28 Janar 2026, 21:36
Nga E.d
Foto ilustruse
IRAN- Një këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, ka paralajmëruar se nëse Irani goditet nga Shtetet e Bashkuara, Teherani do të sulmojë Tel Avivin.
"Çdo veprim ushtarak i SHBA-së në çdo nivel do të konsiderohet si fillimi i një lufte dhe do të përballet me një sulm të menjëhershëm", tha Shamkhani, duke shtuar se përgjigja do të synonte agresorin, të gjithë mbështetësit e tij dhe zemrën e Tel Avivit.
Mediat e huaja shkruajnë se vërejtjet vijnë mes tensioneve në rritje mbi programin bërthamor të Iranit dhe kërcënimeve të SHBA-së për veprime të mundshme ushtarake. Më herët, presidenti Donald Trump bëri sërish presionin e tij publik ndaj Iranit, duke i bërë thirrje Teheranit të vijë shpejt në tryezën e bisedimeve për një marrëveshje të re bërthamore.
"Siç i thashë Iranit një herë më parë, BËNI NJË MARRËVESHJE! Ata nuk e bënë, dhe pati 'Operacioni Çekiçi i Mesnatës', një shkatërrim i madh i Iranit. Sulmi i ardhshëm do të jetë shumë më i keq! Mos e bëni këtë të ndodhë më," shkroi Trump në rrrjetet sociale.
Paralajmërimi i Trump erdhi disa orë pasi ministri i Jashtëm iranian Araghchi mohoi se Teherani, po negocionte me Shtetet e Bashkuara. Araghchi, i cili udhëhoqi bisedimet me SHBA-në në negociatat e mëparshme bërthamore, tha se ai nuk ka pasur kontakte të fundit me të dërguarin special të SHBA-së Steve ëitjoff.
"Ne nuk kemi kërkuar negociata. Sigurisht që ka vende që përpiqen të ndërmjetësojnë, me të cilat jemi në kontakt. Negociatat nuk mund të zhvillohen në një atmosferë kërcënimesh. SHBA duhet ta kuptojë këtë. Bisedimet kanë rregulla dhe ato duhet të bazohen në barazi dhe respekt të ndërsjellë", tha Araghchi./Dosja.al
iran teheran shba
Bota
28 Janar 2026, 21:20
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Dy nga agjentët federalë të Patrullës Kufitare, të cilët u përfshinë në inciden...
Bota
28 Janar 2026, 21:10
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Këngëtarja dhe reperja e njohur Nicki Minaj ka deklaruar se është fansja numër një e presidentit am...
Bota
28 Janar 2026, 21:15
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti thirrjen e tij për Iranin që të “arrijë një marr&e...
Bota
28 Janar 2026, 20:41
E. D
Dejan Vukšić, Mirjana Pajkovi
MAL I ZI- Një skandal seksual ka "pushtuar" politikën në Mal të ZI, pas publikimit të një...
Bota
28 Janar 2026, 20:22
E. D
foto ilustruese
GJERMANI- Gjermanisë i mungojnë mijëra prokurorë publikë për të luftuar në mënyrë ef...
Bota
28 Janar 2026, 19:14
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Bashkimi Evropian duhet të rrisë përpjekjet e tij për të diversifikuar dhe zvogëluar varësinë ...
Bota
28 Janar 2026, 18:33
E.d
Marco Rubio
SHBA- Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio deklaroi se ai parashikon një prani të përhershme diplomatike amerikane n&e...
Bota
28 Janar 2026, 18:19
E.d
Donald Trump
SHBA- Presidenti amrikan, Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin që të ulet në tryezë dhe të negocioj...
Bota
28 Janar 2026, 16:23
E.d
Foto ilustruse
UKRAINA- Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake, të cilët janë vrar&...
Bota
28 Janar 2026, 14:26
D.S
Rusia e ka bombarduar Ukrainën me dronë dhe raketa gjatë natës, duke i vrarë dy njerëz në rajonin e Kievit, ndërsa qyt...