LIVE UPDATES
Bota

"Do ta mbajë vendin larg luftërave dhe do të rindërtojë klasën e mesme!" Ish-kandidati i pavarur për president në SHBA, Robert F. Kennedy, shpreh mbështetjen për Trump

Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump.

25 Gusht 2024, 16:24 Nga M.B
"Do ta mbajë vendin larg luftërave dhe do të
Robert F. Kennedy Jr. dhe Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump, mund të fitojë përkrahjen e një grupi votuesish të një kandidati tjetër që garon për Shtëpinë e Bardhë. Siç njofton nga Arizona, korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carolyn Presutti kandidati i pavarur Robert F. Kennedy Jr. njoftoi të premten mbështetjen e tij për ish Presidentin Donald Trump gjatë një tubimi në qytetin Glendale ku të dy bënë fushatë së bashku. Kandidati i pavarur për Shtëpinë e Bardhë, Robert F. Kennedy Jr. ka njoftuar mbështetjen për ish Presidentin Donald Trump. Kennedy u shfaq në një tubim në Arizona pranë kandidatit Trump.

“A doni një president që do ta mbajë vendin larg luftërave dhe që do të rindërtojë klasën e mesme?”, tha në tubim Kennedy.

Ata ndanë me publikun rastet tragjike që kanë përjetuar. Në muajin korrik zoti Trump u plagos gjatë një tentative për ta vrarë atë. Babai dhe xhaxhai i zotit Kennedy, Prokurori i Përgjithshëm Robert F. Kennedy dhe Presidenti demokrat John F. Kennedy, që të dy u vranë. Zoti Trump bëri një premtim.

“Pasi të zgjidhem, do të krijoj një komision të ri të pavarur për të hetuar tentativat për vrasje, i ngarkuar me publikimin e të gjitha dokumenteve të mbetura në lidhje me vrasjen e Presidentit Kennedy”, tha zoti Trump.

Kur Robert F. Kennedy shpalli kandidaturën si i pavarur, anëtarët e familjes dolën në fushatë kundër tij duke mbështetur dyshen demokrate për Shtëpinë e Bardhë.

“Rizgjidhni Biden dhe Harris”, u shpreh në atë kohë motra e zotit Kennedy, Kerry.

Kandidati Kennedy është një figurë e debatueshme që ka vënë në dyshim vaksinat, dhe ka mbështetur teoritë e konspiracionit për sulmin e 11 shtatorit kundër Shteteve të Bashkuara. Babai i zonjës Mary Jo O’Rurke ka punuar për Presidentin John Kennedy në vitet 1960.

“Jam mbështetëse e vendosur e Kennedit. Mendoj se është koha që kandidati Kennedy të tërhiqet nga gara dhe të shijojë pjesën tjetër të jetës së tij”, tha mbështetësja e zonjës Harris.

Partia Demokrate pretendon përmes një deklarate se sondazhet tregojnë se “një pjesë e vogël e votuesve që mbështesin zotin Kennedy po ndahen mes Nënpresidentes Harris dhe republikanit Trump”. Disa analistë thonë se mbështetësit e zotit Kennedy mund të mos votojnë fare. Të tjerët parashikojnë një mbështetje afatshkurtër për zotin Trump.

“E ndihmon paksa Donald Trumpin. Në përgjithësi do të jetë një garë e ngushtë mes dy kandidatëve, dy partive. Vota e të pavarurve do të ketë rëndësi vetëm në shtetet fushëbetejë”, thotë John Fortier nga Instituti American Enterprise.

Mbështetësit e Trump e mirëpresin vendimin e zotit Kennedy.

“Ata po tregojnë se partia e xhaxhait dhe babait të tij, e familjes Kennedy, nuk është më e njëjta parti”, thotë Karen Preul, mbështetëse e kandidatit Trump.

“Shohim dy amerikanë që qëndrojnë së bashku dhe në të vërtetë duan atë që është më e mira për ne”, thotë Nathaniel Parson një mbështetës republikan.

Në të kaluarën, të dy ata e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin. Por siç është vënë re gjatë këtij viti zgjedhor, armiqtë e dikurshëm ndryshojnë qëndrimin kur largohen nga gara./ VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri