Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kufizimet e hyrjes në Muzeun Bundeswehr të Teknologjisë Gjermane të Mbrojtjes në Koblenz kanë hyrë në fuqi që disa javë, por lajmi për këtë rregull të pazakontë doli së fundmi në mediat ukrainase pasi një nëne iu ndalua qasja.
Një muze i njohur ushtarak në perëndim të Gjermanisë po ua ndalon hyrjen shtetasve të 26 vendeve që Berlini i ka konsideruar se paraqesin “rreziqe specifike të sigurisë”.
Kufizimet e hyrjes në Muzeun Bundeswehr të Teknologjisë Gjermane të Mbrojtjes në Koblenz kanë hyrë në fuqi që disa javë, por lajmi për këtë rregull të pazakontë doli së fundmi në mediat ukrainase pasi një nëne iu ndalua qasja.
“Në hyrje na treguan një listë të vendeve që e kanë të ndaluar hyrjen”, tha gruaja në një postim në rrjete sociale, duke shtuar: “udhëtuam me fëmijët tanë për dy orë [për të arritur atje]”.
Një njoftim në faqen e internetit të muzeut, i datës 3 mars, thekson se vizitorët duhet të paraqesin dokumente identifikimi në hyrje.
“Për shkak të rregulloreve të sigurisë ushtarake”, paralajmëron njoftimi, “qasja në koleksion aktualisht u ndalohet shtetasve të vendeve të listuara në përputhje me nenin 13, paragrafi 1, pika 17 e Ligjit për Verifikimin e Sigurisë.”
Një anëtar i stafit të muzeut, i cili nuk pranoi t’i bëhej publik emri, i tha Radios Evropa e Lirë se nuk mund të komentonte për ndalesën selektive, por theksoi se “nuk është rregulli ynë”.
Objekti i përket Bundeswehrit — forcave të armatosura gjermane — dhe, ndonëse është i hapur për publikun, është caktuar si “koleksion studimor i teknologjisë së mbrojtjes”.
Punonjësi i muzeut tha se kufizimi i hyrjes “është temë që është problem edhe për ne”, duke shtuar: “nuk dimë si ta menaxhojmë.”
Kristian Klinck, zëdhënës i degës së Bundeswehrit që mbikëqyr muzeun, i tha Radios Evropa e Lirë më 13 maj se objekti në Koblenz është menduar kryesisht si qendër trajnimi për t’i njohur punonjësit me pajisje ushtarake të huaja dhe vendore, dhe se është i hapur për publikun vetëm në një “kapacitet dytësor.”
Klinck shtoi se, “meqë shumica e armëve në koleksionin studimor nuk janë çmilitarizuar, koleksioni ndodhet brenda një Zone të Sigurisë Ushtarake”, gjë që sjell kufizime të mëtejshme sigurie.
Në përgjigje të një pyetjeje për shtetësitë që e kanë të ndaluar hyrjen në muze, Klinck e drejtoi Radion Evropa e Lirë te Ministria e Brendshme e Gjermanisë, e cila mban një listë të vendeve që konsiderohen se paraqesin rrezik potencial sigurie për Berlinin.
Versioni më i fundit i listës, i përpiluar në vitin 2022, përfshin Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Iranin, Pakistanin, Moldavinë, Afganistanin, të gjitha vendet e Kaukazit dhe të pesë vendet e Azisë Qendrore. Berlini nuk ka bërë publike ndonjë arsye specifike për përfshirjen e këtyre vendeve në listë.
Vlerësimet e fundit në Google për muzeun gjerman tregojnë se kufizimet e qasjes kanë shkaktuar skena të tensionuara në hyrje.
Një grua ukrainase u ankua në mars se “sinqerisht jam e tronditur”, duke shtuar: “Nuk e kam menduar kurrë se mund t’ju ndalohet hyrja në një muze bazuar në shtetësinë tuaj.” Gruaja pretendoi se ishte kërcënuar me armë gjatë një mosmarrëveshjeje me një roje sigurie.
Muzeu iu përgjigj vlerësimit me një yll, duke thënë se “askush nga stafi i sigurisë nuk do t’ju kërcënojë me armë…”
Muzeu ushtarak në Koblenz shtrihet në rreth 7.200 metra katrorë dhe mban një nga koleksionet më të mëdha të pajisjeve ushtarake në Evropë. Sipas faqes së tij të internetit, prej vitit 1982 më shumë se një milion njerëz e kanë vizituar këtë objekt./REL
Jeffrey Epstein Rreth 10 viktima të reja të dyshuara janë paraqitur që kur Franca nisi një hetim për shkelësin...
Lai Ching-te TAJVANI- Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te ka deklaruar se Tajvani nuk do të sakrifikohet ose tregtohet dhe nuk do të heqë do...
Foto ilustruse LIBAN- Hezbollahu ka lëshuar rreth 200 raketa ndaj Izraelit dhe trupave të tij në Liban gjatë fundjavës. Pavarë...
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar këtë të dielë Iranin, nëse udhëheqësit...
Foto ilustruse GREQI- Një organizatë kriminale është çmontuar nga autoritetet greke si pjesë e ekzekutimit të...
Keir Starmer MBRETËRIA E BASHKUAR- Për kryeministrin britanik Keir Starmer situata po bëhet gjithnjë e më e vështir&eum...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izarelit, Benjamin Netanyahu do të mbledhë këshillin e sigurimit dhe ministrat kryesorë p...
Aydin Çavuşoğlu TURQI- Aydin Çavuşoğlu, vëllai i ish-ministrit të Jashtëm turk, i cili u gjet i plagosur nga një ar...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti i Koresë së Jugut Lee Jae Myung dhe presidenti amerikan Donald Trump zhvilluan ditën e sotme ...
Foto ilustruse Shpërthim i virusit Ebola në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandë është shpallur emergjenc...