Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.
BOSNJE- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, është dënuar me vendim të formës së prerë të premten, më 1 gusht, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë, merr vesh Radio Evropa e Lirë.
Aktgjykimin e ka shpallur trupi gjykues prej tre anëtarësh, i përbërë nga Amella Huskiq, Vesna Jesenkoviq dhe Hillmo Vuçiniq. Ky trup gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike.
Kundër aktgjykimit të shkallës së parë të Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kanë ushtruar ankesë si ekipi juridik i Dodikut, ashtu edhe Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës. Prokuroria ka kërkuar ashpërsimin e dënimit me burg, si dhe zgjatjen e ndalimit për ushtrimin e funksioneve, ndërsa mbrojtja ka kërkuar anulimin e aktgjykimit.
Dodik është shpallur fajtor për nënshkrimin e dekretit për shpalljen e ligjeve që më herët ishin anuluar nga Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Me këto ligje, organet legjislative të Republikës Sërpska kishin tentuar të pengonin zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë në territorin e këtij entiteti.
I pandehuri i dytë në këtë proces, Millosh Llukiq, ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, i cili kishte publikuar ligjet kontestuese, është shpallur i pafajshëm në shkallën e parë. Menjëherë pas aktgjykimit të shkurtit, Kuvendi Popullor i RS-së miratoi një mori ligjesh që parashihnin heqjen e kompetencave të institucioneve shtetërore të drejtësisë dhe sigurisë në territorin e RS-së, ndërsa ndaj Dodikut, Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës shpalli një urdhërarrestim në mes të marsit, nën dyshimin për sulm ndaj rendit kushtetues.
Për të njëjtat dyshime, është lëshuar urdhërarrestim edhe për Radovan Vishkoviqin dhe Nenad Stevandiqin, përkatësisht kryeministrin e Republikës Sërpska dhe kryetarin e Parlamentit të këtij entiteti.
Megjithëse urdhrarrestimi nënkupton që të gjitha agjencitë policore në vend duhet t’i arrestojnë dhe t’i dorëzojnë në kompetencë të organeve shtetërore të drejtësisë, një gjë e tillë nuk ndodhi në muajt që pasuan.
Në fillim të korrikut, Milorad Dodik u paraqit vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjë e Hercegovinës, i shoqëruar nga avokati i tij, Goran Bubiq. Atij iu hoq masa e paraburgimit dhe iu caktua detyrimi për paraqitje të herëpashershme para një organi shtetëror. Pak ditë më vonë, Vishkoviq dhe Stevandiq po ashtu u paraqitën vullnetarisht në Gjykatë dhe edhe atyre iu hoq masa e paraburgimit./ REL
donald trump RUSI- Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur sërish i mllefosur me Rusinë, pas sulmeve të saj vdekjeprur&eu...
Femija GAZA- Pamje të dhimbshme e shumë të rënda qarkullojnë në mediat teksa paraqesin pasojat e luftës në Gaza. Qi...
foto ilustruese EVROPË- Tregjet evropiane të aksioneve kanë pësuar ulje të ndjeshme, teksa investitorët vlerësojnë&...
Foto SHBA- Presidenti amerikan, Donal Trump do të ndërtojë një sallë ballosh prej 200 milionë dollarësh në Shtë...
marco rubio SHBA- Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se marrëdhënia e Delhit me Moskën mbetet një "pik...
foto ilustruese SLLOVENI- Qeveria sllovene njoftoi të enjten se do të ndalonte tregtinë e armëve me Izraelin p...
Foto GAZA- Vogëlushja Lana Al-Basous ka mbijetuar mrekullisht pas një sulmi izraelit nga Gaza. Videoja e saj e cila tregon plumbin në kok&eu...
foto ilustruese SHBA- Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, dhe Guvernatorja në detyrë e New Jersey, Tahesha Way, kanë shpallur gjendje t&e...
Foto IRAN- Autoritetet gjyqësore iraniane njoftuan sot se tre burra të dënuar për vjedhje iu nënshtruan amputimit të dorë...
mark carney KANADA- Kryeministri kanadez Mark Carney tha se qeveria është e zhgënjyer nga vendimi i SHBA-së për të rritur tar...