gjirokastër, Rama tha se integrimi i vendit drejt BE-së është një mision thelbësor për PS-në. 

Ai tha se e nisi qeverisjen me një vend që kishte më pak se 10 mld euro të prodhimit të përgjithshëm bruto, ndërsa sot është 27 mld euro. Ai theksoi se gjatë fillimit të qeverisjes së tij vendi kishte 2 mln euro, e si turist numërohej aty edhe ky 'malukati ynë' duke iu referuar Berishës, ndërsa sot sipas tij vendi ka 12 milionë turistë. 

Edi Rama: Do na kishin marrë peng për hir të integrimit evropian. Kur thoja se na duhej edhe një mandat në zgjedhje këtë kisha parasysh, ndaj na duheshin ato 83 mandate. Jo për interesin tim personal, por për misionin tonë dhe timin që procesi i anëtarësimit në BE të mos merrej peng nga askush dhe për ta çuar deri në fund këtë mision që është jo vetëm historik por edhe thelbësor për PS-në. Dhe është e rëndësishme që të gjithë ta kenë parasysh këtë gjë dhe ta mbajnë nën vëmendje peshën e këtij misioni dhe rëndësinë e PS në këtë mision. Duke pasur parasysh që përveç familjes tonë politike dhe atyre që na dhanë mbështetjen, jo janë kundër nesh, që është normale, por janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja dhe për të derdhur çdo llum në rrugët e komunikimit dhe kanalet e informacionit që të na pengojnë ne.

Dhe këtu vjen nevoja që PS të bëhet muri pakalueshëm për këtë dezinformacion, për të gjitha ato që thuhen qëllimisht, ligësisht dhe poshtërsisht dhe pastaj hidhen në qarkullim për të çoroditur dynjanë. Ne nuk jemi forcë politike pa të meta, por ne nuk duhet të lejojmë askënd që të hedhi poshtë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku dhe që ka sjellë Shqipërinë aty ku është sot dhe është pika më e mirë e Shqipërisë ndonjëherë dhe mund të prekësh atë kudo.

E kemi nisur këtë rrugë me një vend që kishte më pak se 10 mld euro të prodhimit të përgjithshëm bruto dhe sot jemi 27 mld euro, e me Zotin para e PS në krye mund të shkojmë në 35 mld euro në fund të mandatit. E nisëm me 300-400 mln euro në vit dhe vitin e shkuar shkuam në 1,6 mld dhe me Zotin para e PS në krye do e çojmë këtë shifër në dyfishin në fund të kësaj dekade. Këtë e kam parasysh duke pasur projektet në proces. E nisëm punën me të ardhura për frymë me 3 mijë euro për person e kemi shkuar në 11 mijë euro dhe duam të shkojmë në 15 mijë euro për frymë dhe janë rezultate të shumë gjërave që janë bërë në një vend.

Kur ne morëm detyrë me 2 mln euro, e si turist numërohej aty edhe ky malukati ynë, paraardhësi im, që numërohej si turist kur kalonte e sot kemi 12 milionë turistë dhe këta me pasaportë të huaj e jo me shqiptare si dikur. Mjafton këtu të shohësh vetëm Gjirokastrën që dikur hotelet numëroheshin me gishtat e dorës kurse sot shikon ndryshimin dhe shikon se çfarë është bërë dhe mund të bëhet, me Zotin përpara e PS në krye./Dosja.al

edi rama ps qeveri

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë