25 Gusht 2024, 15:42
Nga M.B
Foto ilustruese
GREQIA- Rasti i përdhunimit të një të miture nga një 44-vjeçar në Colonos të Greqisë ka tronditur opinionin publik, shkruajnë mediat vendase. Bëhet me dije se 16-vjeçarja prej disa muajsh ishte në një lidhje me djalin e 44-vjeçarit dhe i kishte thënë se e shihte si vajzën e tij. Kur vajza u nda me të riun, babai shfrytëzoi rastin për të zbatuar planin e tij. Ai i tha vajzës se do ta ndihmonte të kthehej së bashku me djalin e tij, kështu që e çoi me makinën e tij në një vend të braktisur në Athinë ku e përdhunoi. Por makthi për vajzën nuk u ndal me kaq.
44-vjeçari filloi ta kërcënonte se do ta vriste atë dhe babain e saj, i cili ishte i vetmi që kishte gjallë pasi nëna i kishte vdekur. Burri, i cili përveç djalit ka edhe një vajzë 11-vjeçare, mësohet me këto kërcënime e ka përdhunuar vazhdimisht 16 -vjeçaren, derisa ajo ka arritur të flasë me të atin. 16-vjeçarja fillimisht foli me një shoqe për atë që po kalonte dhe ishte ajo që e bindi se duhet t’i tregonte të atit të saj.
Babai i vajzës ka treguar se autori ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kundër dëshirës së saj, rreth dhjetë herë, në periudhën nga qershori 2024 deri më 19 gusht. Autori, pas denoncimit të babait, është pikasur në orët e para të 22-23 gushtit duke kaluar me makinë jashtë shtëpisë së 16-vjeçares. Në ato ditë ai e telefononte vazhdimisht që të takoheshin sërish, megjithatë e mitura u përpoq ta shmangte. Mësohet se 44-vjeçarit i është konfiskuar edhe celulari dhe makina me të cilën udhëtonte pasi ka lidhje me rastin, ndërsa në banesën e tij iu konfiskua një laptop. Të gjitha sendet e sekuestruara dhe provat e grumbulluara janë dërguar për analiza laboratorike.
greqia
Bota
25 Gusht 2024, 15:35
M.B
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, (djathtas) dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, para takimit të tyre në Kiev, Ukrainë...
Bota
25 Gusht 2024, 14:48
I.A
Sulmet
UKRAINË- Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse...
Bota
25 Gusht 2024, 14:39
I.A
PAKISTAN- Së paku 35 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve ...
Bota
25 Gusht 2024, 14:24
I.A
UKRAINË- Pesë persona vdiqën nga bombardimet ukrainase në rajonin kufitar të Belgorodit në Rusi, thanë zyrtarët të...
Bota
25 Gusht 2024, 12:51
I.A
IZRAEL- Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore gjithandej Libanit jugor të dielën herët, në atë që tha se ishte një...
Bota
25 Gusht 2024, 11:51
I.A
FRANCË- Policia franceze e ka arrestuar një të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme në një sinagogë në ...
Bota
25 Gusht 2024, 11:16
I.A
UKRAINË- Së paku nëntë njerëz janë plagosur në rajonet Harkiv dhe Donjeck të Ukrainës, pasi forcat ruse kryen sul...
Bota
25 Gusht 2024, 10:50
I.A
Fotoja
KINË- Një video u bë virale ditët e fundit ku tregohej jo një, jo dy, por shtatë diell në qiell në perë...
Bota
25 Gusht 2024, 10:36
I.A
Sulmi
GJERMANI- Policia gjermane tha mëngjesin e së dielës se një burrë 26-vjeçar është dorëzuar në pol...
Bota
25 Gusht 2024, 10:22
I.A
Raketa
LIBAN- Shkëmbimi i sulmeve të mëngjesit të sotëm midis Izraelit dhe Hezbollahut duket të jetë një përsh...