Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sulmet ndodhën një ditë pasi Kievi njoftoi se kishte goditur një qendër të rëndësishme të eksportit të naftës në Detin Baltik dhe dy anije, për të cilat presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishin pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, cisterna nafte që shmangin sanksionet.
Një dron e ka goditur një ndërtesë të lartë banimi disa kilometra larg Kremlinit të hënën në mëngjes, tha kryebashkiaku i Moskës. Ndërsa, guvernatori i rajonit të Harkivit në Ukrainë njoftoi se një sulm me raketa ruse ka vrarë katër njerëz dhe ka plagosur disa të tjerë.
Sulmet ndodhën një ditë pasi Kievi njoftoi se kishte goditur një qendër të rëndësishme të eksportit të naftës në Detin Baltik dhe dy anije, për të cilat presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishin pjesë e “flotës në hije” të Rusisë, cisterna nafte që shmangin sanksionet.
Askush nuk u lëndua nga sulmi me dron ndaj kullës luksoze në Moskë të hënën herët, tha kryebashkiaku Sergei Sobyanin. Nga pamjet duket se një apo dy banesa u dëmtuan në një kat të lartë.
Ukraina nuk ka bërë deri tani koment zyrtar për sulmin ndaj ndërtesës, e cila ndodhet rreth 6 kilometra larg Kremlinit.
Ky është sulmi që ka ndodhur më së afërmi qendrës së pushtetit rus që nga sulmi i para tri vjetëve, kur një dron kishte shkaktuar zjarr në çatinë e një ndërtese brenda Kremlinit. Moska e kishte quajtur sulm ukrainas.
Ky incident ndodhi pesë ditë para se presidenti rus, Vladimir Putin, ta presë paradën vjetore ushtarake të Ditës së Fitores në Sheshin e Kuq, për kremtimin e fitores kundër Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.
Administrata e Putinit e ka zvogëluar ceremonitë këtë vit, për shkak të sulmeve ukrainase, dhe në të nuk pritet të shfaqen armë të rënda.
Moska mbrohet fuqishëm nga sistemet e mbrojtjes ajrore. Sobyanin tha se edhe dy dronë të tjerë që kishin synim kryeqytetin u rrëzuan.
Shumica e sulmeve me dronë të Ukrainës kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike dhe në disa raste objekte ushtarake. Të dielën, Zelensky tha se sulmet e Kievit kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në portin e Primorskit në Detin Baltik dhe kishin goditur gjithashtu një cisternë nafte, një anije të vogël raketore ruse dhe një anije patrullimi në Detin Baltik.
Guvernatori i rajonit të Leningradit, ku ndodhet Primorsku, Aleksandr Drozdenko, tha se zjarri u shua shpejt dhe nuk pati derdhje nafte.
Më herët gjatë ditës, Zelensky tha se forcat ukrainase kishin goditur dy cisterna të “flotës në hije” pranë hyrjes së portit rus të Novorossiiskut në Detin e Zi.
Në Ukrainën lindore, një sulm me raketa ruse të hënën në mëngjes vrau katër njerëz dhe plagosi tetë të tjerë në qytetin Merefa të rajonit të Harkivit, tha guvernatori rajonal Oleh Synyehubov.
Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, tetë vjet pasi e kishte aneksuar Gadishullin e Krimesë dhe kishte nxitur luftën në rajonin lindor të njohur si Donbas.
Aktualisht, ajo kontrollon gati një të pestën e territorit të Ukrainës. Megjithatë, forcat ruse kanë bërë vetëm përparime të vogla gjatë vitit të fundit, ndërsa kanë pësuar humbje të mëdha.
Pavarësisht disa rundeve bisedimesh në muajt e fundit, Kievi dhe Moska kanë mospajtime të thella për cështje kyç, si territori dhe siguria. Ndërkohë, përpjekjet e ndërmjetësuara nga SHBA-a për arritjen e paqes kanë ngecur mes konfliktit SHBA–Izrael me Iranin.
Takimi më i fundit ballë për ballë në shkurt përfundoi pa ndonjë përparim.
Zelensky iu bashkua disa liderëve në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, për samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC), një grupim i lirë i të gjitha shteteve evropiane, përveç Rusisë, Bjellorusisë dhe Vatikanit.
Duke shkruar në Telegram para samitit, ai tha se synimet e tij janë të afrohet drejt një përfundimi “dinjitoz” të luftës me Rusinë, të shtyjë para paketën e mbështetjes prej 106 miliardë dollarësh për Ukrainën, si dhe “forcimin e mbrojtjes ajrore dhe mbështetjes energjetike për Ukrainën dhe bashkëpunimin me partnerët në fushën e energjisë”.
Në një fjalim në samit, Zelensky tha se “një zë i përbashkët evropian” duhet të jetë i pranishëm në të gjitha bisedimet për paqe.
“Duhet të gjejmë një format diplomatik funksional dhe Evropa duhet të jetë pjesë e bisedimeve”, tha ai.
Pas një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të hënën, Zelensky shkroi në platformën X se diskutuan “afatin kohor për këstin e parë [të paketës prej 106 miliardë dollarësh], i cili do të drejtohet për prodhim të përbashkët dronësh”, dhe gjithashtu “ranë dakord të ecin përpara në mënyrë aktive me një marrëveshje për dronët me Bashkimin Evropian”./REL
Donald Trump Presidenti Trump planifikon të tërheqë edhe më shumë trupa nga Gjermania. Sipas deklaratave të fundit t&eum...
Një tubacion i ri gazi duhet ta lidhë Bosnjën qendrore me rrjetin kroat të gazit dhe terminalin e gazit të lëngshëm natyror...
Rudy Giuliani SHBA- Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Lajmi u bë i dit...
HORMUZ- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se nga 4 maji forcat amerikane do t’i shoqërojnë anijet neutrale të...
Donald Trump dhe Friedrich Merz GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz ka konfirmuar se raketat e tipit "Tomahawk”, të premtuara nga pr...
Pronat Radulle Steviç në Kosovë është person në kërkim pasi akuzohet për përfshirjen në sulmin e armato...
Foto ilustruese JAPONI- Japonia ka konfirmuar dominimin e saj teknologjik duke arritur shpejtësinë më të lartë të intern...
HIPP AUSTRI- Një person ra në duart e autoriteteve austriake nën dyshimin për tentativë zhvatjeje kundër kompanisë ...
Lufta e Iranit dhe bllokada që pasoi e Ngushticës së Hormuzit i kanë përqendruar vëmendjen te transporti detar nd...
Steve Witkoff SHBA- I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara Steve Witkoff ka deklaruar se, janë në kontakt m...