LIVE UPDATES
Bota

Dilema e ukrainasve në vijën e re të frontit: Të rrinë apo të ikin?

Në këtë fshat ka shumë ndërtesa të dëmtuara, shumica të bëra rrafsh me tokë. Në shumicën e shtëpive kanë shenja se janë goditur nga granatimet dhe pothuajse të gjitha janë të braktisura pas avancimit rus në veri të rajonit të Harkivit.

5 Qershor 2024, 07:26 Nga N.F
Dilema e ukrainasve në vijën e re të frontit: Të rrinë
Foto ilustruese

UKRAINË- Një predhë, e lëshuar prej tre kilometrash distancë nga kufiri rus, dhe bumi i zjarrit të artilerisë u dëgjua në fshatin Kozaça Lopan si nga veriu, ashtu edhe nga jugu, çdo 10 minuta, në një ditë në mes të majit.

Në këtë fshat ka shumë ndërtesa të dëmtuara, shumica të bëra rrafsh me tokë. Në shumicën e shtëpive kanë shenja se janë goditur nga granatimet dhe pothuajse të gjitha janë të braktisura pas avancimit rus në veri të rajonit të Harkivit.

Njëra prej tyre, në të cilën ende kishte banorë, ishte e rrethuar me dy kopshte për bukuri, pothuajse surreale në sfondin e luftës dhe shkatërrimit. Por, lulet nuk janë në vendin e duhur, tha Tetyana, e cila jeton në këtë vend së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e saj të rritur.

“Të gjitha raketat e kanë nxjerrë nga balanca atmosferën”, tha ajo. Po ashtu, një ngricë prishi sythat e një peme të qershisë dhe hardhitë e rrushit. Dhe, pavarësisht se qielli është vazhdimisht me re, në këtë zonë nuk ka pasur reshje shiu.

Tetyana, e cila mbush 87 vjet në qershor, tha se toka po vuan sikurse kishte pësuar gjatë okupimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kur ajo ishte fëmijë.

“E njëjta gjë ndodhi edhe atëherë”, tha ajo. “E kam përjetuar atë luftë. Nuk ka pasur një pikë shiu, ishte thatësi, dhe edhe tani toka është çarë sikurse atëherë”.

Dy javë më herët, Rusia hapi një front të ri të luftës së saj kundër Ukrainës, duke dërguar trupa përtej kufirit në rajonin e Harkivit dhe po sulmon nga toka e ajri qytete e qyteza pranë kufirit. Tetyana tërë jetën e saj ka jetuar në Kozaça Lopan. Tani, në tabelat e vendosura në mbarë qytetin njoftohet se ofrohet evakuim pa para. Por, ajo, burri i saj 93-vjeçar dhe vajza e tyre, Natasha, nuk duan të largohen.

Mëngjesin e 17 majit, ata u zgjuan dhe dolën nga bodrumi me lagështi ku flinin, që është i shkëputur nga shtëpia e tyre. Kur dolën nga bodrumi nën tokë, që është relativisht i sigurt, ata e gjetën veten të rrethuar nga tymi.

“Fushat atje prapa ishin kapluar nga flakët. Menduam se shtëpia na u dogj. Falë Zotit, zjarri më pas u shua vetë”, tha Tetyana.

“Rusia po tenton që ta bëjë këtë një zonë neutrale në mënyrë që të gjithë të shkojnë në Harkiv”, tha Natasha, duke iu referuar kryeqytetit rajonal që gjendet dhjetëra kilometra më në jug, i cili është goditur nga sulmet ruse me dronë dhe raketa. Natasha tha se personalisht ka numëruar deri në 60 sulme në fshat brenda një dite.

Në kopshtin e perimeve që gjendet prapa shtëpisë kishte copëza të raketave, ndërkaq hambari ishte goditur nga një bombë në shkurt. Tri makina të goditura nga sulmet u janë ekspozuar elementeve të natyrës, tha Natasha shtoi se ato tani janë si “gjethe prej metali”. Ndërkaq, luleshtrydhet në kopshtin e kësaj shtëpie u kanë shpëtuar sulmeve.

“Këtu kemi patatet. Ende këtu, përderisa brumbulli nuk i gëlltit”, tha Natasha. Ajo iu referua brumbullit, pasi vijat zi dhe portokalli të brumbullit i ngjasojnë fjongos së Shën Gjergjit, një simbol luftarak rus. Kjo referencë e burbullit është përdorur si ofendim për separatistët prorusë dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Pasi javën e kaluar e gjetën veten mes tymit, kjo familje gjeti dikë që të marrë shumicën e gjërave që ata kanë për t’i dërguar në një banesë në Harkiv. Por, ata nuk duan që të zhvendosen atje: Banesa është në katin e tetë të një ndërtese që ka pak mbrojtje nga dronët dhe raketat ose – nëse forcat ruse avancojnë edhe më shumë – artileria mund të godasë brenda perimetrit të qytetit.

“Për këtë gjë, ne jemi në udhëkryq”, tha Tetyana. “Nuk e dimë se çfarë të bëjmë”.

Ata i larguan gjërat e tyre paraprakisht, në rast se do të jepet urdhër për evakuim të detyrueshëm. Në shumë raste, njerëzve që urdhërohen të evakuohen iu thuhet që të marrin me vete vetëm dokumentet zyrtare dhe të lënë gjithçka tjetër pas. Tani për tani, kjo familje po jeton në terr dhe po jeton me atë që prodhon vetë në kopsht dhe me ushqimin e konservuar që merr nga Programi Botëror i Ushqimit. Ata nuk dalin jashtë mureve të shtëpisë dhe kopshtit.

Në rrugën poshtë shtëpisë, Mykola tregoi krateret e reja të krijuara nga granatimet që disa ditë më parë goditën në oborrin e tij. “Ata na sulmuan në pikë të ditës”, tha ai. Mykola, që ka të amputuar të dyja këmbët, tha se sivjet nuk mbolli asgjë në bahçen e tij. Në karrocën e tij, me të cilën lëvizë, qëndron maçoku i tij, Timukha.

“Kur ata gjuajnë nga diku, ai [maçoku] nuk di më as ku të fshihet”, tha Mykola.

Shumica e fqinjëve të tyre, por edhe banorët e fshatrave të tjerë në rajonin e Harkivit, gjenden në mes të luftimeve, teksa Rusia po avancon. Që kur nisën ofensivën më 10 maj, forcat ruse kanë marrë pjesë të konsiderueshme të territorit në anën ukrainase të kufirit në lindje të Kozaça Lopanas. Ata po tentojnë të marrin nën kontroll Vovçanskun, një qytet që para nisjes së pushtimit kishte 17.000 banorë. Forcat ruse kanë shkatërruar pothuajse plotësisht këtë qytet përmes bombardimeve.

Përparimi rus në këtë zonë është ngadalësuar pas hovit fillestar. Më 24 maj, ushtria ukrainase pretendoi se forcat e saj “kanë ndaluar trupat ruse në sektorin e Harkivit dhe po kryejnë veprime kundërofensive”. Oleh Synyehubov, guvernatori i rajonit të Harkivt, shkroi në Facebook se më shumë se 11.000 persona janë evakuuar nga i mbarë rajoni deri më 24 maj.

Të zhvendosurit kryesisht shkojnë në Harkiv – pavarësisht rrezikut në qytetin që gjendet 30 kilometra larg kufirit rus – dhe më pas vendosin nëse duan të largohen edhe më shumë nga fronti. Shumica e atyre që mbesin janë të moshuar, që kanë pak mundësi të fillojnë nga e para në një qytet të ri.

Nina, një pensioniste, u evakuua nga Vilça, që gjendet në periferi të Vovçanskut. Tash për tash, ajo dhe nëna e saj e shurdhër jetojnë në një konvikt, që dikur i përkiste një shkolle të mesme, por që tani është shndërruar në një qendër pritëse për të zhvendosurit në Harkiv. Ky konvikt po udhëhiqet nga Komiteti Ndërkombëtar për Shpëtim dhe Kombet e Bashkuara. Këto organizata iu ofruan gjithçka që Nina dhe nëna e saj kanë nevojë, tha ajo. Por, nënë e bijë ende nuk dinë se çfarë të bëjnë. Pas një jave qëndrimi në konvikt, ajo gjeti një banesë në qytet.

“Por, nuk e di se si do të jetoj në banesë. Nuk jam e mësuar me një jetë të tillë. Kam nevojë të jem në kopshtin tim, duke mbjell dhe të rrethohem nga lulet”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Nina është zhvendosur për shkak të një fatkeqësie: Shumë banorë të Vilças ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre afër centralit bërthamor të Çernobilit më 1986. Në Kozaça Lopan, ka edhe diçka tjetër që e shtyjnë Natashan të mos largohet: kafshët shtëpiake që ajo ka dhe qentë endacakë për të cilët kujdeset. Kur ka shpërthime të zhurmshme, qentë e saj strehohen në oborr.

“Ata janë dashuria ime”, tha Natasha. “Si mund t’i lë ata?”.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë