14 Korrik 2022, 21:09
Nga I.A
Mario Draghi
ITALI- Kryeministri i Italisë Mario Draghi si pasojë e mosmbështetjes së mazhorancës nga njëra prej partive pjesëmarrëse në qeverisje, deklaroi se do të japë dorëheqjen. 74 vjeçari e deklaroi këtë të enjten (14.07) në mbrëmje gjatë një takimi me këshillin e ministrave në Romë. „Dua t'ju njoftoj, se sot në mbrëmje do t'i dorëzoj kërkesën për dorëheqje presidentit të republikës", tha Draghi, sipas një njoftimi nga selia e tij. Votimi të enjten në parlament ishte nga pikëpamja politike mjaft i qartë. „Shumica e unitetit kombëtar, që ka mbështetur krijimin e kësaj qeverie, nuk ekziston më", tha Draghi sipas këtyre informacioneve.
Këtij vendimi i parapriu një grindje që vazhdonte prej ditësh me lëvizjen populiste „Pesë Yjet" lidhur me një votim në senat për një dekret ndihmash në volum miliardash përmes së cilës varej edhe votëbesimi ndaj qeverisë. Senatorët e lëvizjes „Pesë Yjet" e bojkotuan votimin duke deklaruar, se nuk votojnë një paketë që rrit kostot e energjisë. Kësisoj dështoi pakti i besimit, deklaroi më tej Draghi. Presidenti i vendit Sergio Mattarella ka tani një rol të rëndësishëm. Ai duhet të vendosë, nëse e pranon kërkesën e Draghit për dorëheqje ose jo. Nëse ai nuk e pranon dorëheqjen, ai mund ta ngarkojë Draghin të krijojë një shumicë të re qeverisëse. Nëse presidenti e pranon dorëheqjen e Draghit ai mund të këkrojë një politikan tjetër për të zhvilluar bisedimet. Një mundësi do të ishte shpërndarja e parlamentit duke u hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.
Në kulmin e gjendjes së emergjencës prej thatësirës dhe mungesave të energjisë, luftës në Ukrainë dhe vendimeve të rëndësishme që duhen marrë për fondet financiare të BE-së Italia zhytet në një krizë të thellë politike. Draghi ka theksuar së fundi, se mendon, që pa lëvizjen „Pesë Yjet" nuk mund të krijohet qeveria. Edhe nëse partia kundër establishmentit nuk do të kishte qenë pjesë e qeverisë, aleanca qeverisësë shumë-partiake do të kishte mjaftueshëm mandate në parlament për një shumcië absolute.
Marrë nga DW
mario draghi dorehiqet mario draghi
Bota
14 Korrik 2022, 20:54
I.A
Jovan Jauleski
SHKUP- Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Jovan Jauleski, sot në seancën plenare të Kuvendit i ka vënë flakën prop...
Bota
14 Korrik 2022, 20:26
I.A
Giuseppe Conte dhe Mario Draghi
ITALI- Italia u zhyt në trazira të reja politike të enjten ndërsa kryeministri Mario Draghi njoftoi dor...
Bota
14 Korrik 2022, 20:04
I.A
Sergio Mattarella
ITALI- Kreu i shtetit, Sergio Mattarella, mësohet se ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi. Presidenti i Re...
Bota
14 Korrik 2022, 19:30
I.A
Mario Draghi
ITALI- Kryeministri Mario Draghi tha të enjten se do të japë dorëheqjen mes një krize politike në Itali. Draghi ...
Bota
14 Korrik 2022, 19:18
I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Situatat aktuale politike në vend dhe proceset lidhur me integrimet evropiane ishin temë e bisedës në takimin ...
Bota
14 Korrik 2022, 19:00
I.A
Gotabaya Rajapaksa
SRI LANKA- Presidenti i arratisur i Sri Lankës më në fund ka dhënë dorëheqjen pasi u arratis në Singa...
Bota
14 Korrik 2022, 18:41
I.A
Elon Musk dhe Hunter Biden
SHBA- Elon Musk u tall me Hunter Biden të mërkurën, duke postuar një seri postimesh në Twitter që ...
Bota
14 Korrik 2022, 18:54
I.A
ITALI- Kryeministri italian Mario Draghi do të japë dorëheqjen disa orë pasi partneri i koalicionit populist 'Pesë Yjet' tërhoqi...
Bota
14 Korrik 2022, 18:26
I.A
Kuvendi maqedonas
SHKUP- Pas një dite me shumë tension ka përfunduar seanca parlamentare në Maqedoninë e Veriut e thirrur për...
Bota
14 Korrik 2022, 18:24
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Tragjedi në mes të Grosseto Maremma. Një burrë i moshuar, Mario Fiorilli, 82 vjeç, pësoi një at...