30 Mars 2023, 14:29
Nga a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka deklaruar se Kosova nuk ka në plan të lejojë formimin e Asosascionit i komunave me shumicë serbe, ndërsa u shpreh se po përpiqet që të fshihet pas Gjykatës Kushtetuese, një taktikë kjo për të mashtruar sërish Brukselin. Në një postim në faqen e tij zyrtare në 'Twitter' Petkoviç përmend deklaratën e mininistrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Prishtinës Hajrulah Çeku i cili më herët është shprehur se formimi i Unionit të Komunave Serbe mund të zbatohet, por që menjëherë do të shkojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ku do të dështojë sërish. Petkoviç ndër të tjera theksoi se kjo nuk do të funksionojë.
Takimi në Ohër
Në takimin e 18 marsit në Ohër, kryeministri i Kosovës Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç kanë bërë një marrëveshje paraprake për të zbatuar të gjitha dispozitat e Marrëveshjes dhe Aneksit të propozuar nga BE. Marrëveshja me 11 nene nuk e detyron Serbinë që të njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Ajo kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.
petar petkoviç dialogu kosove-serbi
Bota
30 Mars 2023, 14:28
f.i
Foto ilustruse
SPANJË- Spanja po përballet me temperatura të larta në pranverë. The guardian shkruan se nëse i nxehti vazhdon...
Bota
30 Mars 2023, 14:09
A.B
Klinika
ITALI- Shëndeti i Papa Françeskut po vjen duke u përmirësuar. Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, t&eu...
Bota
30 Mars 2023, 13:57
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Kreu i grupit ‘Wagner” i ka dalë në mbrojtje rastit të një babai rus i cili u dënua me 2 vite ...
Bota
30 Mars 2023, 14:00
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin "çnjerëzor...
Bota
30 Mars 2023, 13:05
f.i
Mbreti Charles III
GJERMANI- Mbreti Charles III ka zhvilluar në Gjermani udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si mon...
Bota
30 Mars 2023, 12:00
f.i
Evan Gershkovich
RUSI- Një gazetar amerikan është arrestuar në Rusi. Dailymail shkruan se gazetari Evan Gershkovich, 31 vjeç&nbs...
Bota
30 Mars 2023, 11:27
f.i
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku është shtruar në spital mbrëmjen e djeshme për një kontroll rutinë mj...
Bota
30 Mars 2023, 11:01
f.i
Vladimir Putin
RUSI- Një audio-regjistrim mes dy oligarkëve, të cilët dyshohet se e quajtën presidentin rus Vladimir Putin “...
Bota
30 Mars 2023, 10:53
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i nivelit të lartë në kuadër të dialogut...
Bota
30 Mars 2023, 10:33
f.i
Foto ilustruse, prodhimi i mishit në laburator
ITALI- Këshilli i Ministrave në Itali ka mbështetur projektligjin për ndalimin e pr...